Menjëherë pas përfundimit të seancës së fundit plenare para pushimeve të verës, ka reaguar në rrjetet sociale kryeminsitri Edi Rama.
“Vetingu po vepron në pavarësi të plotë e monitorim ndërkombëtar. Fletërrufetë kundër Vetingut janë dëshpërimi i atyre që e mbushën me llum Pallatin e Drejtësisë!Loja mbaroi. Gjykatat e sipërme do pastrohen deri në fund e do ringrihen për ta bërë më në fund drejtësinë Drejtësi”, shkruan Rama.
Rama i quan fletërrufe sulmet e opozitës, ndaj Kolegjit të Posaçëm të Kualifikimit lidhur me seancën gjyqësore ndaj Ardian Dvoranit. Ndërkohë që thotë se gjykata Kushtetuese dhe Gjykata e Lartë do të ringrihen pas shkarkimit të anëtarëve të tyre.