Mediat greke e kanë cilësuar si një vrasje mafioze ekzekutimin e një shqiptari. Të tjera detaje janë hedhur në dritë, në lidhje me vrasjen e 36-vjeçarit shqiptar në Athinë.
Viktima u ekzekutua me plumb në kokë, sapo kishte parkuar motorin. Ngjarja e rëndë ndodhi në mesnatë, në kryqëzimin e rrugëve Makris dhe Parnithos, në lagjen Kypseli.
https://tiranatoday.com/larje-hesapeshekzekutohet-me-plumb-ne-koke-nje-36-vjecar/
Paraprakisht ka dyshime që krimi të ketë ndodhur për larje hesapesh, por nuk ka asgjë zyrtare nga policia greke. Shqiptarin e kanë vrarë poshtë pallatit. 36-vjeçarin e prisnin në shtëpi gruaja e tij shtatzënë, dhe fëmija i mitur. Hetuesit grekë kanë marrë dëshminë e vëllait, dhe familjarëve të viktimës.