Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Kryesore

(VIDEO) Parlamentarizmi “guerilas”/A po shkon PD drejt shkërmoqjes?!

8 vjet ago
in Kryesore, Politikë, Shqipëria, Të Gjitha
(VIDEO) Parlamentarizmi “guerilas”/A po shkon PD drejt shkërmoqjes?!

Opozita me në krye Partinë Demokratike ia arriti edhe ditën e sotme që të sabotonte zhvillimin normal të seancës plenare. Kryedemokrati, Lulzim Basha së bashku me sejmenët e tij i ra tavolinave dhe akuzoi kryeministrin Rama se po bën pazar për negociatat për të sjellë në Shqipëri rreth 600 mijë refugjatë nga Lindja, kryesisht sirianë.

Nga ana e saj, mazhoranca tentoi t’i përtypë lumin e akuzave, përmes ngërdheshjes së Edi Ramës dhe të bindurit të tij, Taulant Balla. Ndërkohë Bashkimi Evropian përmes vendeve të tij serioze po heziton që t’i japë Shqipërisë dritën jeshile për hapjen e negociatave.   

LEXO EDHE: Video/ Sherr në Kuvend, demokratët godasin tavolinat. Basha: Rama bën llogaritë e tij, nuk qan hallin e shqiptarëve


Përkundër aferave korruptive të mazhorancës, e cila është akuzuar në vijimësi, opozita duket se ka një problem të madh me veten. Këtë problem e tregoi edhe tre ditë më parë në Komisionin e Medias lidhur me shembjen e Teatrit Kombëtar.

LEXO EDHE: (VIDEO) Kujt po i shërben sherri politik?!

Që projekti i ndërtimit të një Teatri të ri Kombëtar bie erë korrupsion,kjo është tashmë e qartë. Por forma e zgjedhur nga PD për t’iu kundërvënë kësaj afere, është e gabuar.

Deputetët Salianji dhe Noka ia dolën të poshtërojnë kryebashkiakun Erion Veliaj, duke e dëbuar nga dëgjesa parlamentare për çështjen e teatrit. Me akuzat e tyre ata e destabilizuan Veliajn, sidomos kur i kujtuan të ndjerin Ardit Gjoklaj, që humbi jetën në landfilldin e Sharrës, ku ishte i punësuar në të zezë.

Por përtej efektit mediatik, sjellja agresive pengoi vijimësinë e diskutimeve dhe transparencën mbi fatin e Teatrit Kombëtar.

LEXO EDHE:Video/ Salianji ia plas në grusht gardistit

Basha i rrahu shpatullat “guerilasve” të tij të besuar, por jo të gjithë janë në një mendje me të. Deputetja e re demokrate, Rudina Hajdari, vajza e Azem Hajdarit, e cilësoi ngjarjen ”një boks politik”, që nuk i shërbeu artistëve.Heshtja apo mosprania e deputetëve të tjerë në akte të tilla, nënkupton rezervat që ata kanë ndaj një opozitarizmi të tillë. Në garën se kush është më i ashpër ndaj Ramës, Monika Kryemadhi, i ka bërë thuajse dalje figurave të moderuara në LSI, si Panariti, Naço apo Haxhinasto.

Nuk dihet nëse Basha do të veprojë në të njëjtën mënyrë me rebelët, apo nëse këta të fundit do të ikin vetë. Fakt është se shumë ish-deputetë, figura të njohura të PD, janë gati të shpallin krijimin e partisë së re. Në më pak se një vit mbahen zgjedhjet lokale, dhe duket se PD do të pësojë çarjen e saj të radhës.

