Sot ishte dita e Cristiano Ronaldos. Pasi kaloi me sukses testet mjekësore dhe u përshëndet me një numër të madh tifozësh, ylli portugez është prezantuar me ambientet e klubit bardhezi. Të gjithë i kanë bërë një pritje të ngrohtë duke filluar nga trajneri Allegri, Chielini e Pjanic.
Por ajo që ka bërë më shumë habi ishte sjellja e portugezit tjetër, Joao Cancelo. Ai ishte tërësisht i ftohtë me Ronaldon, madje kur i dha dorën nuk e as në sy. Kjo i bëri përshtypje edhe Cristianos i cili kthen kokën pas pasi bën disa hapa.
Cancelo nuk ishte i grumbulluar me kombëtaren portugezë në Botërorin e Rusisë dhe ndoshta “fajëson” edhe Ronaldon për këtë. Por mbetet për tu parë se si do të jetë komunikimi i tyre në vazhdim dhe në fushën e lojës.