“Ju mund të qëndroni këtu”, këto ishin fjalët që Albana Ndoci dëgjoi nga një zyrtar amerikan i Emigracionit dhe Doganës.
Ajo mbylli sytë me duar dhe nuk mund t’u besonte veshëve për atë që kishte dëgjuar.
“Isha kaq nervoze. Pastaj më thanë, mund të qëndroj këtu. Isha kaq e lumtur “, -tha Ndoçi ndërsa po dilte nga zyrat e qendrës së ICE-së të martën.“Mendova për vajzat e mia.”
Nëna e tre vajzave, 40 vjeç, kishte një vit që ishte marrë nga zyrtarët e ICE, dhe qëndronte larg famoljes. Ajo tha se kishte frikë nga deportimi i menjëhershëm pasi dëgjoi për një varg ndarjesh familjare në qytet dhe përgjatë kufirit amerikan të Meksikës në javët e fundit.
Zyrtarët e ICE nuk iu përgjigjën kërkesës së tyre
“Pashë kaq shumë njerëz që mbanin njëri-tjetrin duke qanë (pas kontrollit të ICE). Unë dilja duke qarë dhe duke derdhur lot lumturie,” tha Ndoci e gëzuar.
“Më thanë që nuk do të largohesh, ndërsa fëmijët tuaj janë ende në shkollë. Unë isha duke menduar për vajzat e mia”.
Një turmë e aktivistëve dhe zyrtarëve të zgjedhur të mbledhur në zyrat e ICE brohorisnin kur panë atë të dilte jashtë, duke u lehtësuar dhe duke pohuar se ajo nuk do të ishte një tjetër viktimë e politikave të ashpra të emigracionit të Administratës Trump.
Njerëzit ishin mbledhur për Albana Ndocin në një tubim në Federal Plaza pasi Albana shkoi për të hyrë në ICE dhe iu dha një afat njëvjeçar për të qëndruar.
“Sot ne mund të festojmë lajm të ndritshëm mes kohëve shumë të errëta. Albana dhe u paraqit në ICE dhe iu leje qëndrimi për një vit”, tha Denis Johnston, presidenti 32BJ SEIU. “Ne jemi shumë mirënjohës që sonte Albana do të jetë në gjendje të shkojë në shtëpi”.
Avokatët e emigracionit thonë se Ndoci ka fituar të drejtën e saj për të jetuar këtu. Ajo u largua nga Shqipëria 16 vjet më parë, ka një leje ligjore për të punuar, dhe ka qenë një nënë e dedikuar për tri, të moshës 15, 12 dhe 6-vjeç.
Vajza e madhe e saj vuan nga skleroza, ndërsa vajza e dytë ka probleme me ezmeren.
“Bijat e mi kanë nevojë për mua,” tha ajo, duke qëndruar pranë vajzës së sajë të dytë, Ana.
Avokatët thanë se nuk mund të diskutonin për specifikat rreth çështjes së Ndoçit, por thanë se e dinë se ajo është një nga të paktët që u është dhënë një afat që kur Donald Trump mori detyrën.
“Familjet në të gjithë vendin tonë dhe në kufi nuk janë aq me fat”, tha Johnston. “Mijëra fëmijë të vegjël mbeten të ndarë nga prindërit e tyre. Të gjitha familjet duhet të jenë në gjendje të qëndrojnë të sigurt së bashku si Albana dhe familja e saj.”
“Isha shumë nervoze. Tani jam shumë i lumtur “, tha Ana. “Unë jam e lumtur që po vjen në shtëpi sonte. Kisha frikë se nuk do ta shihja më.”
Burimi: nydailynews.com
Përshtati: Tirana Today