Tre persona kanë mbetur të lënduar, si pasojë e goditjes nga rrufeja.
Ky rast është shënuar sot, në fshatin Dajç te Shkodrës, ku raportohet për tre persona të lënduar.
Policia njofton se të lënduarit janë pjesëtarë të së njëjtës familje.
Ende nuk dihet gjendja e tyre, ndërsa dy ambulanca po shkojnë drejt vendit të ngjarjes.