Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Bota

Dialogu me Serbinë/Kurti: Të kujdesemi që mos shkatërrojmë Kosovën

8 vjet ago
in Bota, Rajoni, Të Gjitha
Albin Kurti: Hapi prapa i shpalljes së pavarësisë së Kosovës

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ka vlerësuar se javët dhe muajt në vijim janë tejet të rëndësishëm për Kosovën.

Gjersa foli për çështjen e dialogut dhe opsionin për shkëmbim territoresh me Serbinë, Kurti tha se ajo që mund të ngjajë pas disa javësh ose muajsh mund t’i sjellë Kosovës pasoja të pariparueshme.

“Javët dhe muajt në vijim janë tejet të rëndësishëm. Ajo që mund të ndodhë në javët dhe muajt në vijim mund të ketë pasoja për vite të tëra, mos të thënë dekada. Andaj duhet të jemi të vëmendshëm”, deklaroi Kurti.

Në një tryezë të përbashkët me përfaqësuesit e Luginës së Preshevës, lideri i LVV-së ka thënë se shqiptarët e Luginës kanë paguar çmimin më të lartë përgjatë viteve.

“E keni paguar çmimin më të lartë sepse keni mbetur edhe jashtë Kosovës dhe jashtë Shqipërisë. Kosova ka një flamur ku nuk e shihni veten. Juve, edhe Tirana e edhe Prishtina iu ka më së shumti borxh”, shtoi ai.

Ndërkohë, teksa foli për opsionin e shkëmbimit të territoreve, Kurti tha se deklaratat e tilla ngjajnë sikurse termat e ekonomisë, të cilat sipas tij, janë të papranueshme.

“Besojmë që fjala shkëmbim, fjala këmbim, që i përket gjuhës së tregut në ekonomi, nuk është e pranueshme për një çështje jetike kombëtare, siç është ajo e Preshevës, Medvegjës e Bujanocit. Pra nuk do t’iu besojmë atyre pazargjinjvje në politikë, që flasin për tokat që i përkasin gjithë kombit”, potencoi ai.

Sipas tij, përcjell Zëri, opsioni për shkëmbim territoresh pos që është i papranueshëm, është edhe plotësisht i padrejtë për shqiptarët.

“Arsyeja pse neve po na duket që bëhet fjalë për një mashtrim të ri vjen nga fakti se gjithçka po tregon se ideja e shkëmbimit të territoreve apo e korrigjimit të kufijve më shumë është në funksion të një lloj të krijimit të atmosferës ku një status special për veriun e Kosovës bëhet më i kollajshëm në emër të një premtimi për kompensim në Preshevë, Medvegjë e Bujanoc, gjë që nuk po duket askund në horizont. Është e rëndësishme të theksohet se paralelizmat e tillë nuk janë të drejtë”, ka theksuar ai.

Kjo pasi sipas tij, shqiptarët janë vendas sikurse në Kosovën Lindore, ashtu edhe në veri të Ibrit, transmeton zeri.info.

“Shqiptarët janë autoktonë edhe në veri të Ibrit edhe në Kosovën Lindore. Një qasje e tillë e pazarit nuk mendoj që na nevojitet. E kur këtë e thonë ata të cilët nuk iu kanë marrë as në bisedime të Rambujesë, as të Vjenës, as të Brukselit, besoj që nuk ka nevojë të kuptohet që mashtrimi i ri është nga dallavergjinjtë e vjetër”, ka potencuar ai.

Kurti tutje, ka konsideruar se motivi i Serbisë është të jetë sa më afër BE-së, kurse motivi i pushtetarëve në Kosovë siç ai është shprehur, është që të jenë sa më larg gjykatës Speciale.

