Spanja dhe Portugalia e mbyllën ndeshjen e parë në Botërorin e Rusisë me një rezultat surprizë 3-3, e cila ishte ndeshja më e bukur që kemi parë deri sot. Ndërsa një pjesë të fajit në këtë barazim e kishte edhe portieri spanjoll, De Gea, i cili nuk arriti të ndalte një goditje të lehtë nga Cristiano Ronaldo. Jose Mourinho që është edhe trajneri i tij tek Manchester United, me të cilët u shpall edhe portieri më i mirë i sezonit është shprehur se ai ishte një “gabim i keq”.Ylli portugez vulosi një “hat-trick”, me një goditje të mahnitshme dënimi në minutën e 88-të, për t’iu dhënë të tijve një barazim në përplasjen e parë të Grupit B, në Botërorin e Rusisë. Mourinho, i cili u ndihmua për vendin e dytë në Premier League nga pritjet heroike të De Gea te Manchester United, tha se 27-vjeçari do të jetë i vetëdijshëm për gabimin e tij.
“De Gea është djali im, – tha ai për RT. – Më lëndon ta them, por ai e di se ishte një gabim i keq. Është një gabim, që ai nuk bën me ne, te Manchester United, sepse ai u emërua portieri i sezonit për shfaqjet fantastike. Por, kjo ndodh me më të mirët”. Spanja do të përballet me Iranin të mërkurën e ardhshme, para mbylljes së Grupit B, kundër Marokut.