Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Shqipëria

Plani i BE-së për Shqipërinë, ja çfarë do të bëhet me refugjatët

8 vjet ago
in Shqipëria, Të Gjitha
Plani i BE-së për Shqipërinë, ja çfarë do të bëhet me refugjatët

Problemet serioze me refugjatët mund të vërshojnë edhe Ballkanin. Një ndër vendet më të prekura mund të jetë edhe Shqipëria.

Ministri kroat i Punëve të Brendshme, Davor Bozhinoviq u gjet në Berlin në momentin kur kolegu i tij Horst Seehofer po kalon një periudhë të vështirë politike, për shkak të mosmarrëveshjeve me kancelaren Angela Merkel. Por as kjo nuk pengoi politikanin nga Bavaria që të bisedojë me kolegun kroat për temën që e ngarkon më së shumti – çështjen e refugjatëve. Kjo është tema kryesore momentalisht në Berlin dhe në Bashkimin Evropian.

Evropa Juglindore nën hijen e problemeve

Kroacia pa dëshirën e saj u gjet në qendër të mosmarrëveshjeve mes politikanëve në Gjermani. Nëse Horst Seehofer ia del me politikën e tij për mbylljen e kufijve për refugjatë, Kroacia është ndër vendet e para që do të preket, sepse shumica e refugjatëve kalojnë nëpër këtë vend, në rrugën e tyre drejt Evropës Perëndimore.

Deutschland Koalitionsgespräche 2017 | Angela Merkel & Horst Seehofer (Imago/Ipon)Seehofer dhe Merkel

Grindjet mes Seehoferit dhe Merkelit kanë arritur pikën kulmore këto ditë. Seehofer kërkon mbylljen e kufijve, ndërsa Merkel arritjen e një marrëveshje me vendet e tjera. Bozhinoviq thotë se me homologun e tij nuk ka pasur ndonjë bisedë konkrete për zhvillimet e mundshme, por konstatoi se “Kroacia nuk do të shndërrohet në hot-spot” për regjistrimin e refugjatëve. Bozhinoviq thotë se Kroacia ka mjete të majftueshme për të evituar që ky vend të shndërrohet në një pikë të këtillë regjistrimi.

Problemet me kufirin
Kroacia mendon se kufitarët e saj po bëjnë një punë të mrekullueshme në ruajtjen e kufijve të jashtëm të BE. “Kroacia ka policinë më të fuqishme kufitare në mbarë Evropën”, thotë Bozhinoviq. Ai shpreson se Gjermania dhe vendet e tjera do ta shpërblejnë këtë angazhim me anëtarësimin e Kroacisë në zonën Shengen. Në këtë segment Kroacia është në gjendje të matet edhe me “të mëdhenjtë”. Për shkak të pozitës së saj gjeografike, Kroacia është gjithnjë e më shumë në qendër të vëmendjes. Mbrojtja e kufijve të saj të jashtëm do të jetë një temë gjithnjë e më interesante. Në veçanti pas marrjes së drejtimit të BE nga Austria, e cila kërkon mbrojtjen e suksesshme të kufijëve të jashtëm. Por mbrojtja e Bashkimit Evropian nënkupton edhe gjëra të tjera – në radhë të parë zhvillimet brenda vendeve të BE-së.

Shqipëria si “hot-spot”?

Berlin, kroatischer Innenminister Davor Bozinovic (DW/N.Kreizer )Davor Bozhinoviq

Vendet e Ballkanit mund të kenë probleme shumë serioze me refugjatët, sepse shumica e tyre kalon pikërisht nëpër këto vende. Ndërkohë që mbyllja e kufirit u krijon atyre probleme shtesë. “Ne kemi biseduar dhe kemi rënë dakord që të ndihmojmë vendet fqinje në Ballkan, që përballen me këto probleme. Këtu në radhë të parë mendoj për Shqipërinë dhe Bosnje-Hercegovinën”, tha ai.

