Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Shqipëria Ekonomi

Papunësia/ 10 vende të reja pune për çdo 1000 banorë, më dobët se gjithë rajoni

8 vjet ago
in Ekonomi, Shqipëria, Të Gjitha
Papunësia/ 10 vende të reja pune për çdo 1000 banorë, më dobët se gjithë rajoni

Shqipëria hapi vetëm 28 mijë vende të reja pune në harkun kohor 2010-2017, sipas raportimit të rezultateve nga Këshilli Rajonal për Bashkëpunim (RCC) lidhur me Strategjinë 2020 të Europës Juglindore. Rreth 60% e këtyre vendeve janë hapur në bujqësi, sipas një raporti të mëparshëm, po të RCC.

Për të njëjtën periudhë, Maqedonia shtoi 103 mijë vende pune, ndërsa Kosova 85 mijë, bëhet e ditur në raportin e RCC. Që të dyja këto shtete kanë popullsi dhe si rrjedhojë forcë pune më të ulët sesa Shqipëria, ndërsa madhësitë e ekonomisë janë të krahasueshme.

“Monitor” ka përpunuar më tej të dhënat, duke marrë për bazë popullsisë përkatëse. Për Shqipërinë rezulton se janë shtuar vetëm 10 vende të reja pune për çdo 1000 banorë.

Rekordin e mban Maqedonia me 49.4 vende pune të reja të hapura për çdo 1 mijë banorë.  Maqedonia e ka orientuar zhvillimin e saj drejt industrive eksportuese me vlerë të shtuar të lartë, siç është psh industria automative.  Shteti fqinjë është një hap përpara Shqipërisë si për teknologjinë e informacionit ashtu dhe për industrinë, teksa është një prodhues i pjesëve të makinave, si psh katalizatorë nga Johnson Doel, një kompani që kishte të ardhura prej 1.2 miliardë eurosh në 2016-n, tre herë më shumë se sipërmarrja më e madhe në Shqipëri dhe ka më shumë se 1000 të punësuar.

Pas Maqedonisë vjen Kosova me 47.2 vende pune për 1000 banorë dhe i fundit, por sërish më mirë se ne Mali i Zi me 33.4 vende për 1 mijë banorë. Edhe

Serbia, e cila për nga numri i popullsisë apo ekonomia ka tjetër dimension në raport me rajonin ka mundur që të hapë jo pak por 400 mijë vende pune, (nga 600 mijë që u hapën në gjithë rajonin për 7 vitet e fundit) shifër kjo që përkthehet në 45.5 vende të reja pune për çdo një mijë banorë. Edhe Serbia njihet për orientimin e saj drejt industrive me vlerë të shtuar të lartë.

Këshilli Rajonal për Bashkëpunim vlerëson pozitivisht ecurinë e vendeve të Ballkanit Perëndimor duke nënvizuar se ato i janë kthyer rrugës së rritjes duke shtuar në total në ekonomitë e tyre 600 mijë vende pune.

Një tjetër element interesant që merr parasysh raporti është ai i forcës  së punës me kualifikim të që është shtuar në këto vite në Ballkanin Perëndimor që llogaritet në gjysmë milionë. Nga ky total Shqipëria mban më shumë se 20 për qind çka thekson akoma edhe më shumë kontrastin. Pra kemi pjesën më të madhe të forcës së punës me kualifikim të lartë që i është shtuar tregut por ndërkohë kemi raportin më të ulët të vendeve të reja të punës për 1 000 banorë.

