Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Bota

Merkel e prerë: Kundër ndryshimit të kufijve në Ballkan

8 vjet ago
in Bota, Rajoni, Të Gjitha
Merkel e prerë: Kundër ndryshimit të kufijve në Ballkan

Kancelarja gjermane Angela Merkel u shpreh kundër ideve për ndryshimin e kufijve të jashtëm në Ballkanin Perëndimor. Gjermania mbështetë perspektivën evropiane të rajonit.

“Integriteti territorial i vendeve të Ballkanit Perëndimor është i përcaktuar dhe i paprekshëm. Kjo duhet të përsëritet gjithnjë, sepse ekzistojnë tendenca që çështje e kufijve të hapet prap. Kjo nuk mund të ndodhë. Duke u nisur nga ky fakt, ne jemi unik që vendeve të Ballkanit Perëndimor t’u jepet perspektiva e integrimeve evropiane”, deklaroi kancelarja gjermane Angela Merkel, pas takimin në Berlin me udhëheqësin e Këshillit të Ministrave të Bosnje-Hercegovinës, Denis Zvizdiq. Merkel tha se B-H po angazhohet që sa më parë të marrë statusin e kandidatit për anëtarësim në BE dhe se Gjermania do ta mbështetë këtë vend në këtë rrugë aspak të lehtë, ku kanë mbetur edhe shumë punë që duhet kryer.

Një moment tjetër në raport me B-H është edhe mundësia që ky vend të marrë statusin e kandidatit për anëtarësim në NATO. “Gjermania mendon se kjo mund të arrihet gjatë këtij viti”, theksoi Merkel në konferencën e përbashkët me Zvizdiq, pas takimit të tyre të mbajtur ditën e hënë në Berlin. Edhe Zvizdiq theksoi pas takimit se “ndryshimi i kufijve në Ballkanin Perëndimor ka përfunduar”.

Sa i përket rrugës së këtij vendi, Zvizdiq theksoi se “rruga evropiane nuk ka alternativë”. “Synimet më të rëndësishme të B-H janë anëtarësimi në BE dhe në NATO, që është e pamundur pa mbështetjen e Gjermanisë dhe Britanisë së Madhe. Kjo rrugë nuk ka alternativë  tjetër dhe ne do të përpiqemi të përgjigjemi në të gjitha pyetjet e nevojshme, me qëllim që sa më parë të marrim statusin e kandidatit për anëtarësim në BE”, theksoi Zvizdiq.

Zvizdiq foli edhe për rolin e Turqisë në B-H. Ai tha se “Turqia kurrë nuk është përzier në punët e brendshme të B-H dhe nuk e ka penguar këtë vend në rrugën e integrimeve evropiane. Ndërsa kancelarja Merkel tha se “askush nuk është i interesuar që Turqia të destabilizohet ekonomikisht, por duhet bërë të gjitha që Banka Qendrore e Turqisë të mbetet e pavarur”. „Gjermania dëshiron prosperitetin ekonomik të Turqisë. Kjo është në interesin tonë”, theksoi Merkel. (Burimi:DW)

 

Tags: BallkanMerkelndryshim kufijsh

TË LIDHURA

SHBA-Iran në telashe pas takimit të pafrytshëm në Gjenevë
Bota

SHBA-Iran në telashe pas takimit të pafrytshëm në Gjenevë

10:31 | 27/02/2026
Zbulohet rezidenca luksoze që Epstein u përpoq ta blinte vetëm një ditë para arrestimit
Bota

Zbulohet rezidenca luksoze që Epstein u përpoq ta blinte vetëm një ditë para arrestimit

09:31 | 27/02/2026
SHBA, Melania Trump pritet të mbajë për herë të parë një seancë të Këshillit të Sigurimit të OKB
Bota

SHBA, Melania Trump pritet të mbajë për herë të parë një seancë të Këshillit të Sigurimit të OKB

18:04 | 26/02/2026
Next Post
Ish-pjesëtari i “One Direction” në krahët e një milionereje

Ish-pjesëtari i “One Direction” në krahët e një milionereje

Demi Lovato së shpejti nuse?

Demi Lovato së shpejti nuse?

Justin Bieber shtyn ditën e dasmës

Justin Bieber shtyn ditën e dasmës







JU REKOMANDOJMË

“SHKUNDET” SHQIPËRIA! Tërmeti i fuqishëm godet Elbasanin! Ja të dhënat e para

“SHKUNDET” SHQIPËRIA! Tërmeti i fuqishëm godet Elbasanin! Ja të dhënat e para

20:14 | 24/02/2026
Elisa Spiropali reagon për herë të parë pas shkarkimit nga Edi Rama: Dje përfundoi një detyrë

Elisa Spiropali reagon për herë të parë pas shkarkimit nga Edi Rama: Dje përfundoi një detyrë

14:02 | 27/02/2026
“Të fortët e Ballukut kanë kërcënuar dëshmitarët”, prokurori Prençi përgënjeshtron Bardhin

“Të fortët e Ballukut kanë kërcënuar dëshmitarët”, prokurori Prençi përgënjeshtron Bardhin

14:32 | 23/02/2026
Plagosje me a*më në Tiranë, i lënduari g*ditet në bark pranë ish-parkut të autobusëve

Plagosje me a*më në Tiranë, i lënduari g*ditet në bark pranë ish-parkut të autobusëve

11:28 | 26/02/2026




TË FUNDIT

Pas ekstradimit nga Dubai, Durim Bami kërkon ndryshim burgu:Më çoni në Fushë-Krujë duan të më vrasin
Aktualitet

Pas ekstradimit nga Dubai, Durim Bami kërkon ndryshim burgu:Më çoni në Fushë-Krujë duan të më vrasin

by mirseda
14:52 | 27/02/2026
0

Një ditë pasi u ekstradua nga Dubai në Shqipëri, Durim Bami i është drejtuar drejtorisë së Burgjeve...

Vendim qeverie/ Shkarkohet drejtori i Antikorrupsionit, ja kush e zëvendëson Insidor Rexhepin

Nga pagat e mësuesve,policisë te lojërat e fatit/ Zbardhen vendimet e Këshillit të Ministrave

14:42 | 27/02/2026
Vendim qeverie/ Shkarkohet drejtori i Antikorrupsionit, ja kush e zëvendëson Insidor Rexhepin

Vendim qeverie/ Shkarkohet drejtori i Antikorrupsionit, ja kush e zëvendëson Insidor Rexhepin

14:36 | 27/02/2026
U shkarkua nga posti ,reagon Pirro Vengu: Ishte privilegj të isha në krye të Ministrisë së Mbrojtjes

U shkarkua nga posti ,reagon Pirro Vengu: Ishte privilegj të isha në krye të Ministrisë së Mbrojtjes

14:25 | 27/02/2026
Skema piramidale me mikrokreditë, GJKKO kthen dosjen në SPAK për rigjykim

Skema piramidale me mikrokreditë, GJKKO kthen dosjen në SPAK për rigjykim

14:07 | 27/02/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com