Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Bota

Ndërhyrjet ruse në zgjedhjet presidencialet/Trump ia hedh fajin administratës Obama

8 vjet ago
in Bota, Rajoni, Të Gjitha
Trump hap një tjetër “front lufte”, godet NATO-n

Presidenti Donald Trump kritikoi të shtunën administratën Obama, që nuk i është përgjigjur me ashpërsinë e duhur Rusisë në sulmet kibernetike ndaj demokratëve në fushatën e zgjedhjeve presidenciale të vitit 2016.

Përgjigja e parë e zotit Trump ndaj akuzave që ngriti të premten Prokurori i Posaçëm Robert Mueller kundër zyrtarëve rusë, për ndërhyrje në politikën amerikane, erdhi përmes disa twiterave që Presidenti Trump shkroi nga rezorti i golfit në Skoci, ku ai ndodhet, dy ditë para takimit të tij në Finlandë me Presidentin rus Vladimir Putin.

“Historitë që ju dëgjuat dje për 12 rusët kanë ndodhur gjatë administratës Obama, jo gjatë administratës Trump. Përse nuk u bë asgjë për këtë çështje, kur Presidenti Obama u njoftua nga agjentët e FBI-së në shtator, para zgjedhjeve?” – shkruante zoti Trump.

Në aktpadinë që u njoftua të premten për 12 zyrtarët rusë, thuhet se rusët kishin ndërhyrë në sistemet kompjuterike të fushatës presidenciale të Hillary Clintonit dhe se kishin publikuar dhjetra mijëra komunikime private, në kuadrin e një komploti më të gjerë të Kremlinit, për të ndërhyrë në zgjedhjet amerikane, që përfundoi me ardhjen e Donald Trumpit në Shtëpinë e Bardhë.

Agjencitë amerikane të zbulimit kanë thënë se Moska synonte të ndihmonte ardhjen në pushtet të zotit Trump dhe të minonte zonjën Clinton, shkruan voa.

Gjatë javës së tij në Europë, i pyetur në se do ta ngrinte çështjen e ndërhyrjes ruse në zgjedhjet amerikane, Presidenti Trump tha se “me siguri që kam për ta ngritur këtë çështje në takimin me zotin Putin”.

Pas komenteve të zotit Trump, disa senatorë demokratë i dërguan atij të shtunën një letër, ku i kërkonin “ta anuloni takimin me zotin Putin, në se nuk jeni i përgatitur ta bëni sulmin rus ndaj zgjedhjeve amerikane çështjen kryesore të diskutimeve”.

Sekretari i Shtetit Mike Pompeo, u shpreh se ai ka besimin se takimi i Helsinkit “do ta fuqizojë pozicionin e Amerikës, prandaj takimi është shumë i rëndësishëm,”- tha ai.

Tags: administratësFajinia hedhNdërhyrjetobamaPresidencialetruseTrumpZgjedhjet

TË LIDHURA

Ambasada amerikane në Venezuelë rihapet pas shtatë vitesh
Bota

Ambasada amerikane në Venezuelë rihapet pas shtatë vitesh

19:03 | 30/03/2026
Kriza globale, Zelensky tregon kërkesën që kanë bërë aleatët ndaj Kievit
Bota

Kriza globale, Zelensky tregon kërkesën që kanë bërë aleatët ndaj Kievit

17:52 | 30/03/2026
Trump: Negociata me Iranin, kërcënon për Hormuzin nëse nuk hapet
Bota

Trump: Negociata me Iranin, kërcënon për Hormuzin nëse nuk hapet

17:50 | 30/03/2026
Next Post
(Video) Zbardhet dinamika e vrasjes së Elion Hysës në Krujë, ja si u gjet i groposur

(Video) Zbardhet dinamika e vrasjes së Elion Hysës në Krujë, ja si u gjet i groposur

Kushtetuesja, sërish në rrjetën e vetingut, ja kur mbahet seanca e KPK

Njihuni me gjyqtarët dhe prokurorët që do të kalojnë në ‘sitën’ e vettingut javën që vjen

Habit Fatos Nano: Nuk kam ikur nga politika

Habit Fatos Nano: Nuk kam ikur nga politika







JU REKOMANDOJMË

Deklarata në gjyqin për Liridona Ademajn, reagon Pacolli: Kam heshtur jo nga frika, por…

Deklarata në gjyqin për Liridona Ademajn, reagon Pacolli: Kam heshtur jo nga frika, por…

18:17 | 27/03/2026
Gara për Drejtorin e Policisë së Shtetit, Tonin Voci kryeson listën e kandidatëve

Gara për Drejtorin e Policisë së Shtetit, Tonin Voci kryeson listën e kandidatëve

18:32 | 27/03/2026
Rama përplaset me Spiropalin në mbledhjen e PS: “Këtu nuk flet ti!” – reagon ish-ministrja

Rama përplaset me Spiropalin në mbledhjen e PS: “Këtu nuk flet ti!” – reagon ish-ministrja

19:56 | 28/03/2026
Skënder Hitaj, profili i një drejtuesi për Policinë e Shtetit

Skënder Hitaj, profili i një drejtuesi për Policinë e Shtetit

15:45 | 26/03/2026




TË FUNDIT

Ambasada amerikane në Venezuelë rihapet pas shtatë vitesh
Bota

Ambasada amerikane në Venezuelë rihapet pas shtatë vitesh

by mirseda
19:03 | 30/03/2026
0

Shtetet e Bashkuara njoftuan sot rihapjen e ambasadës së tyre në Venezuelë. Ambasada amerikane në Venezuelë rihapet...

“Koçeku në Kuvend: Ndotja e Drinit alarmante, kërkohet marrëveshje Shqipëri–Kosovë”

“Koçeku në Kuvend: Ndotja e Drinit alarmante, kërkohet marrëveshje Shqipëri–Kosovë”

18:57 | 30/03/2026
“Seancë me akuza në Kuvend: Albana Vokshi përplaset me Niko Peleshi”

“Seancë me akuza në Kuvend: Albana Vokshi përplaset me Niko Peleshi”

18:53 | 30/03/2026
Lamallari: Akuzat e opozitës të pritshme për zgjedhjen e drejtorit të Policisë

Lamallari: Akuzat e opozitës të pritshme për zgjedhjen e drejtorit të Policisë

18:00 | 30/03/2026
Kushtetuesja rrëzon kërkesën e Osmanit për KQZ, e shpall të papranueshme

Kushtetuesja rrëzon kërkesën e Osmanit për KQZ, e shpall të papranueshme

17:58 | 30/03/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com