Shpesh martesa e vajzave shqiptare me një të huaj, nga Mali i Zi apo edhe Serbia, merr vëmendje të gjerë mediatike. Ky është edhe rasti i një martese në Savnik të Malit të Zi, ku shumë të rinj nga ky vend kanë mbetur të pamartuar, për faktin se vajzat nuk i pranojnë për shkak të kushteve të zonës.
Kështu në këtë zonë të izoluar vetëm dy ose tre bëhen në vit. Por, Slavko Bijelić ndryshe nga të rinjtë e tjerë të këtij fshati ka pasur fatin të martohet me një shqiptare. Ai ka 4 vite që është martuar me shqiptaren Ljuma Muja, nga Shkodra. Martesa e tyre solli në jetë dy fëmijë dhe ata thonë që kanë një familje të shëndetshme.
Siç tha Bjelići për TVCG, Ljuma është grua punëtore, dhe kushdo që do e kishte në krahë duhej të ndihej krenare për të.
“Ajo i dha dy fëmijë, ai është i kënaqur. Dhe ata e fituan familjen e tyre”, tha vjehrri i shqiptares Novak Bijelic, duke theksuar se të parët kanë pasur një shprehje: “Shtëpia nuk është për tokën, por për gruan “.
Slavko theksoi se gruaja e tij është e komunikueshme, i pëlqen të bëjë shaka, dhe kjo është e gjitha sipas tij për të pasur një familje të rregullt.
Ndërsa shqiptarja Ljuma, është shprehur se gjëja më e vështirë për të në fillim ishte fakti se po martohej me një burrë të huaj, dhe do i duhej të mësonte një gjuhë të panjohur.
“Ishte e vështirë, por tani gjithçka ka kaluar. Slavko është një bashkëshort i mirë, ka një shpirt të mirë, unë jam e kënaqur me të dhe ai me mua”, theksoi ajo.
Burimi: rtcg.me
Përshtati: Tirana Today