TIRANA TODAY

Tags: “guerilas"drejtParlamentarizmiPDshkërmoqjesShkon

TË LIDHURA

Avokati i Popullit, Endri Shabani pret Koordinatoren e OKB-së, fokus te të drejtat e njeriut
Aktualitet

Avokati i Popullit, Endri Shabani pret Koordinatoren e OKB-së, fokus te të drejtat e njeriut

11:24 | 20/02/2026
Kërkoi ndryshim të masës së arrestit, Apeli i GJKKO rrëzon ish-deputetin e PS-së, Jurgis Çyrbja
Aktualitet

Kërkoi ndryshim të masës së arrestit, Apeli i GJKKO rrëzon ish-deputetin e PS-së, Jurgis Çyrbja

10:15 | 20/02/2026
Votimet në Këshillin Mbikëqyrës të BSH-së, PS voton ish-deputetin e PD Selami Xhepa.
Aktualitet

Votimet në Këshillin Mbikëqyrës të BSH-së, PS voton ish-deputetin e PD Selami Xhepa.

09:58 | 20/02/2026
Next Post
Pas Kim Yong Un, Trump përgatitet të takohet me të gjithëpushtetshmin

Pas Kim Yong Un, Trump përgatitet të takohet me të gjithëpushtetshmin

Provokimi nga Serbia: Do luajmë kundër Zvicrës, Shqipërisë apo Prishtinës

Provokimi nga Serbia: Do luajmë kundër Zvicrës, Shqipërisë apo Prishtinës

Deklarata e fortë e Kloop: Ja pse na mungon Shqipëria në Botëror

Deklarata e fortë e Kloop: Ja pse na mungon Shqipëria në Botëror







JU REKOMANDOJMË

“Kam gabuar në jetë”/ Zbardhet dëshmia e 18-vjecares: kur qëllova veten, i dashuri…

“Kam gabuar në jetë”/ Zbardhet dëshmia e 18-vjecares: kur qëllova veten, i dashuri…

09:31 | 14/02/2026
Nuk iu bashkua banorëve në festimet e Pavarësisë së Kosovës, Brikena zbulon arsyen

Nuk iu bashkua banorëve në festimet e Pavarësisë së Kosovës, Brikena zbulon arsyen

20:35 | 17/02/2026
“Tani të fika”/ E papritur në Big Brother, ‘hakmerret’ Rogerti duke lagur me ujë Kristin

“Tani të fika”/ E papritur në Big Brother, ‘hakmerret’ Rogerti duke lagur me ujë Kristin

20:51 | 16/02/2026
Qëllohet pas sherrit në klub nate, publikohet fotoja e 25-vjeçarit të vrarë në Itali

Qëllohet pas sherrit në klub nate, publikohet fotoja e 25-vjeçarit të vrarë në Itali

16:22 | 14/02/2026




TË FUNDIT

Avokati i Popullit, Endri Shabani pret Koordinatoren e OKB-së, fokus te të drejtat e njeriut
Aktualitet

Avokati i Popullit, Endri Shabani pret Koordinatoren e OKB-së, fokus te të drejtat e njeriut

by mirseda
11:24 | 20/02/2026
0

Avokati i Popullit i Shqipërisë, Endrit Shabani, priti në një takim zyrtar Koordinatoren e Përhershme të Kombeve...

Kërkoi ndryshim të masës së arrestit, Apeli i GJKKO rrëzon ish-deputetin e PS-së, Jurgis Çyrbja

Kërkoi ndryshim të masës së arrestit, Apeli i GJKKO rrëzon ish-deputetin e PS-së, Jurgis Çyrbja

10:15 | 20/02/2026
SHBA-të i paguajnë 160 milionë dollarë, por OKB po pret miliarda

SHBA-të i paguajnë 160 milionë dollarë, por OKB po pret miliarda

10:04 | 20/02/2026
Votimet në Këshillin Mbikëqyrës të BSH-së, PS voton ish-deputetin e PD Selami Xhepa.

Votimet në Këshillin Mbikëqyrës të BSH-së, PS voton ish-deputetin e PD Selami Xhepa.

09:58 | 20/02/2026
Trump paralajmëron Iranin: Marrëveshje brenda 10–15 ditësh ose do të ndodhin gjëra shumë të këqija

Trump paralajmëron Iranin: Marrëveshje brenda 10–15 ditësh ose do të ndodhin gjëra shumë të këqija

09:50 | 20/02/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com