Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Kryesore

Vettingu, shpata që ‘pret’ kokat e drejtësisë/ Alibeaj: Rama shpëtoi gjyqtarin

7 vjet ago
in Kryesore, Politikë, Shqipëria, Të Gjitha
Vettingu, shpata që ‘pret’ kokat e drejtësisë/ Alibeaj: Rama shpëtoi gjyqtarin

Debati i kohëve të fundit të gjyqtarëve dhe prokurorëve të korruptuar është një provë e madhe e procesit të Reformës në Drejtësi. A po minohet besimi tek drejtësia? Nga të djathtët vjen një denoncim, ku përmes Enkelejd Alibeaj, fokusi vihet sërish tek pushteti i kryeministrit Rama.

Vettingu mbetet shpata që ‘pret’ kokat e drejtësisë, por Alibeaj ndalet në një emër, që ka kaluar Vettingun. Ilir Toska, Gjyqtar i Gjykatës së Apelit në Tiranë, kaloi Vettingun në muajin qershor, ndonëse DSIK kishte dorëzuar pranë Komisionit të Pavarur të Kualifikimit një raport, që e cilësonte si të papërshtatshëm këtë gjyqtar, për të vijuar karrierën në drejtësi.

Deputeti demokrat e ka cilësuar këtë si një farsë të orkestruar nga Edi Rama, për të kapur sistemin e drejtësisë, ndërsa solli rastin e një gjyqtari të papërshtatshëm, sipas Alibeajt, që kaloi Vettingun me urdhër të kryeministrit.

“Meqë qeveria hesht për vendimet arbitrare të komisionit të Vettingut, Partia Demokratike po sjell sot një denoncim, se si ky organ po minon procesin, për të vënë drejtësinë në duart e Edi Ramës.

Ilir Toska, Gjyqtar i Gjykatës së Apelit në Tiranë, kaloi Vettingun në muajin qershor, ndonëse DSIK kishte dorëzuar pranë Komisionit të Pavarur të Kualifikimit një raport, që e cilësonte si të papërshtatshëm këtë gjyqtar, për të vijuar karrierën në drejtësi.

Sipas raportit të DSIK, Toska ka marrë para në prani të një zyrtari të Ministrisë së Brendshme, për të mos dhënë një masë disiplinore ndaj një gjyqtari. Gjithsesi, Ilir Toska e kaloi me sukses Vettingun, pasi është kandidat i Edi Ramës, për Këshillin e Lartë Gjyqësor”, deklaroi Alibeaj.

Gjyqtari Ilir Toska kalon Vettingun

Gjyqtari i Gjykatës së Apelit Tiranë, Ilir Toska, është konfirmuar në detyrë, duke kaluar me sukses Vettingun. KPK dha vendimin pozitiv për gjyqtarin Toska, edhe pse Drejtoria për Sigurimin e Informacionit pranë Kryeministrisë kërkoi shkarkimin e tij, për kontakte të papërshtatshme me botën e krimit.

Kjo ishte hera e parë në gjithë procesin e Vettingut, që DSIK kërkonte shkarkimin e një gjyqtari, pasi deri më tani njerëzit e drejtësisë janë ‘djegur’ vetëm nga pasuria, pasi siç dihet, tri shtyllat kryesore të Vettingut janë pasuria, pastërtia e figurës dhe aftësitë profesionale.

Pasuria e gjyqtarit Ilir Toska

Gjyqtari posedon vetëm dy pasuri të paluajtshme, konkretisht një apartament me sipërfaqe 91.44 m2, me vlerë 50 292 euro, blerë me kursime, hua dhe me një kredi bankare si dhe 33% të një apartamenti banimi me sipërfaqe 68 m2, në vlerën 25 000 lekë. Në deklaratën fillestare, gjyqtari deklaron edhe 2 600 000 lekë para cash.

