Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Stil

Çfarë ndodh nëse emigroni pa dokumente drejt Amerikës

8 vjet ago
in Stil, Të Gjitha
Çfarë ndodh nëse emigroni pa dokumente drejt Amerikës

Një vështrim hap pas hapi i asaj që ndodh me imigrantët pa dokumente që përpiqen të hyjnë në Shtetet e Bashkuara. Ka dy mënyra për të hyrë në Shtetet e Bashkuara.

Tek një port hyrjeje

Imigrantët prezantohen para një zyrtari të imigracionit dhe kërkojnë strehim, duke deklaruar se “kanë frikë nga persekutimi” në vendet e tyre të origjinës. Ata i nënshtrohen dy intervistave nga dy zyrtarë të ndryshëm, të cilët duhet të konfirmojnë se frika e tyre ka bazë.Politika e deritanishme ka qenë që imigrantëve u vihen monitorë tek kyçi i këmbës, si dhe u jepet një njoftim për t’u paraqitur në gjykatën e imigracionit. Pastaj ata lihen të lirë të jetojnë në mesin e popullsisë, një politikë që quhet “kap dhe liro”. Kjo mendohet se ndodh për personat që paraqiten tek porti i hyrjes. Por ka patur lajme të ndryshme, sipas të cilave, njerëzit kthehen mbrapsht nga portet e hyrjes, për shkak të numrit të madh të aplikantëve. Po ashtu ka patur njoftime se njerëzit që paraqiten tek portet e hyrjes janë ndaluar dhe janë ndarë nga fëmijët e tyre.

Tek një pikëkalim i paligjshëm

Nëse kapen, imigrantët që përpiqen të hyjnë ilegalisht në Shtetet e Bashkuara përmes porteve të hyrjes, arrestohen; ndaj tyre ngrihen akuza kriminale dhe dërgohen tek një qendër procesimi.

Atje fëmijët ndahen nga prindërit, ngaqë ligji amerikan nuk lejon që një fëmijë të mbahet së bashku me prindin në një burg federal. Prindërit vendosen në një qendër ndalimi dhe fëmijët çohen në një strehë, ku ata përballen me trajtimin e rastit të tyre të imigracionit.

Imigrantët që hyjnë në mënyrë të paligjshme, ka raste që kërkojnë edhe azil.

Procesi për të rriturit:

Nëse azilkërkuesit i kapërcejnë intervistat e para, ata tranferohen tek qendra e Imigracionit dhe Doganave, në pritje të seancës së tyre gjyqësore, që mund të marrë muaj të tërë. Në se imigranti fiton azilin, atij i jepet statusi i refugjatit nga një gjykatës federal. Në se azilkërkuesi nuk është në gjendje të japë prova për “frikë të besueshme”, ai deportohet në vendin e tij dhe i ndalohet hyrja në Shtetet e Bashkuara për 5 vjet.

Personat e arrestuar në kufirin mes porteve të hyrjes, akuzohen për hyrje të paligjshme dhe ndiqen penalisht në një gjykatë kriminale. Dënimi maksimal për një individ që hyn në mënyrë të paligjshme në Shtetet e Bashkuara, është 6 muaj, në se e ka për herë të parë dhe dy vjet për çdo shkelje të përsëritur.Për fëmijët

Fëmijët e ndarë nga familjet e tyre mbahen përkohësisht në qendra për jo më tepër se tre ditë.

Paskësaj, ata i dorëzohen Zyrës për Sistemimin e Refugjatëve(ORR), që është një agjenci brenda Departamentit të Shëndetësisë dhe Shërbimeve Sociale. ORR i dorëzon fëmijët tek njëra prej 110 qendrave të strehimit, që operohen nga grupe jofitimiprurëse. Agjencia ORR kërkon që fëmijët të mbahen atje “mesatarisht për më pak se 57 ditë”. Por mbrojtësit e të drejtave të fëmijëve thonë se disa prej tyre kanë qëndruar atje për muaj të tërë.

Në fund, ORR i vendosin fëmijët së bashku me anëtarë të familjes, prindër të adoptuar, ose sponsorizues të tjerë. Nuk ka kufizim se sa kohë do të marrë për ta sistemuar një fëmijë në një shtëpi.