Tags: DialoguKosovënkurtimosSerbinëshkatërrojmëTë kujdesemi

TË LIDHURA

Meloni kritikon Trump për komentet ndaj Papës: “Të papranueshme”, refuzon kërkesën për falje
Bota

Meloni kritikon Trump për komentet ndaj Papës: “Të papranueshme”, refuzon kërkesën për falje

19:02 | 13/04/2026
U kritikua nga Trump pas reagimeve për luftën me Iranin, reagon Papa Leo XIV: Do të vazhdoj të flas
Bota

U kritikua nga Trump pas reagimeve për luftën me Iranin, reagon Papa Leo XIV: Do të vazhdoj të flas

18:18 | 13/04/2026
Paralajmërim nga SHBA: Anijet që hyjnë në zonën e ndaluar do të ndiqen dhe ndalohen
Bota

Paralajmërim nga SHBA: Anijet që hyjnë në zonën e ndaluar do të ndiqen dhe ndalohen

16:06 | 13/04/2026
Next Post
Polici e rrëzon gjatë garës, Frommer shpërthen në sharje (Video)

Polici e rrëzon gjatë garës, Frommer shpërthen në sharje (Video)

Provoi penallti ‘alla Pirlo’, Kessie turpërohet keq (Video)

Provoi penallti ‘alla Pirlo’, Kessie turpërohet keq (Video)

(Video) Pas zjarrit dhe termetit, përmbytjet nga reshjet gjunjëzojnë Athinën

(Video) Pas zjarrit dhe termetit, përmbytjet nga reshjet gjunjëzojnë Athinën







JU REKOMANDOJMË

Trump: Do përfundojë në burg, rrjedhja rrezikoi misionin për pilotin në Iran

Trump: Do përfundojë në burg, rrjedhja rrezikoi misionin për pilotin në Iran

19:59 | 06/04/2026
Irani bllokon Ngushticën e Hormuzit pas armëpushimit, Shtëpia e Bardhë reagon për negociatat

Irani bllokon Ngushticën e Hormuzit pas armëpushimit, Shtëpia e Bardhë reagon për negociatat

17:56 | 08/04/2026
Përfundon faza e parë e bisedimeve SHBA-Iran në Pakistan/ Washingtoni pranon të zhbllokojë asetet

Përfundon faza e parë e bisedimeve SHBA-Iran në Pakistan/ Washingtoni pranon të zhbllokojë asetet

19:54 | 11/04/2026
Vrau policin 28-vjeçar, Azgan Mërnica i shpëton burgut përjetë

Vrau policin 28-vjeçar, Azgan Mërnica i shpëton burgut përjetë

21:44 | 09/04/2026




TË FUNDIT

Lorik Cana dekorohet me titullin “Kalorës i urdhrit të Skënderbeut”
Kryesore

Lorik Cana dekorohet me titullin “Kalorës i urdhrit të Skënderbeut”

by mirseda
19:20 | 13/04/2026
0

Ish-kapiteni i Kombëtares, Lorik Cana, u dekorua sot më 13 prill, me titullin “Kalorës i urdhrit të...

Begaj në Samitin e Diasporës: Jeni ambasadorët tanë në mbarë botën

Begaj në Samitin e Diasporës: Jeni ambasadorët tanë në mbarë botën

19:19 | 13/04/2026
Pas festës së Pashkëve në vendlindje, emigrantët kthehen në Greqi! Radhë kilometrike në Kapshticë

Pas festës së Pashkëve në vendlindje, emigrantët kthehen në Greqi! Radhë kilometrike në Kapshticë

19:16 | 13/04/2026
Meloni kritikon Trump për komentet ndaj Papës: “Të papranueshme”, refuzon kërkesën për falje

Meloni kritikon Trump për komentet ndaj Papës: “Të papranueshme”, refuzon kërkesën për falje

19:02 | 13/04/2026
Pengmarrje për Call Centerat, në hetim Florian Sula për pastrim parash

Pengmarrje për Call Centerat, në hetim Florian Sula për pastrim parash

18:23 | 13/04/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com