Me “Suning” Interi ka fituar garancinë financiare dhe besimin se shumë shpejt do të jetë sërish në majat e futbollit. Tifozët zikaltër tashmë kanë një të drejtë më shumë për të ëndërruar se “El Classico”, mes Messit dhe Ronaldos një ditë do të zhvillohet në Itali. Këtë e pohuar sponsori historik i tyre “Pirelli”. Ka qenë Marko Tronketi Provera ai i cili ka hapur mundësinë e një transferimi duke thënë se asnjëherë nuk mund të thotë “Jo” për Mesin.“CR7 me bardhezinjt është shumë mirë për futbollin italian, do të krijojë më shumë vëmendje, edhe për ekipet e tjera ka të ardhura më të mëdha potenciale, rivalët do të lëvizin për të fituar kampionatin. Ishin shumë të mirë, tani ata kanë nënshkruar me një hit shumë profesional”, tha fillimisht Tronketi Provera në fjalimin e tij në emisionin “Politics in the ball” nga Gr Parlamento. Messi? Si të them jo për Messi-n? Nëse do të kishte një operacion të tillë, tifozët do të ishin entuziastë. Por kjo i takon së ardhmes, nëse diçka do të ndodhë, ende duket shumë larg”.-përfundoi një nga përfaqësuesit të Pirelit.