Ribashkimi dhe kthimi

Pas lirimit nga qendrat e ndalimit, prindërit mund të përpiqen të mësojnë vendndodhjen e fëmijëve të tyre, përmes një linje telefonike të Qendrës së Imigracionit dhe Doganave, ose duke telefonuar agjencinë ORR. Por disa media njoftojnë se nuk ka një proces zyrtar, apo kanal të qartë për të mësuar vendndodhjen e prindërve dhe fëmijëve dhe se disa prindër janë deportuar kundër dëshirës së tyre, pa fëmijët.

Tags: AmerikësçfarëdrejtemigroniNdodhNësepa dokumente

TË LIDHURA

Hakerat iranianë sulmojnë Gjykatën e Lartë, grupi “Homeland Justice”
Bota

Hakerat iranianë sulmojnë Gjykatën e Lartë, grupi “Homeland Justice”

08:46 | 31/03/2026
Administrata pushon, gjobat vijojnë/ Bizneset penalizohen edhe në ditë pushimi
Të Gjitha

Administrata pushon, gjobat vijojnë/ Bizneset penalizohen edhe në ditë pushimi

11:33 | 24/03/2026
Rama: Gati ligji për referendumet, synohet ulja e deputetëve dhe “shtëpi e re” për Kuvendin.
Aktualitet

Rama: Gati ligji për referendumet, synohet ulja e deputetëve dhe “shtëpi e re” për Kuvendin.

12:56 | 21/03/2026
Next Post
Lotët e këtij djaloshi e bëjnë më të bukur Botërorin (Video)

Lotët e këtij djaloshi e bëjnë më të bukur Botërorin (Video)

Portieri i bën “varrin” Argjentinës, Kroacia në avantazh (Video)

Portieri i bën “varrin” Argjentinës, Kroacia në avantazh (Video)

Negociatat/Shqipërisë i mbyllet porta, ja cili shtet i rëndësishëm voton kundër

Negociatat/Shqipërisë i mbyllet porta, ja cili shtet i rëndësishëm voton kundër







JU REKOMANDOJMË

Poloni-Shqipëri/ Nis ndeshja, kuqezinjtë duan fitoren

Poloni-Shqipëri/ Nis ndeshja, kuqezinjtë duan fitoren

20:54 | 26/03/2026
Deklarata në gjyqin për Liridona Ademajn, reagon Pacolli: Kam heshtur jo nga frika, por…

Deklarata në gjyqin për Liridona Ademajn, reagon Pacolli: Kam heshtur jo nga frika, por…

18:17 | 27/03/2026
Gara për Drejtorin e Policisë së Shtetit, Tonin Voci kryeson listën e kandidatëve

Gara për Drejtorin e Policisë së Shtetit, Tonin Voci kryeson listën e kandidatëve

18:32 | 27/03/2026
Rama përplaset me Spiropalin në mbledhjen e PS: “Këtu nuk flet ti!” – reagon ish-ministrja

Rama përplaset me Spiropalin në mbledhjen e PS: “Këtu nuk flet ti!” – reagon ish-ministrja

19:56 | 28/03/2026




TË FUNDIT

Investimet e Kastratit transformojnë ‘TIA’, shtohen pasagjerët dhe ulen çmimet
Aktualitet

Investimet e Kastratit transformojnë ‘TIA’, shtohen pasagjerët dhe ulen çmimet

by mirseda
15:47 | 01/04/2026
0

Transformimi i Aeroportit Ndërkombëtar të Tiranës në 5-vjeçarin e fundit është një nga shembujt më të qartë...

Pas deklaratës së babait të Selin, reagon Rabea Shahini: Miri kështu është…

Pas deklaratës së babait të Selin, reagon Rabea Shahini: Miri kështu është…

15:45 | 01/04/2026
PD sulmon AKSHI-n, Bardhi kërkon hetim për “trurin digjital” të shtetit

PD sulmon AKSHI-n, Bardhi kërkon hetim për “trurin digjital” të shtetit

15:31 | 01/04/2026
L*fta me Iranin drejt fundit? Trump trondit botën: SHBA mund të largohet nga NATO

L*fta me Iranin drejt fundit? Trump trondit botën: SHBA mund të largohet nga NATO

15:22 | 01/04/2026
Kristi Lamaj dhe Lei Kraja bëhen bashkë për të moderuar këtë emision

Kristi Lamaj dhe Lei Kraja bëhen bashkë për të moderuar këtë emision

15:20 | 01/04/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com