Një person ka lënë plazhin pa drita, pasi po punonte privatisht në murin rrethues të shtëpisë. Policia njofton se rreth orës 12:00, shtetasi Fatjon Xh., teksa punonte pranë banesës së tij, ka dëmtuar fiderin 20 kV, i cili furnizon me energji elektrike zonën e Shkallnurit (pranë zonës së Plazhit, Plepa, Durrës).
Gjatë punimeve, ai ka dëmtuar kabullin. Pas konstatimit të këtij rasti, OSHEE Durrës, ka kryer denoncimin në polici ndaj tij. Po kështu, të njëjtat burime shtojnë se nga ana e teknikëve, ka nisur puna për riparimin e dëmit dhe kthimin e energjisë.