Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Sport

Viktima e “sulltanit” në futboll: A nuk po gjen ekip, o Mesut?!

8 vjet ago
in Sport, Të Gjitha
Viktima e “sulltanit” në futboll: A nuk po gjen ekip, o Mesut?!

A do ta braktisë Mesut Özili kombëtaren gjermane të futbollit? Edhe në Turqi atë e presin me ndjenja të përziera. Që dikur ai vendosi kundër Turqisë, këtë nuk ia kanë harruar.

Në Gjermani vazhdojnë të shqiptohen gjithnjë e më shumë kritika kundër Mesut Özil-it: fillimisht fotografia e përbashkët me Presidentin e shtetit të Turqisë Recep Tayyip Erdogan. Pastaj performanca e tij e dobët gjatë Kampionatit Botëror të Futbollit 2018. Por edhe në Turqi Özili ka qenë në të kaluarën shpesh objekt kritikash, sepse nuk luante për Turqinë. Lojëtar i preferuar për këtë shkak ai asnjëherë nuk ka qenë në Turqi.Që prej 2009-ës Özili luan për ekipin kombëtar gjerman të futbollit. Në biografinë e tij “Magjia e lojës: dhe për se ke nevojë që t’i bësh realitet ëndrrat e tua” ai tregon për vendimin e tij të vështirë për të luajtur për Gjermaninë. E ëma donte që ai të luante për ekipin kombëtar turk të futbollit, i ati që të luante për ekipin gjerman. Özili dëgjoi të atin.

Kalim në një ekip turk futbolli?

Bagis Erten është gazetar sporti në gazetën Cumhuriyet. Ai tregon se vendimi i atëhershëm i Özilit që të luante për ekipin kombëtar gjerman të futbollit në vend të atij turk, solli kritika të mëdha ndaj Özilit në Turqi. Ka mundësi që Özili ta braktisë kombëtaren gjermane të futbollit dhe të luajë për një ekip futbollistik në Turqi, thotë Erten. Ai nuk e përjashton që së shpejti gazetat turke të dalin me tituj si “A nuk po gjen ekip, o Mesut?”Shtypi në Turqi i ka ndjekur vetëm pjesërisht zhvillimet rreth Özilit, shpjegon Erten. “Meqenëse në Turqi është normale që të fotografohesh me Erdoganin, bota futbollistike nuk e kuptoi se çfarë problemesh i kanë dalë Özilit në Gjermani”, shpjegon ai. Mendimi personal i Ertenit: Özili duhet ta kishte menduar që më parë që një fotografi me Erdoganin, i cili kritikohet në Evropë, nuk lë përshtypje të mirë për të. Por Erteni beson se shkaku i mirëfilltë për kritikën ndaj Özilit qe performanca e tij e dobët . “Po të kishte luajtur shumë mirë Gjermania në Kampionatin Botëror të Futbollit, a do të qenë përqendruar kaq shumë te Özili? Nuk besoj”.

“Dilema e gjermano-turqve”

Kenan Basaran shkruan për sportin për gazetën ditore Hürriyet. Ai kujton Ilkay Gündoganin. Edhe ai e takoi Erdoganin, por Gündogani arriti që me një deklaratë ta menaxhojë më mirë situatën. “Ndërsa Mesut Özili gjithmonë heshti. Po të besojë se e kanë trajtuar në mënyrë të padrejtë, ai duhet të qe mbrojtur”, u shpreh Basaran.“Po qe se bota e sportit në Gjermani është e mendimit se kjo fotografi nuk përshtatet me integrimin, atëherë ata nuk duhet ta kishin lënë fare Özilin që të luante për ekipin kombëtar gjerman të Futbollit.”

