Vllaznia mbylli sezonin më të errët në histori duke rënë në Kategorinë e Parë kur vitin e ardhshëm do të festojë edhe 100-vjetorin e krijimit të skuadrës. Problemet me menaxhimin dhe detyrimi për të kthyer klubin në një shoqëri aksionare, më në fund e shkundën Bashkinë e Shkodrës që të nxjerrë në shitje ekipin.
Është bërë publike vlera me të cilën do të nisë ankandi i Bashkisë Shodër, e cila kërkon të përfitojë nga shitja e skuadrës rreth 507 milionë lekë, një shifër e ulët duke konsideruar vlerën dhe historinë e klubit kuqeblu, që në gusht do ta nisë nga një kategori inferiore.
Kjo kompani ka dërguar raportin e detajuar prej 57 faqesh në Bashkinë e Shkodrës, duke vendosur vlerën e 507 milionë lekëve si vlerën më të vogël për efekt shitje të aksioneve apo privatizim. Tashmë mbetet në dorën e Këshillit Bashkiak të Shkodrës për miratimin e këtij raporti të vlerësimit, i cili synon që ofertat të kenë një tendencë në rritje. Mes pretendentëve për të blerë aksionet e ekipit është edhe ish-Presidenti Valter Fusha.