Raporti i RCC vlerëson se ka edhe disa zhvillime pozitive të tjera në rajon por të gjitha këto në nivelin që paraqiten nuk do të jenë të mjaftueshme dhe do të vonojnë progresin e qytetarëve drejt nivelit të BE-së me dekada të tëra. (Burimi: Monitor)

 

Tags: ekonomiashqiperiavende pune

TË LIDHURA

Kuvendi përjashton 2 deputetë të PD, Bardhi: Akt armiqësor dhe klimë tensioni nga mazhoranca
Politikë

Kuvendi përjashton 2 deputetë të PD, Bardhi: Akt armiqësor dhe klimë tensioni nga mazhoranca

21:43 | 07/04/2026
Nga rruga te ujësjellësi, Rama inspektim në Tale të Lezhës
Aktualitet

Nga rruga te ujësjellësi, Rama inspektim në Tale të Lezhës

21:08 | 07/04/2026
“Kronika e Pashkës”/ Gjekmarkaj: Nga Babua te Braçe, teatër mes absurdit dhe ambicies
Aktualitet

“Kronika e Pashkës”/ Gjekmarkaj: Nga Babua te Braçe, teatër mes absurdit dhe ambicies

19:40 | 07/04/2026
Next Post
Dikur miq të ngushtë/ Gentian Zenelaj tregon pse nuk flet me Julian Dedën

Dikur miq të ngushtë/ Gentian Zenelaj tregon pse nuk flet me Julian Dedën

Adi Krasta e do ekranin. Ja ku do ta shohim së shpejti

Adi Krasta e do ekranin. Ja ku do ta shohim së shpejti

“Çmendet” moti, ja sa do variojnë temperaturat për sot

“Çmendet” moti, ja sa do variojnë temperaturat për sot







JU REKOMANDOJMË

Kejsi Hyseni: Me Inën nuk jemi më bashkë, i bënim dëm njëri-tjetrit

Kejsi Hyseni: Me Inën nuk jemi më bashkë, i bënim dëm njëri-tjetrit

22:25 | 01/04/2026
Moska mohon rrëmbimin e Zelenskyt, kritikon SHBA për rastin Maduro

Moska mohon rrëmbimin e Zelenskyt, kritikon SHBA për rastin Maduro

18:49 | 04/04/2026
Trump: Do përfundojë në burg, rrjedhja rrezikoi misionin për pilotin në Iran

Trump: Do përfundojë në burg, rrjedhja rrezikoi misionin për pilotin në Iran

19:59 | 06/04/2026
Adriatik Kupi emërohet Drejtor i Përgjithshëm i Burgjeve

Adriatik Kupi emërohet Drejtor i Përgjithshëm i Burgjeve

15:04 | 01/04/2026




TË FUNDIT

Papa Leoni dënon kërcënimet e Trump ndaj Iranit: Të papranueshme
Bota

Papa Leoni dënon kërcënimet e Trump ndaj Iranit: Të papranueshme

by mirseda
22:39 | 07/04/2026
0

Papa Leoni tha këtë të martë, 7 prill, tha se kërcënimet ndaj popullsisë së Iranit janë “të...

Çfarë do të ndodhë pas orës 2:00 në Iran?/ Mediat botërore japin tre skenarë

Çfarë do të ndodhë pas orës 2:00 në Iran?/ Mediat botërore japin tre skenarë

21:50 | 07/04/2026
Irani paralajmëron SHBA-në në OKB: Nuk do të qëndrojmë duarkryq ndaj kërcënimeve për krime lufte

Irani paralajmëron SHBA-në në OKB: Nuk do të qëndrojmë duarkryq ndaj kërcënimeve për krime lufte

21:45 | 07/04/2026
Kuvendi përjashton 2 deputetë të PD, Bardhi: Akt armiqësor dhe klimë tensioni nga mazhoranca

Kuvendi përjashton 2 deputetë të PD, Bardhi: Akt armiqësor dhe klimë tensioni nga mazhoranca

21:43 | 07/04/2026
Alarm në Lindjen e Mesme: Gjermania dhe Holanda u kërkojnë qytetarëve të largohen nga Emiratet Arabe

Alarm në Lindjen e Mesme: Gjermania dhe Holanda u kërkojnë qytetarëve të largohen nga Emiratet Arabe

21:32 | 07/04/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com