Një person ka mbetur i plagosur pas një konflikti me armë zjarri mbrëmjen e sotme në Belsh. Autori dhe i plagosuri Adriatik Kasa dyshohet se u konfliktuan për një koshere bletësh. I plagosuri është dërguar në spital në gjendje të rëndë. Policia ka identifikuar autorin dhe po punon për ndalimin e tij, shtetasi L.H., 24 vjeç.
Belsh
Informacion Paraprak
Më datë 09.06.2018, rreth orës 21:10 pas një konflikti për motive të dobëta është plagosur me armë zjarri pistoletë shtetasi A.K., 43 vjeç, banues në fshatin Seferan, Bashkia Belsh.
Pas marrjes së njoftimit për ngjarjen, menjëherë kanë shkuar shërbimet e policisë dhe grupi hetimor ku nga veprimet e shpejta është bërë i mundur identifikimi i autorit të ngjarjes, konkretisht shtetasi L.H., 24 vjeç, banues në fshatin Seferan, Belsh.
I plagosuri është trasportuar në spital dhe është jashtë rrezikut për jetën.
Forcat e policisë janë vënë në ndjekje të autorit.
Po punohet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.