Pas dështimit në Botërorin e Rusisë Argjentina do të krijojë një skuadër të re dhe në provën e parë janë thirrur talente e lojtarë të rinj të cilëve Sampaoli nuk iu besoi. I shumëpërfoluri Mauro Icardi do të jetë në skuadër bashkë me sulmuesin tjetër të Interit Lautaro Martinez, për të plotësuar sulmin me Giovanni Simeone dhe Paulo Dybala.
Argjentina do të zhvillojë dy ndeshje para sezonale miqësore me Guatemalën dhe Kolumbinë. Trajneri i ri Lionel Scaloni ka treguar se është krejtësisht i ndryshëm nga paraardhësit e tij. Cholito Simeone pritet të sjellë garanci në sulm me të rinjtë e tjerë pasi me Argjentinën U-20 ka shënuar 10 gola në 20 paraqitje.
Po ashtu ajo që bie në sy është edhe mungesa e Lionel Messit në këtë grumbullim dhe sipas raportimeve të mediave ai ka rënë dakord me federatën për këtë.
Këta janë të grumbulluarit e Argjentinës: Romero, Rulli, Armani; Mercado, Acuna, Funes Mori, Pezzella, Salvio, Tagliafico, Kannemann, Franco, Di Placido, Bustos; Meza, Vargas, Cervi, Vazquez, Lo Celso, Paredes, Ascacibar, Battaglia, Palacios, Gonzalo Martinez; Pavon, Angel Correa, Lautaro Martinez, Icardi, Simeone, Dybala.