Pra a nuk është i mundur integrimi i sportistëve gjermanë me rrënjë turke si Özili? “Që t’i japësh përgjigje kësaj pyetjeje nuk është e lehtë”, shprehet Basaran nga gazeta e përditshme Hürriyet. Sportistët, familjet e të cilëve kanë emigruar nga Turqia për në Gjermani ndodhen në një dilemë të madhe midis të dyja vendeve, deklaroi ai. “Në Turqi Özilin e akuzuan se nuk luan për Turqinë. Tani e fajësojnë në Gjermani. Nuk mund ta mohosh konfliktin kulturor që përjetojnë këta njerëz.” (DW)

Tags: duanfutbollÖzilsulltanitturqiviktima

TË LIDHURA

Kupa e Shqipërisë, ndeshjet e para gjysmëfinale më 8 prill
Sport

Kupa e Shqipërisë, ndeshjet e para gjysmëfinale më 8 prill

15:01 | 04/04/2026
FSHF ndalon hyrjen përgjithmonë në stadiumet e Shqipërisë për 16 tifozë
Sport

FSHF ndalon hyrjen përgjithmonë në stadiumet e Shqipërisë për 16 tifozë

12:41 | 04/04/2026
Penallti në fund, Flamurtari dhe Tirana ndajnë pikët
Sport

Penallti në fund, Flamurtari dhe Tirana ndajnë pikët

21:21 | 03/04/2026
Next Post
Vox Pop: Cila ka qenë eksperienca më e keqe në pushimet e verës?

Vox Pop: Cila ka qenë eksperienca më e keqe në pushimet e verës?

Reagon RTSH: Sqarimi i FSHF-së për Superioren ishte një mashtrim

Reagon RTSH: Sqarimi i FSHF-së për Superioren ishte një mashtrim

Kroacia në finale, ja çfarë thotë heroi Vida për videon “provokuese”

Kroacia në finale, ja çfarë thotë heroi Vida për videon “provokuese”







JU REKOMANDOJMË

Rama përplaset me Spiropalin në mbledhjen e PS: “Këtu nuk flet ti!” – reagon ish-ministrja

Rama përplaset me Spiropalin në mbledhjen e PS: “Këtu nuk flet ti!” – reagon ish-ministrja

19:56 | 28/03/2026
Kejsi Hyseni: Me Inën nuk jemi më bashkë, i bënim dëm njëri-tjetrit

Kejsi Hyseni: Me Inën nuk jemi më bashkë, i bënim dëm njëri-tjetrit

22:25 | 01/04/2026
Adriatik Kupi emërohet Drejtor i Përgjithshëm i Burgjeve

Adriatik Kupi emërohet Drejtor i Përgjithshëm i Burgjeve

15:04 | 01/04/2026
SHBA godet Iranin, Teherani kërcënon me dënim me vdekje

SHBA godet Iranin, Teherani kërcënon me dënim me vdekje

11:54 | 31/03/2026




TË FUNDIT

Moska mohon rrëmbimin e Zelenskyt, kritikon SHBA për rastin Maduro
Bota

Moska mohon rrëmbimin e Zelenskyt, kritikon SHBA për rastin Maduro

by mirseda
18:49 | 04/04/2026
0

“Rusia nuk do ta rrëmbejë Volodymyr Zelensky ashtu siç vepruan Shtetet e Bashkuara me Presidentin Venezuelan Nicolas...

Osmani largohet pas 5 vitesh, hesht për kandidimin në zgjedhje

Osmani largohet pas 5 vitesh, hesht për kandidimin në zgjedhje

18:41 | 04/04/2026
Dy të rinjtë u gjetën në mal pa jetë, policia e Korçës zbardh detaje nga ngjarja e rëndë

Dy të rinjtë u gjetën në mal pa jetë, policia e Korçës zbardh detaje nga ngjarja e rëndë

18:18 | 04/04/2026
Kriza e Ngushticës së Hormuzit, pse ky kalim i vogël po e mban peng ekonominë globale

Kriza e Ngushticës së Hormuzit, pse ky kalim i vogël po e mban peng ekonominë globale

18:03 | 04/04/2026
E rëndë në spitalin e Shkodrës! Humb jetën 16-vjeçarja, dyshohet se…

E rëndë në Korçë, dy emigrantë të paligjshëm gjenden pa shenja jete

17:17 | 04/04/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com