Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Shqipëria Ekonomi

Vërshojnë akuzat mbi Gulf: Nuk ka paguar taksa, gjoba e fatura

7 vjet ago
in Ekonomi, Shqipëria, Të Gjitha
Vërshojnë akuzat mbi Gulf: Nuk ka paguar taksa, gjoba e fatura

Institucionet shtetërore dhe bizneset private po tentojnë të marrin ç’të mundin përmes përmbarimit nga kompania Sun Petroleum, që tregtonte markën GULF dhe braktisi aktivitetin në prill.
Krahas tollonave që u la në dorë qindra klientëve, dy kompanitë e pakicës dhe shumicës (Sun Petroleum Albania dhe Sun Petroleum Albania Trading) rezultojnë që nuk kanë paguar as taksa, kanë marrë gjoba nga institucionet shtetërore, ndërkohë që kanë fatura pa likuidikuar të subjekteve të tjera.
Të parët që nxituan të zinin radhën për sekuestro ishin tatimet, që në 19 prill i kërkuan Qendrës KOmbëtare të Biznesit të mos lejojë tjetërsimin e mbi pasuritë dhe të drejtat pasurore që i përkasin tatimpaguesit Sun Petroleum Albania deri në shlyerjen e plotë të detyrimeve tatimore, rezulton që detyrimi i krijuar nga kompania, përfshirë interesa dhe gjoba është 40.7 milionë lekë, ose rreth 300 mijë euro.

Më pas, Genklaudis, operatori i dytë me i madh i tregtimit me shumicë të naftës në vend i është drejtuar përmbarimit pasi Sun Petroleum Albania Trading kishte fatura të papaguara prej rreth 18 mijë dollarë dhe një faturë tjetër prej 42 milionë lekësh. Këtyre u shtohen dhe shpenzimet përmbarimore prej 2.1 milionë lekë, duke e çuar detyrimin në total prej 46 milionë lekësh, apo rreth 350 mijë euro.

Inspektorati Shtetëror Teknik dhe Industrial (ISHTI) është institucioni tjetër shtetëror që i është drejtuar përmbarimit, pasi Sun Petroleum Albania kishte gjoba të papaguara që i përkisnin vitit 2016 dhe 2017. Përmbaruesi ka theksuar në datën 25 qershor, në kërkesën për sekuestron konservative për llogari të ISHTI, se në rastet kur pala debitore rezulton se ka shumë borxhe, si dhe ekziston rreziku që mund të boshatisë Ilogaritë bankare. duke e bërë të pamundur ekzekutimin, Kodi i procedurës Civile njeh të drejtën që ai të kalojë në ekzekutim të menjëhershëm të titullit ekzekutiv.

Në fund të qershorit, një tjetër sekuestro është vendosur nga përmbaruesit mbi kuotat e San Petroleum Albania Trading për llogari të shoqërisë audituese B&K legal and Tax Consulting, sërish për shkak të faturave të pashlyera nga kompania e tregtimit me shumicë të naftës.

Në mes të muajit prill, Sun Petroleum Albania shpk (e cila bën tregtimin me pakicë të naftës) ndërpreu furnizimin me naftë, ndërkohë që deri në ditën që ndërpreu aktivitetin kishte shitur tek klientët qindra tollona, në një skemë që rezultoi mini piramidë, teksa nafta ka mbaruar dhe tollonat kanë mbetur në duart e konsumatorëve.

Të dy kompanitë, Sun Petroleum Albania (e pakicës) dhe Sun Petroleum Albania Trading (e shumicës) janë offshore dhe si të tilla është e pamundur të identifikohen aksionerët. Aksioner zyrtar është Universal Energy Group, me seli në Delaëare të SHBA-ve, një zonë e njohur për krijimin e kompanive guackë.

