Granit Xhaka dhe Xherdan Shaqiri ishin protagonistë në fitoren e sotme ndaj Serbisë me 2 golat e realizuar. Gjatë festës së golit, të 2 futbollistët shqiptarë, që luajnë për Zvicrën, kanë festuar me shqiponjë duke tërbuar serbët.
Kjo gjë nuk është pritur aspak mirë nga mediat serbe të cilat në përfundim të takimit kanë shkruar: “FIFA duhet të marri masa. Xhaka dhe Shaqiri kanë thyer rrjetin dhe kanë provokuar serbët me simbolin e Shqipërisë”, shkoi “Kurir” në fundin e ndeshjes.Xhaka shënoi një gol spektakolarë vetëm pak minuta pasi fillo pjesa e parë dhe emocionet ishin të papërshkrueshme për të që menjëherë kryqëzoi duart duke bërë simbolin e shqiponjës.
Ndërsa Shaqiri vetëm pak minuta nga përfundimi fluturon në një kundërsulm dhe dërgon topin në rrjetë. As ky i fundit nuk e kursen aspak të tregojë krenarinë e tij që është shqiptar në sy të serbëve duke bërë shqiponjën, por nuk e lë me kaq më pas tregon dhe muskujt.