Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Kryesore

Ua shet “sapunin për djathë”/Si Veliaj po tremb aktorët me “vdekjen”

8 vjet ago
in Kryesore, Politikë, Shqipëria, Të Gjitha
Ua shet “sapunin për djathë”/Si Veliaj po tremb aktorët me “vdekjen”

Përdorimi i termave teknikë, është një ndër instrumentët për t’ia hedhur çdokujt që nuk ka një informacion në fushën përkatëse.

Kjo është një lloj strategjie e cila përdoret shpesh përmes propagandës qoftë në një sistem demokratik, nga ata që mbajnë me dhunë pushtetin, nga klasa politike e cila kërkon t’iu mbushë mendjen edhe qytetarëve të cilët nuk kanë njohuritë më të vogla, për t’ua shitur “sapunin për djathë”.

Në çastin kur Veliaj nuk ua doli dot mbanë artistëve sa i takon çështjes së teatrit, ai kalon në një fazë tjetër, atë të një gjetjeje që në të shumtën e rasteve rezulton me sukses.

Edhe në dëgjesën e sotme, përpos shkaktimit të panikut të krijuar në radhët e artistëve, ai nuk ngurroi të citojë se ishte në dijeni të shkaktimit të një situate sherri, ndaj do të ishte ai që do të lunte rolin e moderatorit.

Ka qenë drejtori i institutit të inxhinierisë ai që ka sjellë një panoramë të përgjithshme të gjendjes së teatrit, duke krijuar një perceptim sikur teatri është një godinë ku njerëzit mund të gjejnë vdekjen.

Drejtori ka folur për depozita me naftë, ambiente të rrezikshme vdekjeprurëse, vdekje të miqve të tij etj. Kur kryefjala e asaj që përçojnë se teatri sjell vdekje, është gjetja më perlë e lali Erit, për të krijuar panik tek aktorët.

Kur ai akuzon aktorin Neritan Licaj si të përdorur politikisht, vetëm sepse kërkoi mos cënimin e sipërfaqes së teatrit, harron hera-herës se për të shmangur debatin, akuzon artisët që flasin kundër.

Nëse bëjmë një kërkim të vogël, shikjmë qartësisht se kjo taktikë e lali Erit është bërë rrugë, madje ai ia ka marrë dorës. Opinioni publik është vënë përballë ekspertëve të qeverisë që thonë se teatri rrezikon të shembet, për shkak të vjetërsisë dhe duhet një i ri, dhe artistët që kërkojnë ruajtjen e rikonstruksionin e kësaj godine edhe si vlerë kulturore e historike.

Pak ditë më parë, përfaqësues të arkitektëve të pranishëm në takimin e thirrur nga Kryebashkiaku, e cilësuan situatën si alarmante në ndërtesën e teatrit.

Urbanistët deklaruan se godina, për shkak të vjetërsisë, është jashtë standardeve dhe kushteve minimale.

Sipas drejtorit të Institutit të Ndërtimit, Agron Hysenlliu, “godina mund të rrëzohet dhe të zërë brenda aktorët, ndaj duhet të pezullohet aktiviteti”. Ai tha se është kërkuar nga drejtori i Teatrit Kombëtar, mbyllja e aktivitetit derisa të gjendet zgjidhje për godinën.

Ekspertët thonë se mund të ndodhë më e keqja, nëse nuk ndërhyhet për shembjen e godinës. Sipas tyre, godina mund të zërë poshtë artistët.

Po ashtu, edhe kreu i zjarrfikësve në Tiranë, Shkëlqim Goxhaj, tha se godina e Teatrit Kombëtar, në situatën aktuale nuk garanton siguri në raste zjarri. Ai tha se janë bërë disa kontrolle në këtë godinë, dhe janë vërejtur shkelje që nuk janë riparuar edhe sot.

“Është kërkuar që ky institucion, për shkak këtyre problematikave duhet të mos vazhdojë më aktivitetin”, tha Goxhaj.

Nuk kishte si të ndodhte ndryshe, ku shumica e ekspertëve të sigurisë për ndërtesat dhe urbanistët, thanë se kemi të bëjmë me një situatë alarmante.

Nëse arkitektët kanë qëndrime të ndryshme për godinën, deklaratat e zyrtarëve të shtetit duket se japin një ide për situatë afër tragjedisë. Pra sipas tyre, Teatri Kombëtar mund të rrëzohet nga ora në orë.

Nëse bëjmë një përballje të këtyre qëndrimeve, për artistët, alarmi për kushtet e këqija bëhet nga ana e qeverisë për të justifikuar pikërisht shembjen e godinës dhe ndërtimin e një objekti të ri.

Jo më larg se dy ditë më parë, gjatë një bashkëbisedimi me gazetarë në Barcelonë, arkitekti i Studios Bjarke Ingels Group, tha se godina aktuale e Teatrit Kombëtar nuk ka mundësi që të rikonstruktohet.

Ai është i mendimit se dy godinat aktuale të teatrit janë jashtëzakonisht të ngushta, duke mos krijuar hapësirën e nevojshme fizike.

