Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Shqipëria Politikë

Hajdari: Llalla ishte një dështim spektakolar në sistemin e drejtësisë

7 vjet ago
in Politikë, Shqipëria, Të Gjitha
Hajdari: Llalla ishte një dështim spektakolar në sistemin e drejtësisë

Ish-drejtuesi i Prokurorisë së Apelit, tashmë kryeinspektor i Republikës, Shkëlqim Hajdari, i ftuar në “45 minuta” me gazetarin Denis Minga, ka folur për disa çështje mes tyre, hetimet për ish-kryeprokurorin Adriatik Llalla. I pyetur për aksionin e fundit të prokurorisë për vënien nën sekuestro të pronave të Llallës, Hajdari ka thënë se e ka paralajmëruar dështimin e Llallës që ditën kur ky i fundit shkeli në kryeprokurorinë e Përgjithshme. Hajdari e ka quajtur Llallën “dështim spektakolar”.

Më kthyet në ato vite, 3-4 vite kur unë isha pjesë e sistemit. Unë kisha mundësi të artikulohesha, që kur erdhi u kuptua që kur erdhi zotëria, se kryeprokuroria kishte një stabilitet, me hetime profesionale, që institucioni të mos ishte i përfshirë në kapje. Ju them me bindje se personi në fjalë është një dështim spektakolar, nga pikëpamja institucionale, morale dhe profesionale. Publiku e ka kuptuar se zotëria ka punuar me një klientelë për të sabotuar sistemin e drejtësisë. Kemi tentuar të mos bllokohet reforma. Reforma u finalizua në 2016, zotëria se donte reformën, ka lënë gjurmë pa fund. Dëmin e realizoi me sukses të plotë, ai i përket të shkuarës. Ai problemin e ka me drejtësinë, me kolegët dhe ish-vartësit e tij. Ky rast i paprecedentë të shërbejë për të gjithë klasën politike shqiptare, që minimumi të zgjidhet një njeri me moral, i aftë, etj. Gjatë karrierës sime në administratë të shtetit s’kam patur asnjë përplasje me njeri. Unë i diskutoj të gjitha ngjarjet në parim. Edhe kur kam debate, parimet dhe të drejtën nuk i negocioj. Pakënaqësitë sesi erdhi Llalla për të drejtuar prokurorinë, duke zëvendësuar prokurorë, me transferime të paligjshme, me klientelë, këto janë provuar e do provohen.

Hajdari ka treguar disa nga prapaskenat e hetimit të dosjes së 21 janarit. Ai tha se në kohën kur Hajdari kishte marrë në dorë dosjen e 21 janarit, ka kërkuar të takojë Adriatik Llallën asokohe i sapoardhur në detyrë. Hajdari ka thënë se Llalla nuk ka pranuar të diskutojë këtë çështje me të, duke u shmangur.

Që kur erdhi, i ofrova dorëheqjen kur isha drejtues i prokurorisë së Apelit. Kur erdhi Llalla në dhjetor të 2012, isha unë me 21 janarin.  Llalla nuk ka pranuar të bisedojë me mua për 21 janarin, pavarësisht kërkesës sime për një mendim. E ka shtyrë dhe në fund unë kam shkuar pa u konsultuar me të. Siç duket ai s’ishte në gjendje për të diskutuar. Unë bëra rekurs në Gjykatën e Lartë. Ai vazhdoi sulmet, në dhjetor të 2015 unë u transferova në Shkodër. Në 2016 ka një koicidencë, u refuzua kërkesa për transferimin tim, por u refuzua dhe rekursi im për gjykimin e 21 janarit.

Hajdari, sot kryeinspektor i Republikës, ka thënë se dosja e 21 janarit është një nga çështjet më të rëndësishme që duhet rigjykuar, pasi sipas tij nuk janë dënuar fajtorët e vërtetë.

21 janari është një nga rekurset që unë si profesionist e kam bërë me bindje të plotë. 21 janari nuk është zbardhur dhe njerëzit nuk janë dënuar siç ndodhi. Një drejtësi e re mund ta gjykojë siç duhet.

Hajdari ka folur edhe për çështjen e rigjykimit të dosjeve të mbyllura. Ai ka thënë se është pro rigjykimit, pasi sipas tij, çdo çështje që ka një provë të re, vlen të rigjykohet.

Në parim, çdo çështje që del provë e re, s’ka asnjë pengesë për t’u hapur. Ka vrasje, çështje të njerëzve të zakonshëm, vrasje që janë bërë të mirëorganizuara. Besoj që Byroja Kombëtare e Hetimit dhe Prokuroria e Posaçme të rihapin dosje të vjetra.

I pyetur nga gazetari Denis Minga, se a mbyllet “dënimi” i gjyqtarëve dhe prokurorëve të skualifikuar nga Vettingu vetëm me shkarkimin e tyre nga detyra, Hajdari ka thënë se për çdo gjyqtarë që ka të dhëna korruptive, mund të dërgohet informacioni në prokurori.

Njëherë duhet të sqarojmë opinionin që dërgimi i materialeve në prokurori s’ka lidhje me Vettingun. Këto institucione mund të dërgojnë të dhëna në prokurori.

Llalla ishte një nga zyrtarët e parë që ishte planifikuar të hetohej nga KPK. Procedurë normale hetimi. Edhe të tjerë prokurorë e gjyqtarë që skualifikohen nga Vettingu, mund të hetohen.

