Ish-ministri i Brendshëm, Dritan Demiraj, pjese e kabinetit Rama pas marrëveshjes me Bashën para zgjedhjeve ka lëshuar sot akuza të forta në adresë të ish-ministres së Mbrojtjes Mimi Kodheli.
“Gjakut qe shkatërroi MM, që infektoi, helmoi, kanabizoi dhe shkatërroi çdo qelizë në Forcat e Armatosura dhe sot nuk ka antidod qe ti beje derman!!!”– shkruan Demiraj, teksa poston një foto të Kodhelit duke dhënë gjak.Postimi i Dritan Demiraj
Te nderuar miq!
Ne Qendren Kombetare te dhurimit te gjakut, para disa ditesh dhuruan gjak disa politikane. Ky eshte nje veprim human i cdo qytetari shqiptar dhe sherben per te shpetuar jetet e njerezve ne nevoje.
Une mendoj qe detyra kryesore e tyre eshte qe ne radhe te pare te bejne politika dhe reforma per te permiresuar jeten e qytetareve, siguruar kushte me te mira jetese, pune, shkollimi dhe ndihme shendetesore, pasi ky eshte dhe qellimi kryesor per te cilen jane votuar deputetet dhe ministrat tane dhe jo per shoë mediatik!!
Per qendren e dhurimit te gjakut kisha nje sygjerim shume serioz, duhet te bejne selektimin e disa personave, pasi jo cdo lloj gjaku mund te pranohet.
Me gjithe perpjekjet e perditshme te Ministres se Mbrojtjes Znj Xhacka, per te sheruar sadopak FA, pasojat dhe demet jane akoma shume shume te medha, por ndryshimi sapo ka filluar.
Gjakut qe shkaterroi MM, qe infektoi , helmoi, kanabizoi dhe shkaterroi cdo qelize ne Forcat e Armatosura dhe sot nuk ka antidod qe ti beje derman!!!
DD, PhD. USA.