“Nëse ke një shfaqje të madhe, si për shembull Otello, Hamleti apo Mbreti Lear, do të jetë e nevojshme që elementë të mëdha skenikë të hyjnë e të dalin nga skena dhe godina aktuale thjesht nuk e ka gjeometrinë, nuk e ka hapësirën, për të qenë një Teatër Kombëtar i vërtetë. Teatri i ri Kombëtar që kemi projektuar do të ketë dy teatro eksperimentalë, që janë tejet të ngjashme me skenat ekzistuese, por do të ketë edhe një skenë të mirëfilltë teatrale, që do të ketë mbiskenë, nënskenë, skenat anësore”, tha Bjarke.

“Ajo që kuptuam shumë shpejt është se dy volumet e holla të godinave ekzistuese nuk janë ndërtuar me qëllimin për të funksionuar si Teatër Kombëtar, janë ndërtuar si hapësira argëtimi për ushtarakët italianë dhe pastaj janë transformuar e përdorur si teatër. Por nuk kanë dimensionet fizike për të mbajtur një audience të madhe, që do të ishte e rëndësishme për një Teatër Kombëtar, nuk ka hapësira për skenat anësore, nuk ka lartësinë e mbiskenës, nuk ka një nënskenë: pra nuk ka gjeometrinë për te funksionuar si një Teatër Kombëtar”, theksoi arkitekti Bjarke.

TIRANA TODAY

Tags: artistetdëgjesaErion VeliajTeatri

TË LIDHURA

Partia Mundësia themelon forumin e gruas: Kur fuqizohen gratë, fiton e gjithë shoqëria
Aktualitet

Partia Mundësia themelon forumin e gruas: Kur fuqizohen gratë, fiton e gjithë shoqëria

22:28 | 28/03/2026
Begaj: Mjekësia nuk është thjesht profesion, por përkushtim
Aktualitet

Begaj: Mjekësia nuk është thjesht profesion, por përkushtim

21:40 | 28/03/2026
Prefekti Shkëlqim Hajdari uron  sportistët, mbështetje për bilardon dhe karaten
Aktualitet

Prefekti Shkëlqim Hajdari uron sportistët, mbështetje për bilardon dhe karaten

20:36 | 28/03/2026
Next Post
Brikena Ukperaj kalon vetting-un

Brikena Ukperaj kalon vetting-un

Balla ia mbledh Bashës: Ik shtrëngo llastikun e brekusheve o budalla i fshatit

Balla ia mbledh Bashës: Ik shtrëngo llastikun e brekusheve o budalla i fshatit

Deti/Detajet e marrëveshjes, ç’pritet të diskutohet në takimin Rama-Cipras

Deti/Detajet e marrëveshjes, ç'pritet të diskutohet në takimin Rama-Cipras







JU REKOMANDOJMË

Deklarata në gjyqin për Liridona Ademajn, reagon Pacolli: Kam heshtur jo nga frika, por…

Deklarata në gjyqin për Liridona Ademajn, reagon Pacolli: Kam heshtur jo nga frika, por…

18:17 | 27/03/2026
Gara për Drejtorin e Policisë së Shtetit, Tonin Voci kryeson listën e kandidatëve

Gara për Drejtorin e Policisë së Shtetit, Tonin Voci kryeson listën e kandidatëve

18:32 | 27/03/2026
Rama përplaset me Spiropalin në mbledhjen e PS: “Këtu nuk flet ti!” – reagon ish-ministrja

Rama përplaset me Spiropalin në mbledhjen e PS: “Këtu nuk flet ti!” – reagon ish-ministrja

19:56 | 28/03/2026
Krimi në Roskovec/ Vëllai: “E vrau motrën”, zbulon detaje tronditëse

Krimi në Roskovec/ Vëllai: “E vrau motrën”, zbulon detaje tronditëse

11:36 | 25/03/2026




TË FUNDIT

Izrael/ Përleshje në protestat kundër luftës me Iranin, 18 të arrestuar
Bota

Izrael/ Përleshje në protestat kundër luftës me Iranin, 18 të arrestuar

by mirseda
22:50 | 28/03/2026
0

Policia izraelite arrestoi të paktën 18 persona pas përleshjeve gjatë protestave kundër luftës me Iranin në disa...

Itali / Zhduket kamioni me 12 tonë çokollata KitKat, rrezikohen furnizimet në prag të Pashkëve

Itali / Zhduket kamioni me 12 tonë çokollata KitKat, rrezikohen furnizimet në prag të Pashkëve

22:32 | 28/03/2026
Partia Mundësia themelon forumin e gruas: Kur fuqizohen gratë, fiton e gjithë shoqëria

Partia Mundësia themelon forumin e gruas: Kur fuqizohen gratë, fiton e gjithë shoqëria

22:28 | 28/03/2026
Bastisje në burgun e Koridhalosit/ Arrestohet një i dënuar

Bastisje në burgun e Koridhalosit/ Arrestohet një i dënuar

22:17 | 28/03/2026
Grupi Houthi nis një tjetër sulm me raketë ndaj Izraelit

Grupi Houthi nis një tjetër sulm me raketë ndaj Izraelit

22:03 | 28/03/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com