Petrit Vasili nuk ka të ndalur akuzat ndaj kryeministrit Rama. Në morinë e kritikave, ai shigjeton Ramën në lidhje me klasifikimin në artistë të vërtetë dhe jo të vërtetë.
Kreu i grupit parlamentar të LSI, Petrit Vasili, ka shigjetuar që në orët e para Ramën, se po sulmon artistët. Në postimin e radhës në rrjetin social Facebook, Vasili nuk kursen ironinë ndaj Ramës, sa i takon krahasimit që ka bërë më herët me shkencëtarët e Akademisë së Shkencave.
Kryeministri e pa të udhës të bënte këtë ndarje, por që Vasili ia sjell sërish në kujtesë.