Moderatorja Anjeza Maja, tashmë është gati për një lidhje të qëndrueshme dhe nuk nguron të theksojë se është në kërkim të princit të kaltër. Në një intervistë për Revistën Who, ajo ka thënë se ka nevojë për një partner që ta plotësojë.
“Dua të kem dikë, atë dikë-në që duan të gjitha vajzat. Të më dojë për atë që ai gjen tek unë, por nuk është e lehtë.
Kur isha më e re, mendoja se vitet nuk ikin dhe se mundësitë do të ishin me kuti prej ari, por nuk është gjithmonë kështu. Jeta është fat dhe e kam bindje.
Tani, shpresoj që ky fati im mos të vonojë shumë. Nuk kam humor për pasiguri, por rëndësi ka që jam gjithmonë shumë aktive, me punën dhe miqtë. Jam gati të hap një kapitull të ri”, është shprehur Anjeza.