Një i moshuar ka bërë gjithçka për të pasur një marrëdhënie me një djalë të ri. Philip Clements, 79 vjeç, tha se marrëdhënia e tyre është e mirë dhe ai u shfaq bashkë me partnerin e tij Florin Marin në programin Jeremy Kyle, këtë mëngjes.
Çifti u martua në prill të vitit të kaluar pas takimit të parë në vitin 2015.
Clements madje shiti shtëpinë e tij për 215,000 euro në Sandwich, Kent, për të blerë një banesë në Bukuresht, Rumani – ku ishte Marini dhe e transferoi pronësinë në emrin të partnerit të tij.
Çifti u nda pas disa muajsh dhe Clements mbeti i pastrehë pasi pasurinë e kishte të gjithën Marini.
Por, çifti kanë vendosur që t’i japin edhe një shans njëri -tjetrit.
Duke folur për marrëdhëniet e tyre, Clements tha: “Unë nuk kam para, por marrëdhënia jonë është më e mirë se kurrë, edhe pse nuk jam i sigurt nëse Florin pajtohet me mua”.