Tags: gjyqtariramaVETTINGU

TË LIDHURA

Shfaqet një tjetër kandidat i pavarur për bashkinë e Tiranës, do të konkurojë si i pavarur
Politikë

Shfaqet një tjetër kandidat i pavarur për bashkinë e Tiranës, do të konkurojë si i pavarur

22:25 | 13/10/2025
Komisioni i Ligjeve shpall sërish vakancën për Avokatin e Popullit, opozita kundër
Aktualitet

Komisioni i Ligjeve shpall sërish vakancën për Avokatin e Popullit, opozita kundër

21:06 | 13/10/2025
Të premten protestë gjithëkombëtare/ Rama ndan postimin: Njëzëri drejtësi për çlirimtarët e UÇK-së
Politikë

Të premten protestë gjithëkombëtare/ Rama ndan postimin: Njëzëri drejtësi për çlirimtarët e UÇK-së

20:39 | 13/10/2025
Next Post
PD ‘kryqëzon’ Zaganjorin: Gjykata Kushtetuese ka vdekur!

PD ‘kryqëzon’ Zaganjorin: Gjykata Kushtetuese ka vdekur!

Mbappe bën hapin e madh: Ky numër rrit ambiciet e mia

Mbappe bën hapin e madh: Ky numër rrit ambiciet e mia

Presidenti i Federatës Gjermane bëhet pishman: Gabova shumë me Ozil

Presidenti i Federatës Gjermane bëhet pishman: Gabova shumë me Ozil







JU REKOMANDOJMË

ChatGPT shuan kuriozitetin e serbëve, parashikon rezultatin ndaj Shqipërisë

ChatGPT shuan kuriozitetin e serbëve, parashikon rezultatin ndaj Shqipërisë

17:05 | 11/10/2025
Pse qindra qytetarë komentonin në Facebook pro vr*sjes së gjyqtarit?

Pse qindra qytetarë komentonin në Facebook pro vr*sjes së gjyqtarit?

09:38 | 07/10/2025
Operacioni policor në Elbasan! Mes të shoqëruarve edhe Bujar Muça, pronar i ‘Delta Group’

Operacioni policor në Elbasan! Mes të shoqëruarve edhe Bujar Muça, pronar i ‘Delta Group’

16:59 | 13/10/2025
Operacion në Tiranë, 3 të arrestuar në bulevard, ndalohet “Audi” me targa angleze

Operacion në Tiranë, 3 të arrestuar në bulevard, ndalohet “Audi” me targa angleze

18:15 | 10/10/2025




TË FUNDIT

Përdorimi i telefonit në errësirë totale, mund të të dëmtojë sytë përjetësisht
Kuriozitete

Përdorimi i telefonit në errësirë totale, mund të të dëmtojë sytë përjetësisht

by mirseda
22:44 | 13/10/2025
0

Përdorimi i telefonit gjatë natës, në errësirë totale, mund të ketë pasoja serioze për shëndetin e syve...

Shfaqet një tjetër kandidat i pavarur për bashkinë e Tiranës, do të konkurojë si i pavarur

Shfaqet një tjetër kandidat i pavarur për bashkinë e Tiranës, do të konkurojë si i pavarur

22:25 | 13/10/2025
Efi rikthehet në fshat, shfaqet në ‘gjendje të rëndë’

Efi rikthehet në fshat, shfaqet në ‘gjendje të rëndë’

22:22 | 13/10/2025
G Bani tërhiqet nga pjesmarrja në “Kënga Magjike”: Arti nuk krijohet me sulme personale

G Bani tërhiqet nga pjesmarrja në “Kënga Magjike”: Arti nuk krijohet me sulme personale

21:58 | 13/10/2025
U ndëshkua pas festës me shqiponjë/ Duka shuan misterin, tregon pse Manaj mori karton të verdhë

U ndëshkua pas festës me shqiponjë/ Duka shuan misterin, tregon pse Manaj mori karton të verdhë

21:51 | 13/10/2025
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com