Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Kryesore

Kancelari austriak i hapi goxha punë Ramës për refugjatët. Çfarë po bluan në mendje kryeministri?

8 vjet ago
in Kryesore, Politikë, Shqipëria, Të Gjitha
Kancelari austriak i hapi goxha punë Ramës për refugjatët. Çfarë po bluan në mendje kryeministri?

Ardhja e refugjatëve në vendin tonë ka qenë kryefjala e ditëve të fundit. Përballja e Ramës me opozitën, dhe akuzat e kundër-akuzat kanë qënë të forta, por kryeministri nuk ka të ndalur. Edhe një herë tjetër, ai ka mëshuar fort deklaratave të lëshuara edhe më herët, se lajmi mbi refugjatët është i rremë.

Pas seancës së të enjtes në Kuvend, ai përveshi mëngët ndaj Partisë Demokratike. Duke shfrytëzuar ceremoninë e organizuar këtë të dielë në sheshin “Skënderbej”, Rama ka nxjerrë “kthetrat” dhe ka vënë pikat mbi “i”, pas panikut të krijuar nga kancelari austriak Kurz.

Sebastian Kurz: “Tema kryesore për të cilën ne folëm sot, ishte lufta kundër emigracionit ilegal. Ne po përjetojmë në Ballkan, në këtë moment, një rrugë të re të migracionit. Kontrabandistët përpiqen që njerëzit t’i marrin nga Greqia përmes rrugës së Shqipërisë në Europën Qendrore. Kjo ka një rëndësi shumë të madhe, sepse duhet të luftojmë kundër këtij fenomeni dhe kundër kësaj rruge”.

Kështu deklaroi kancelari austriak Sebastian Kurz, gjatë konferencës së përbashkët me kryeministrin Edi Rama. Sipas tij, shifrat e refugjatëve po rriten dhe problemi duhet të trajtohet që tani, përpara se të bëhen shumë të mëdha, siç ka qenë rasti në 2015-ën dhe në 2017-ën.

Por ndryshe nga qëndrimi i Kurz, Rama po përpiqet që të qetësojë ujrat. “Ky shesh ka qenë një shesh betejash politike. Mbi këtë projekt për sheshin mund të bëhet një libër i tërë. Çmimi për sheshin është një trofe me rëndësi për Tiranën. Ka qenë një nga mijëra lajmet e rreme që e bënë Shqipërinë djep të fake-news. Ka qenë një lajm i rremë njësoj siç është sot lajmi për kampin e refugjatëve, që do mbledhë refugjatë nga e gjithë bota këtu në Shqipëri, apo të tjera lajme të rreme që përhapen dita ditës.

Problemi i Shqipërisë nuk është buka dhe uria, por shumë probleme të tjera që kanë të bëjnë me fëmijët, me të moshuarit, me gjithë mundësinë për të pasur akses për zhvillimin individual dhe familjar”, përfundoi Rama.

Pavarësisht çfarë thotë kryeministri, një ndër gazetat më në zë gjermane, “Der Spiegel”, ka shkruar më herët se Shqipëria është një ndër vendet që shihet si më e mundshmja për ngritjen e kampeve të pritjes së refugjatëve nga lindja.

“Der Spiegel” i referohet një deklarate të kancelarit austriak, Sebastian Kurz dhe shkruan:

“Kryeministri austriak Kurz pas takimit me Ministrin e Brendshëm gjerman Seehofer, deklaron se Austria po punon me një grup të vogël vendesh të BE-së për planin e ngritjes së qendrave të pritjes për refugjatët jashtë BE-së. Planet janë tejet konfidenciale për të rritur propabilitetin e realizimit të tyre”.

Madje kancelari është pyetur drejtpërdrejt në lidhje me Shqipërinë, dhe nëse do të ngrihen atje kampet për refugjatët, e përgjigjja e Kurz ka qenë e shkurtër:  “Do ta shohim”.

TIRANA TODAY

Tags: deklarateramaRefugjatët

TË LIDHURA

Berisha lajmëron protestën e ardhshme, ja kur do të mbahet
Politikë

Berisha lajmëron protestën e ardhshme, ja kur do të mbahet

21:53 | 21/02/2026
Prefektura e Korçës: Ndalohen mjetet e rënda në Maliq–Lozhan–Moglicë
Aktualitet

Prefektura e Korçës: Ndalohen mjetet e rënda në Maliq–Lozhan–Moglicë

20:07 | 21/02/2026
“Paralizohen” akset rrugore në juglindje të vendit, radhë kilometrike nga Korça drejt Tiranës
Aktualitet

“Paralizohen” akset rrugore në juglindje të vendit, radhë kilometrike nga Korça drejt Tiranës

19:07 | 21/02/2026
Next Post
Policia e pushuesit “dhëmbë për dhëmbë” për skafet

Policia e pushuesit “dhëmbë për dhëmbë” për skafet

Reagon federata zvicerane: Ka momente kaq të mëdha…

Reagon federata zvicerane: Ka momente kaq të mëdha…

Kumbaros i ka hyrë frika në palcë për Teatrin. Po tani, pas kujt do fshihet?

Kumbaros i ka hyrë frika në palcë për Teatrin. Po tani, pas kujt do fshihet?







JU REKOMANDOJMË

LAJMI I FUNDIT/ Hidhet nga ura e Babrroit, ndërron jetë i riu

LAJMI I FUNDIT/ Hidhet nga ura e Babrroit, ndërron jetë i riu

12:16 | 20/02/2026
U vetëplagos me armë zjarri, ndërron jetë 27-vjeçari në Tiranë

U vetëplagos me armë zjarri, ndërron jetë 27-vjeçari në Tiranë

20:53 | 20/02/2026
Nuk iu bashkua banorëve në festimet e Pavarësisë së Kosovës, Brikena zbulon arsyen

Nuk iu bashkua banorëve në festimet e Pavarësisë së Kosovës, Brikena zbulon arsyen

20:35 | 17/02/2026
“Tani të fika”/ E papritur në Big Brother, ‘hakmerret’ Rogerti duke lagur me ujë Kristin

“Tani të fika”/ E papritur në Big Brother, ‘hakmerret’ Rogerti duke lagur me ujë Kristin

20:51 | 16/02/2026




TË FUNDIT

Berisha lajmëron protestën e ardhshme, ja kur do të mbahet
Politikë

Berisha lajmëron protestën e ardhshme, ja kur do të mbahet

by mirseda
21:53 | 21/02/2026
0

Pas protestës së 20 shkurtit, Sali Berisha lajmëruar protestën e radhës, që do të mbahet më 28...

Zbulohet arsyeja e përjashtimit të Kristit nga BBV

Zbulohet arsyeja e përjashtimit të Kristit nga BBV

21:36 | 21/02/2026
Flet partnerja e Erik Lloshi për hyrjen në “BBVA”: Dy javë pa komunikim

Flet partnerja e Erik Lloshi për hyrjen në “BBVA”: Dy javë pa komunikim

20:36 | 21/02/2026
Prefektura e Korçës: Ndalohen mjetet e rënda në Maliq–Lozhan–Moglicë

Prefektura e Korçës: Ndalohen mjetet e rënda në Maliq–Lozhan–Moglicë

20:07 | 21/02/2026
Qindra myslimanë bëjnë iftar dhe falin teravitë në zemër të New Yorkut

Qindra myslimanë bëjnë iftar dhe falin teravitë në zemër të New Yorkut

19:46 | 21/02/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com