Si të mos mjaftonte tragjedia që ndodhi me urën, ku humbën jetën mbi 35 persona, Italia është goditur gjatë natës edhe nga një tërmet i fuqishëm.
https://tiranatoday.com/emri-udhetonte-me-22-vjecarin-kush-eshte-shqiptari-tjeter-i-zhdukur-ne-itali/
Tërmeti ka rënë rreth orës 01:00 të mesnatës, dhe ka pasur një magnitudë prej 4.7 ballësh. Epiqendra e tërmetit ka qenë në Molise, Kampobaso.
Lëkundjet kanë qenë në një thellësi prej 19 kilometrash. Në epiqendër dhe zonat përreth ka pasur panik mes banorëve, të cilët kanë dalë dhe e kanë kaluar natën në rrugë.
Lëkundjet janë ndjerë deri në detin Adriatik. Mediat italiane nuk raportojnë për të lënduar apo dëme materiale.