Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Sport

Salah ia kthen keq Ramosit: Ai më dërgoi një mesazh, por unë kurrë…

8 vjet ago
in Sport, Të Gjitha
Salah ia kthen keq Ramosit: Ai më dërgoi një mesazh, por unë kurrë…

Mohamed Salah është rikthyer të flasë për dëmtimin në finalen e Champions League, ku humbi shansin për të luajtur deri në fund ndeshjen e shumëpritur prej tij. Ai e cilëson atë ndërhyrje të Sergio Ramos si momentin më të keq në karrierën e tij. Ishte minuta e 30’ kur egjiptiani u detyrua të lëri fushën me lot në sy, ku të gjithë shpresat e tifozëve të Liverpool ishin tek ai.Ramos vetëm pak ditë më parë dha mendimin e tij mbi atë çështje, ku u shpreh se Salah mund ta përfundonte ndeshjen duke marrë një injeksion. Ndërsa Salah në një prononcim për “Marca” u shpreh: “Komenti im? Ai që më bëri të qaj, së pari, tani po më bën të qesh… Ndoshta ai, gjithashtu, mund të më tregojë nëse do të jem gati për Kupën e Botës”.

I pyetur për deklaratën e Ramos se ka një mundësi që Salah ta ketë kapur vetë për krahu qendërmbrojtësin spanjoll gjatë dyluftimit dhe jo e kundërta, egjiptiani shtoi: “Kjo Është qesharake… Ai më dërgoi një mesazh, por kurrë nuk i thashë se ishte në rregull ndërhyrja e tij. Kur rashë në tokë kisha një përzierje të dhimbjeve fizike dhe shumë shqetësime.Gjithashtu, zemërim dhe trishtim për të mos qenë në gjendje të vazhdoja të luaja finalen e Ligës së Kampionëve. Momente më vonë, gjithashtu, mendova për mundësinë që të mos luaja dot në Kupën e Botës. Ky ishte një mendim shkatërrues”.

Egjipti do ta hapë Botërorin e Rusisë kundër Uruguait, më 15 qershor, teksa Salah shpreson se do të jetë i aftë për t’u shfaqur në atë lojë, një mundësi që nuk dukej e mundur kur doli jashtë fushe në lot, në finalen e Kievit.

Egjipti do të përballet, gjithashtu, me Rusinë dhe Arabinë Saudite, ndërsa përgatitet t’i japë fund pritjes 28-vjeçare për të konkurruar në fazën finale të Kupës së Botës. Salah e analizon kështu këtë moment: “Është hera e parë në 28 vjet që jemi kualifikuar. Nuk ishte normale, sepse ne fituam Kupën Afrikane shtatë herë dhe ne ishim kampionë në 2006, 2008 dhe 2010. Ishte e zakonshme për të fituar Kupën e Afrikës, por nuk u kualifikuam për Kupën e Botës.Dhe kjo ishte diçka që na motivoi. Të gjithë thamë: “Ouuu, ne duhet ta bëjmë atë, duhet ta bëjmë. Nuk e kishim arritur fazën finale të Botërorit për një kohë të gjatë dhe kualifikimi ishte diçka shumë e veçantë. Ndoshta si për Spanjën, që të fitojë Kupën e Botës”.

Tags: dërgoikeqkthenkurremesazhRamositSalahunë

TË LIDHURA

Asllani huazohet në Turqi, mesfushori kuqezi firmos me Besiktas
Sport

Asllani huazohet në Turqi, mesfushori kuqezi firmos me Besiktas

20:03 | 30/01/2026
ZYRTARE/ Asllani zbarkon në Stamboll, firmos për Beshiktash
Sport

ZYRTARE/ Asllani zbarkon në Stamboll, firmos për Beshiktash

11:21 | 30/01/2026
Mbrëmje e madhe/ “Ethet” e Champions, 18 ndeshjet e fundit në fazën e ligës
Sport

Mbrëmje e madhe/ “Ethet” e Champions, 18 ndeshjet e fundit në fazën e ligës

18:54 | 28/01/2026
Next Post

Deklarata e fortë: Berisha njeri i komunistëve, vranë njerëz dhe luteshin në SHBA

Plas tek Gjermania, futbollistët dalin kundër tifozëve (Video)

Plas tek Gjermania, futbollistët dalin kundër tifozëve (Video)

ISIS dhe azilkërkuesit/Kush po gënjen? Shqipëria mohon lajmet e mediave prestigjioze

ISIS dhe azilkërkuesit/Kush po gënjen? Shqipëria mohon lajmet e mediave prestigjioze







JU REKOMANDOJMË

Korçë/ I moshuari humb jetën teksa pinte kafe, dyshohet se…

Korçë/ I moshuari humb jetën teksa pinte kafe, dyshohet se…

21:10 | 28/01/2026
Kosovë, dënohet ish-truproja e Rugovës për vrasjen e 20 viteve më parë

Kosovë, dënohet ish-truproja e Rugovës për vrasjen e 20 viteve më parë

17:42 | 26/01/2026
DJ Gimbo hap zemrën për banoren e “BBVA”: Është më e mira në shtëpi, ka energji shumë të mirë

DJ Gimbo hap zemrën për banoren e “BBVA”: Është më e mira në shtëpi, ka energji shumë të mirë

19:54 | 27/01/2026
Detaje të reja nga plagosja në Shijak/ Shkak një femër, kushërinjtë i drejtuan 45-vjeçarit pistoletë

Detaje të reja nga plagosja në Shijak/ Shkak një femër, kushërinjtë i drejtuan 45-vjeçarit pistoletë

10:41 | 28/01/2026




TË FUNDIT

Përmbytjet nga moti i keq, Gjermania jep 250 mijë paund për familjet e prekura
Bota

Përmbytjet nga moti i keq, Gjermania jep 250 mijë paund për familjet e prekura

by mirseda
22:26 | 30/01/2026
0

Ambasada Gjermane në Tiranë njofton se do të dhurohen 250 mijë paund për familjet e prekura nga...

Europa mund të përdorë fondin e krizës mbi 500 miliardë dollarë për mbrojtjen

Europa mund të përdorë fondin e krizës mbi 500 miliardë dollarë për mbrojtjen

21:58 | 30/01/2026
Elijona niset me urgjencë drejt spitalit pak minuta para nisjes së emisionit

Elijona niset me urgjencë drejt spitalit pak minuta para nisjes së emisionit

21:46 | 30/01/2026
Kthesë në luftën në Gaza: Izraeli pranon rreth 70 mijë viktima palestineze

Kthesë në luftën në Gaza: Izraeli pranon rreth 70 mijë viktima palestineze

21:43 | 30/01/2026
Urgjenca e Infektivit: Mbi 100 raste në ditë kërkojnë ndihmën e mjekut, rreth 40% shtrohen në spital

Urgjenca e Infektivit: Mbi 100 raste në ditë kërkojnë ndihmën e mjekut, rreth 40% shtrohen në spital

21:40 | 30/01/2026
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com