“Investimi për sigurinë e këtyre vendeve ka një influencë pozitive edhe për Kroacinë dhe vendet e tjera të BE”, thotë ministri kroat. Kjo nuk është ide e re. Këto ditë është folur shpesh për krijimin e një pike të regjistrimit (hot-spot) jo vetëm në Afrikën e Veriut, por edhe në Ballkanin Perëndimor, më konkretisht në Shqipëri./DW/

Tags: BE-sëbëhetçfarëplaniRefugjatëtShqipërinë

TË LIDHURA

Balliu nga Astiri: Thirrje për revoltë qytetare kundër korrupsionit më 22 dhjetor
Politikë

Balliu nga Astiri: Thirrje për revoltë qytetare kundër korrupsionit më 22 dhjetor

22:46 | 19/12/2025
Tre shqiptarë dënohen me 6 vite burg në Belgjikë; sekuestrohen mbi 2.5 mln euro
Aktualitet

Tre shqiptarë dënohen me 6 vite burg në Belgjikë; sekuestrohen mbi 2.5 mln euro

21:44 | 19/12/2025
Putin kërcënon: Nëse Kaliningradi bllokohet, do të ketë përshkallëzim të paparë ndonjëherë!
Politikë

Putin kërcënon: Nëse Kaliningradi bllokohet, do të ketë përshkallëzim të paparë ndonjëherë!

20:40 | 19/12/2025
Next Post
Mos e vrit femrën o mashkull i pa-burrë!

Mos e vrit femrën o mashkull i pa-burrë!

Ushtari i tyre la kockat në Koshare, serbët: E vranë terroristët shqiptarë

Ushtari i tyre la kockat në Koshare, serbët: E vranë terroristët shqiptarë

Video/Vdekje live, bie në humnerë në çaste vetëadhurimi

Video/Vdekje live, bie në humnerë në çaste vetëadhurimi







JU REKOMANDOJMË

Studentja përplaset nga kamioni në vijat e bardha, merret zvarrë disa metra

Studentja përplaset nga kamioni në vijat e bardha, merret zvarrë disa metra

18:09 | 16/12/2025
Zbulohet kush e shoqëron nesër në Këshill prokurorin Prençi për mandatin e Ballukut

Zbulohet kush e shoqëron nesër në Këshill prokurorin Prençi për mandatin e Ballukut

18:50 | 18/12/2025
SPAK urdhërarrest për Ergys Agasin, arrest shtëpie për Mirlinda Karçanajn

SPAK urdhërarrest për Ergys Agasin, arrest shtëpie për Mirlinda Karçanajn

09:06 | 16/12/2025
Goditet grupi i drogës në Greqi, mes tyre edhe këngëtari 22-vjeçar nga Tepelena

Goditet grupi i drogës në Greqi, mes tyre edhe këngëtari 22-vjeçar nga Tepelena

19:13 | 18/12/2025




TË FUNDIT

Balliu nga Astiri: Thirrje për revoltë qytetare kundër korrupsionit më 22 dhjetor
Politikë

Balliu nga Astiri: Thirrje për revoltë qytetare kundër korrupsionit më 22 dhjetor

by mirseda
22:46 | 19/12/2025
0

Deputeti i Partisë Demokratike, Klevis Balliu, përmes një postimi në rrjetet sociale, ka reaguar pas një takimi...

Skandal në Vlorë, tifozët futen në fushë dhe dhunojnë futbollistët e Teutës, ndërpritet sfida

Skandal në Vlorë, tifozët futen në fushë dhe dhunojnë futbollistët e Teutës, ndërpritet sfida

22:23 | 19/12/2025
Tre shqiptarë dënohen me 6 vite burg në Belgjikë; sekuestrohen mbi 2.5 mln euro

Tre shqiptarë dënohen me 6 vite burg në Belgjikë; sekuestrohen mbi 2.5 mln euro

21:44 | 19/12/2025
Stamboll: Operacion antidrogë, arrestohet aktorja e njohur turke dhe 7 të tjerë

Stamboll: Operacion antidrogë, arrestohet aktorja e njohur turke dhe 7 të tjerë

21:11 | 19/12/2025
Rubio akuzon regjimin e Maduros për bashkëpunim me terroristë dhe krimin e organizuar

Rubio akuzon regjimin e Maduros për bashkëpunim me terroristë dhe krimin e organizuar

21:06 | 19/12/2025
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com