Nuk ka qetësi në supersfidën mes Portugalisë dhe Spanjës. Janë sërish spanjollët që shënojnë me Diego Costan dhe Nacho duke përmbysur gjithçka. Ishte një goditje dënimi dhe skema funksionon më së miri, me Busquets që e kthen topin në qendër të zonës ku ndodhet Costa dhe ky i fundit nuk fal por e dërgon në rrjetë.
Ndërsa vetëm pak minuta më pas është Nacho që shënon një eurogol nga jashtë zone duke e dërguar topin në shtyllë dhe më pas në rrjetë.