Për vakancat e krijuara në sistemin e drejtësisë, Hajdari ka thënë se situate e krijuar s’ka qenë e parashikuar në 2016, kur kaloi reforma. Hajdari është shprehur se ka besim se në shtator, parlamenti do të kalojë ligjin për magjistratët duke i dhënë mundësi plotësimit të vendeve bosh në sistem, që sipas tij, pas dy vitesh mund të kapin shifrën e 200 prokurorëve dhe gjyqtarëve të larguar.

Kjo situatë që ka ndodhur në Shqipëri, nuk ka qenë parashikuar. As mendjet më të sofistikuara s’mendonin se do kishte kryeprokurorë të përkohshëm. Situata është e rëndë, por ka rrugëzgjidhje. Politika shqiptare t’i japë rrugëzgjidhje. Kemi prononcime të forta të BE, OPDAT dhe SHBA që magjistrat që mbaruan shkollën dhe ligji për emërimin të kalojë. Besoj se kjo pjesë do riparohet. Pas 2 vitesh sistemi do ketë 200 gjyqtarë e prokurorë më pak. Do kemi sistemin bosh./Shqiptarja.com/

Tags: dështimdrejtesisehajdariIshteLlallasisteminspektakolar

TË LIDHURA

“Koha për ndryshim thelbësor”/ Teliti: Ikin shqiptarët e vijnë të huajt, dështim politik me kosto të lartë sociale
Politikë

“Koha për ndryshim thelbësor”/ Teliti: Ikin shqiptarët e vijnë të huajt, dështim politik me kosto të lartë sociale

18:17 | 30/08/2025
Stuhia boshatis plazhet e Velipojës dhe Shëngjinit, trafik i rënduar në aksin Shkodër-Milot
Aktualitet

Stuhia boshatis plazhet e Velipojës dhe Shëngjinit, trafik i rënduar në aksin Shkodër-Milot

17:40 | 30/08/2025
Moti i keq ne vend! IGJEUM: Këto janë 3 qarqet me tẻ rrezikuara, ja zonat urbane më problematike
Aktualitet

Moti i keq ne vend! IGJEUM: Këto janë 3 qarqet me tẻ rrezikuara, ja zonat urbane më problematike

17:31 | 30/08/2025
Next Post
Reali hidhet në sulm për bomberin e PSG-së

Reali hidhet në sulm për bomberin e PSG-së

Kryeministrja e Serbisë: KFOR-i duhet të mbetet në Kosovë

Kryeministrja e Serbisë: KFOR-i duhet të mbetet në Kosovë

Rikthimi i James Rodriguez në Spanjë do të jetë i ‘dhimbshëm’

Rikthimi i James Rodriguez në Spanjë do të jetë i ‘dhimbshëm’

JU REKOMANDOJMË

Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

15:27 | 21/06/2019
Aksion ‘top sekret’/ Policia zbarkon në Shkozet të Durrësit, disa të arrestuar

Aksion ‘top sekret’/ Policia zbarkon në Shkozet të Durrësit, disa të arrestuar

19:43 | 27/08/2025
Vdekja e Zhejit/ Avokati: Ambulanca e Sarandës pa pajisje, u shkelën protokollet e urgjencës

Vdekja e Zhejit/ Avokati: Ambulanca e Sarandës pa pajisje, u shkelën protokollet e urgjencës

16:17 | 29/08/2025
Flet vëllai i 60-vjeçarit që u gjet i dekompozuar: S’kemi folur që nga dhjetori

Flet vëllai i 60-vjeçarit që u gjet i dekompozuar: S’kemi folur që nga dhjetori

14:01 | 29/08/2025




TË FUNDIT

“Koha për ndryshim thelbësor”/ Teliti: Ikin shqiptarët e vijnë të huajt, dështim politik me kosto të lartë sociale
Politikë

“Koha për ndryshim thelbësor”/ Teliti: Ikin shqiptarët e vijnë të huajt, dështim politik me kosto të lartë sociale

by mirseda
18:17 | 30/08/2025
0

Nënkryetari i Këshillit Bashkiak të Tiranës, Dorjan Teliti, ekspert i ekonomisë pranë PD-së ka reaguar në lidhje...

Houthit e konfirmojnë: Në sulmin izraelit të së enjtes u vranë kryeministri dhe disa ministra të kabinetit

Houthit e konfirmojnë: Në sulmin izraelit të së enjtes u vranë kryeministri dhe disa ministra të kabinetit

17:56 | 30/08/2025
Stuhia boshatis plazhet e Velipojës dhe Shëngjinit, trafik i rënduar në aksin Shkodër-Milot

Stuhia boshatis plazhet e Velipojës dhe Shëngjinit, trafik i rënduar në aksin Shkodër-Milot

17:40 | 30/08/2025
Moti i keq ne vend! IGJEUM: Këto janë 3 qarqet me tẻ rrezikuara, ja zonat urbane më problematike

Moti i keq ne vend! IGJEUM: Këto janë 3 qarqet me tẻ rrezikuara, ja zonat urbane më problematike

17:31 | 30/08/2025
Shkak moti i keq/ Shtylla e tensionit të ulët rrëzohet në Guras të Pogradecit, energjia mbetet e pandërprerë për shumicën e zonave

Shkak moti i keq/ Shtylla e tensionit të ulët rrëzohet në Guras të Pogradecit, energjia mbetet e pandërprerë për shumicën e zonave

17:27 | 30/08/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com