Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Shqipëria

Siguria e jetës në plazhe në dorë të Zotit, kulla vrojtimi s’ka

8 vjet ago
in Shqipëria, Të Gjitha
Siguria e jetës në plazhe në dorë të Zotit, kulla vrojtimi s’ka

Tre persona u mbytën në plazhet e vendit ditën e shtunë, mes tyre edhe një turiste polake. Kjo për shkak se, bizneset që operojnë në plazhet shqiptare, në shkelje flagrante të ligjit për turizmin nuk ofrojnë asnjë kusht sigurie për jetën e pushuesve.

Si në bregdetin jonian, edhe në atë të Adriatikut nuk ka kulla vrojtimi, sikurse nuk ka sinjalistikë apo flamuj, ngjyrat e të cilëve tregojnë për kushtet e motit dhe të detit, siç ndodh jashtë. Në det nuk ka bova, që të tregojnë se deri ku mund të notohet. Në asnjë stacion plazhi nuk ka tabela ku të afishohen numrat e emergjencës, ashtu sikurse nuk ka një zonë të veçantë për ofrimin e ndihmës së shpejtë.

Rregullorja e stacioneve të plazheve hartohet nga bashkitë, të cilat me ligj janë përgjegjëse për vendosjen dhe monitorimin e kritereve dhe kushteve që duhet të plotësojnë bizneset që operojnë në plazhe. Ato që japin me qira stacionet e plazheve. Por, e vërteta në terren tregon se bashkitë nuk e bëjnë këtë. E nëse bashkitë e shkelin ligjin, cili është roli i Ministrisë së Turizmit në këtë rast?

Sipas ligjit, Inspektorati i Turizmit është gjithashtu institucioni që ka për detyrë të monitorojë zbatimin e kritereve nga bizneset përgjatë të gjithë vijës bregdetare. Madje, në ligj parashikohen edhe gjoba për shkelësit, nga 50 mijë lekë deri në 200 mijë lekë. Pra ligji, përveç bashkive detyron edhe Ministrinë e Turizmit, që të mbajë përgjegjësi për jetët e humbura dhe t’u sigurojë jetën pushuesve.

Top Channel kontaktoi ditën e hënë Ministrinë e Turizmit dhe të Mjedisit, e cila nuk pranoi të shprehet për çështjen. Por, diku rreth orës 11:45, nga foltorja e Kuvendit, ministri Blendi Klosi theu heshtjen.

“Përsëri kemi ngjarje e për këtë ne jemi kokulur, me humbje jetësh në plazhet tona. Por ama sistemi i ruajtjes së plazheve është ngritur pothuajse në të gjithë Shqipërinë, jo në kushtet që duhet, por që po funksionon dhe kemi disa jetë të shpëtuara vetëm nga sistemi i ruajtjes së plazheve kudo në vendin tonë. Kemi një numër shumë të reduktuar në krahasim me vjet”, deklaroi ministri Blendi Klosi.

Sipas rregulloreve të stacioneve të plazheve, bizneset që i marrin me qira duhet të kenë sinjalizimin dhe kufizimin e zonave e rrezikshme, të ndaluara për not. Duhet të ketë flamujt sinjalizuez, ku ngjyra e gjelbër tregon se lejohet notimi; e verdha që notohet vetëm me masa mbrojtëse, si dhe ngjyra e kuqe për të treguar se ndalohet notimi. Plazhet duhet të kenë gjithashtu sinjalizimin e zonave që përdoren për lundrim, me ose pa motor; të ketë kulla vrojtimi çdo 250 metra, nga 3 metra të larta; ndërsa kullat të jenë të pajisura me dylbi, megafon, birbil metalik, një barrelë, një kuti të ndihmës së shpejtë dhe kamerdare./TCH/

Tags: dorëe jetëskullaplazheS`kasiguriavrojtimiZotit”

TË LIDHURA

Aksident i rëndë në Itali, humbin jetën dy të rinjtë shqiptarë
Aktualitet

Aksident i rëndë në Itali, humbin jetën dy të rinjtë shqiptarë

21:57 | 02/03/2026
Shkarkimi i Prodës nga Policia e Shtetit, i hapet rruga garës për pasuesin e tij
Aktualitet

Shkarkimi i Prodës nga Policia e Shtetit, i hapet rruga garës për pasuesin e tij

21:53 | 02/03/2026
Vrau me thikë Egli Pashollarin, arrestohet Gazment Buçpapa/ Policia: Fshihej në Tropojë
Aktualitet

Vrau me thikë Egli Pashollarin, arrestohet Gazment Buçpapa/ Policia: Fshihej në Tropojë

21:51 | 02/03/2026
Next Post
Teatri/Neritan Liçaj: Nëse duan të na vrasin…

Teatri/Neritan Liçaj: Nëse duan të na vrasin…

Xiaomi përgatit të hedh në treg dy telefona të rinj

Xiaomi përgatit të hedh në treg dy telefona të rinj

Gjermanët në dilemë; Shqiptari vrau për gjakmarrje, apo lau hesapet për pazare droge

Gjermanët në dilemë; Shqiptari vrau për gjakmarrje, apo lau hesapet për pazare droge







JU REKOMANDOJMË

Alarmi nga mediat azere: Irani kërcënon Shqipërinë, synon të godasë MEK

Alarmi nga mediat azere: Irani kërcënon Shqipërinë, synon të godasë MEK

20:13 | 02/03/2026
Elisa Spiropali reagon për herë të parë pas shkarkimit nga Edi Rama: Dje përfundoi një detyrë

Elisa Spiropali reagon për herë të parë pas shkarkimit nga Edi Rama: Dje përfundoi një detyrë

14:02 | 27/02/2026
“SHKUNDET” SHQIPËRIA! Tërmeti i fuqishëm godet Elbasanin! Ja të dhënat e para

“SHKUNDET” SHQIPËRIA! Tërmeti i fuqishëm godet Elbasanin! Ja të dhënat e para

20:14 | 24/02/2026
Izraeli përdor armën e re kundër Iranit: Iron Beam shkatërron me nxehtësi në ajër

Izraeli përdor armën e re kundër Iranit: Iron Beam shkatërron me nxehtësi në ajër

13:09 | 02/03/2026




TË FUNDIT

Kriza në Lindjen e Mesme/ Giorgia Meloni: Jam e shqetësuar për përshkallëzimin
Bota

Kriza në Lindjen e Mesme/ Giorgia Meloni: Jam e shqetësuar për përshkallëzimin

by mirseda
22:46 | 02/03/2026
0

Kryeministrja italiane Giorgia Meloni është shprehur e shqetësuar për zhvillimet e fundit në Lindjen e Mesme pas...

Irani mbyll Ngushticën e Hormuzit, kërcënon: Do djegim çdo anije

Irani mbyll Ngushticën e Hormuzit, kërcënon: Do djegim çdo anije

22:42 | 02/03/2026
Ambasadori iranian në Spanjë: Do të godasim bazat amerikane në Evropë, nëse duhet

Ambasadori iranian në Spanjë: Do të godasim bazat amerikane në Evropë, nëse duhet

22:21 | 02/03/2026
Humbin jetën dy ushtarë të tjerë amerikanë në konfliktin me Iranin, shkon në 6 numri i të vrarëve

Humbin jetën dy ushtarë të tjerë amerikanë në konfliktin me Iranin, shkon në 6 numri i të vrarëve

22:20 | 02/03/2026
Alarm ajror në Qipro, Irani në kundërpërgjigje rajonale

Alarm ajror në Qipro, Irani në kundërpërgjigje rajonale

22:00 | 02/03/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com