Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Sport

Rikthimi i hidhur i Neuer, Gjermania kampione përmbyset nga Austria (Video)

8 vjet ago
in Sport, Të Gjitha

Gjermania është turpëruar në ndeshjen e parë miqësore që ka zhvilluar përballë Austrisë në kuadër të përgatitjeve për Kupën e Botës, pasi është mposhtur me rezultatin 2-1. Një rikthim i hidhur për portierin Manuel Neuer i cili kishte rreth një vit e gjysmë që nuk zbriste në një fushë të blertë për shkak dëmtimi. Dy gola të pësuar në ndeshjen e tij të parë, vështirësojnë edhe më shumë pozitat e portierit që dëshiron të rifitojë vendin e titullarit në portën e Gjermanisë për Botërorin që nis në Rusi pas vetëm pak ditësh.

Gjermanët kaluan të parët në avantazh, duke përfituar nga një gabim i portierit austriak, është Ozil ai që dërgon me një goditje të bukur në rrjetë. Të besuarit e Low vazhdojnë të dominojnë në fushë me raste dhe zotërim topi por vetëm kaq, pasi nuk e gjejnë më portën.

Një epërsi dhe superioritet i gjermanëve që ka zgjatur deri në minutën e 53’, kur Austria ka barazuar rezultatin. Ishte Martin Hinteregger ai që ka barazuar shifrat, pas një topi të servirur në mënyrë perfekte nga David Alaba, për të ndarë mes tyre Hector dhe Neuer, falë një gjuajtje me të djathtën. Ishte pikërisht minuta e 53’ që në fakt nisi një përmbysje surprizë.

Vetëm 16’ minuta më vonë, në të 69’, Alessandro Schöpf ka kaluar Austrinë në avantazh. Julian Baumgartlinger pasoi për Stefan Lainer në të djathtë të zonës së rreptësisë, aty ku ky i fundit ka shërbyer për Schöpf, që në tentativën e tij dërgon topin në rrjetë. Neuer i mposhtur dy herë brenda natës, për t’i dhënë Austrisë fitoren 2-1, pavarësisht reagimit dhe përpjekjeve pa rezultat të Gjermanisë deri në momentin e fundit për të shënuar.

Austria: Jörg Siebenhandl, Sebastian Prödl, Aleksandar Dragovic, Martin Hinteregger, Stefan Lainer, Florian Grillitsch, Julian Baumgartlinger, David Alaba, Peter Zulj, Alessandro Schöpf, Marko Arnautovic.

Gjermania: Manuel Neuer, Joshua Kimmich, Niklas Süle, Antonio Rüdiger, Jonas Hector, Sami Khedira, Ilkay Gündogan, Julian Brandt, Mesut Özil, Leroy Sané, Nils Petersen

Tags: AustriaGjermaninhidhurNeuerpërmbysrikthimiVideo

TË LIDHURA

Sport

Përplasja Ronaldo-Jorge Jesus/ Ylli portugez akuzon trajnerin: E theu fjalën që më kishte dhënë

22:06 | 06/10/2026
Sport

Liga e Kombeve/ Asllani i shënon San Marinos dhe ngre peshë kuqezinjtë në ”Air Albania”

21:15 | 06/10/2026
Sport

Liga e Kombeve: Ndeshjet Kroaci-Spanjë dhe Angli-Republikë Çeke LIVE sonte në 20:45

20:43 | 06/10/2026
Next Post

Haradinaj, kosovarëve: Na duhet pajtim me Serbinë për të ecur përpara

Italianët i bëjnë varrin pilotit kampion bote në MotoGP

Aktori shqiptar rrëfen për pjesëmarrjen në kastin e “Fast and Furious 9”







JU REKOMANDOJMË

E rëndë në Krujë! “Pse flet me motrën time në instagram?!polici 19-vjeçar dhunohet me sende të forta

10:02 | 07/10/2026

Bordi i Transparencës merr vendimin, ja sa do të shitet nafta dhe benzina

09:59 | 07/10/2026

“Akademike e shquar”/ Berisha uron presidenten e re të Kosovës, Justina Shiroka-Pula: Suksese

09:47 | 07/10/2026

Kryebashkiaku francez bëhet “mburojë” për studentët, përballet me policinë,videoja bëhet virale

09:36 | 07/10/2026




TË FUNDIT

Aktualitet

Shpërthim me tritol në Elbasan, dëmtohet rrethimi i banesës së një 69-vjeçari. Zbulohen detajet

by mirseda
10:03 | 07/10/2026
0

Një shpërthim i dyshuar me lëndë plasëse ka dëmtuar derën e jashtme të rrethimit të një banese...

E rëndë në Krujë! “Pse flet me motrën time në instagram?!polici 19-vjeçar dhunohet me sende të forta

10:02 | 07/10/2026

Bordi i Transparencës merr vendimin, ja sa do të shitet nafta dhe benzina

09:59 | 07/10/2026

“Akademike e shquar”/ Berisha uron presidenten e re të Kosovës, Justina Shiroka-Pula: Suksese

09:47 | 07/10/2026

Kryebashkiaku francez bëhet “mburojë” për studentët, përballet me policinë,videoja bëhet virale

09:36 | 07/10/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com