Real Madrid ka prezantuar portierin e ri, 19-vjeçarin Andriy Lunin. Ai erdhi nga Zorya Luhansk dhe ka nënshkruar një kontratë 6 vjeçare me madrilenët. Klubi spanjoll e ka konfirmuar blerjen e tij në muajin qershor për 14 milionë euro, dhe sot ai është prezantuar nga presidenti Florentino Perez.Ndërkohë pritet që Real Madrid të bëjë edhe një goditje të madhe për portën dhe me shumë mundësi do të jetë portieri belg i Chelsea, Thibuat Courtois.