Prokuroria ka nisur hetimet, pas denoncimeve të shumta, por deri tani nuk ka një shifër zyrtare se sa është dëmi që u është shkaktuar konsumatorëve që blenë tollonat, sa është detyrimi që Gulf ka ndaj furnitorëve të tjerë privatë dhe si do të bëhet shlyerja e këtyre detyrimeve. Monitor

Tags: faturagjobaGulfpaguarsekuestrottaksaVërshojnë

TË LIDHURA

Situata e zjarreve në vend/ Shuhen nëntë vatra, një tjetër nën monitorim nga zjarrfikësit
Aktualitet

Situata e zjarreve në vend/ Shuhen nëntë vatra, një tjetër nën monitorim nga zjarrfikësit

21:58 | 23/08/2025
“Prehu në paqe Vëlla!” – Ylli Ndoqi: Artur Zheji, njeriu që jetoi “360 Gradë”, por që “u tradhtua” nga zemra
Aktualitet

“Prehu në paqe Vëlla!” – Ylli Ndoqi: Artur Zheji, njeriu që jetoi “360 Gradë”, por që “u tradhtua” nga zemra

21:40 | 23/08/2025
Zjarrvënia në Fier/ Balluku: Nuk mund të trajtohet si një vepër e lehtë penale, rrezikon jetën e njerëzve
Aktualitet

Zjarrvënia në Fier/ Balluku: Nuk mund të trajtohet si një vepër e lehtë penale, rrezikon jetën e njerëzve

21:21 | 23/08/2025
Next Post
Emri/Kush është shqiptari, bëri gabimisht ushtrinë në Itali

Emri/Kush është shqiptari, bëri gabimisht ushtrinë në Itali

Njihuni me ‘heroin’ shqiptar, gjesti i madh që bëri

Njihuni me ‘heroin’ shqiptar, gjesti i madh që bëri

E goditi me thikë e u arratis, policia zbardh ngjarjen

E goditi me thikë e u arratis, policia zbardh ngjarjen

JU REKOMANDOJMË

“U fik flaka e shpirtit”, Frederik Ndoci humb njeriun e afërt, dedikimi prekës shpërndahet në rrjete sociale

“U fik flaka e shpirtit”, Frederik Ndoci humb njeriun e afërt, dedikimi prekës shpërndahet në rrjete sociale

22:35 | 19/08/2025
Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

15:27 | 21/06/2019
Familjarët gjejnë 33-vjeçarin pa shenja jete në oborrin e banesës në Bulqizë

Familjarët gjejnë 33-vjeçarin pa shenja jete në oborrin e banesës në Bulqizë

14:52 | 21/08/2025
Sara Gjordeni humb shokun e saj në aksidentin e rëndë në Berat, shpëton gruaja e tij

Sara Gjordeni humb shokun e saj në aksidentin e rëndë në Berat, shpëton gruaja e tij

12:54 | 18/08/2025




TË FUNDIT

Banka zvicerane gjobitet për pastrim parash, vlera e krimit rreth 71 milion franga
Bota

Banka zvicerane gjobitet për pastrim parash, vlera e krimit rreth 71 milion franga

by mirseda
22:50 | 23/08/2025
0

Zyra Federale e Prokurorit të Zvicrës ka gjobitur bankën “Safra Sarasin” me 3.5 milion franga zvicerane (4.34...

Tragjedi gjatë xhirimeve të “Emily in Paris”, vdes në Venecia ndihmësregjisori Diego Borella

Tragjedi gjatë xhirimeve të “Emily in Paris”, vdes në Venecia ndihmësregjisori Diego Borella

22:45 | 23/08/2025
U hodhën nga varka në det, zhduken 12 emigrantë në Spanjë

U hodhën nga varka në det, zhduken 12 emigrantë në Spanjë

22:31 | 23/08/2025
“Luftë” deklaratash në BE mbi forcën paqeruajtëse në Ukrainë

“Luftë” deklaratash në BE mbi forcën paqeruajtëse në Ukrainë

22:20 | 23/08/2025
Situata e zjarreve në vend/ Shuhen nëntë vatra, një tjetër nën monitorim nga zjarrfikësit

Situata e zjarreve në vend/ Shuhen nëntë vatra, një tjetër nën monitorim nga zjarrfikësit

21:58 | 23/08/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com