Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Kryesore

Rama në Belsh, propagandon nga “pedonalja e abuzimit” e denoncuar nga KLSH-ja

7 vjet ago
in Kryesore, Politikë, Shqipëria, Të Gjitha
Rama në Belsh, propagandon nga “pedonalja e abuzimit” e denoncuar nga KLSH-ja

Kryeministri Edi Rama u ndal sot në Belsh, ku edhe prezantoi jo vetëm projektet për zhvillimin e Belshit, por edhe një sërë projektesh që do të zbatohen në këtë qark. Ai tha se falë zbatimit të projektit të Rilindjes Urbane, Belshi është kthyer në destinacionin kryesor të turizmit për Shqipërinë e Mesme, por qeveria premton se do të vijojnë investimet për ta transformuar këtë zonë.

“Pamjet e transformimit të Belshit nuk janë pamje të krijuara nga kompjuteri, por pamje të të krijuara nga një punë reale për të zbatuar një projekt transformues siç është projekti i Rilindjes Urbane”, u shpreh Rama.Por, Rama theksoi se projekti ende nuk ka përfunduar, pasi qëllimi dhe objektivi është që ne të mbyllim edhe pjesën tjetër të liqenit dhe të krijojmë unazën këmbësore të liqenit, duke hapur një perspektivë zhvillimi të turizmit dhe agroturizmit, ku potenciali është shumë i madh.

“Ndërtimi i një agroturizmi është thjesht transformimi i një banese apo strukture të trashëguar më parë me pak terren, në një mikrofermë apo bujtinë dhe me një infrastrukturë të thjeshtë mikpritjeje për vizitorët”, theksoi Kryeministri.

KLSH paditi në fillim të javës në prokurori kryetarin e kësaj bashkie, Arif Tafani. Bashkë me të edhe Drejtorin e Bujqësisë, ish-përgjegjësin e urbanistikës, ish-juristen si dhe tre punonjës të tjerë që kanë mbikëqyrur punimet në të paktën dhjetë projekte të rilindjes urbane.

Dëmi i shkaktuar, sipas KLSH-së është 4.3 miliardë leke, nga të cilat 800 milionë në fushën organizative të projekteve, 2 miliardë e 860 milionë përdorim fondesh pa eficencë dhe të ardhura të munguara 660 milionë lekë.

Sipas verifikimit nga KLSh dilet në përfundimin se firmat fituese nuk plotësonin kriteret e Drejtorisë së Standardeve dhe kryen punime me cilësi të dobët. Një nga këto projekte është edhe pedonalja e Belshit, për të cilën edhe Top Channel ka denoncuar ditë më parë punimet e dobëta në ndërtimin e saj.

KLSH në raportin dërguar prokurorisë thotë se ka gjetur shkelje në 14 procedura në total, nga të cilat 10 prokurimi dhe 4 zbatimi, që të gjitha në fushën e infrastrukturës. Gjatë auditimit u konstatuan shkelje dhe parregullsi të dispozitave ligjore në fushën e prokurimit publik, kryesisht në përzgjedhjen e procedurës së prokurimi, vlerësimin e ofertave ekonomike duke vepruar me dy standarde vlerësimi dhe zbatimin e investimeve.

Tags: abuzimitBelshe denoncuarKLSH-japedonaljapropagandonrama

TË LIDHURA

Rama: Marrëdhënie shumë miqësore me Kurtin, por dallime në këndvështrime
Politikë

Rama: Marrëdhënie shumë miqësore me Kurtin, por dallime në këndvështrime

21:01 | 25/10/2025
Durrës/ Aksident në rrugën ‘Taulantia’, makina përplas dy gra këmbësore
Aktualitet

Durrës/ Aksident në rrugën ‘Taulantia’, makina përplas dy gra këmbësore

19:26 | 25/10/2025
Aksident i trefishtë në superstradën Lezhë-Shkodër, plagosen 4 persona
Aktualitet

Aksident i trefishtë në superstradën Lezhë-Shkodër, plagosen 4 persona

19:23 | 25/10/2025
Next Post
Historia prekëse e Joshua/Nga dera e burgut, në kampion bote

Historia prekëse e Joshua/Nga dera e burgut, në kampion bote

Anglia e “frikshme”, Cahill dhe Kane nënshtrojnë Nigerinë (Video)

Anglia e “frikshme”, Cahill dhe Kane nënshtrojnë Nigerinë (Video)

Arabia Saudite interesohet për kulturën, vendos një ministër për herë të parë në histori

Arabia Saudite interesohet për kulturën, vendos një ministër për herë të parë në histori







JU REKOMANDOJMË

Magazina plot me produkte bujqësore të skaduara në Fushë-Krujë, arrestohet pronari

Magazina plot me produkte bujqësore të skaduara në Fushë-Krujë, arrestohet pronari

15:06 | 23/10/2025
Vetëhelmohet me fostoksinë, gjen vdekjen 35-vjeçarja në Kuçovë

Vetëhelmohet me fostoksinë, gjen vdekjen 35-vjeçarja në Kuçovë

20:13 | 18/10/2025
Zhduket në mënyrë misterioze një 26-vjeçar në Tropojë, ja detajet e para

Zhduket në mënyrë misterioze një 26-vjeçar në Tropojë, ja detajet e para

22:16 | 21/10/2025
“Mami insistonte shumë”/ Luiza Gega dhe Taulant Stërmasi ndajnë lajmin e bukur

“Mami insistonte shumë”/ Luiza Gega dhe Taulant Stërmasi ndajnë lajmin e bukur

19:59 | 22/10/2025




TË FUNDIT

Trump para udhëtimit në Malajzi: Asnjë takim me Putinin pa marrëveshje paqeje
Bota

Trump para udhëtimit në Malajzi: Asnjë takim me Putinin pa marrëveshje paqeje

by mirseda
22:17 | 25/10/2025
0

Presidenti amerikan Donald Trump, në nisje të një udhëtimi në Malajzi, ka deklaruar se nuk do të...

Kosovë: Qeveria e re pritet të formohet të dielën; mund të ketë zgjedhje nëse dështon votimi

Kosovë: Qeveria e re pritet të formohet të dielën; mund të ketë zgjedhje nëse dështon votimi

22:14 | 25/10/2025
Lituania mbyll përsëri aeroportin e Vilniusit për shkak të dronëve në hapësirën ajrore

Lituania mbyll përsëri aeroportin e Vilniusit për shkak të dronëve në hapësirën ajrore

21:50 | 25/10/2025
Rama: Marrëdhënie shumë miqësore me Kurtin, por dallime në këndvështrime

Rama: Marrëdhënie shumë miqësore me Kurtin, por dallime në këndvështrime

21:01 | 25/10/2025
Pakistani paralajmëron për ‘luftë të hapur’ me Afganistanin nëse bisedimet dështojnë

Pakistani paralajmëron për ‘luftë të hapur’ me Afganistanin nëse bisedimet dështojnë

20:39 | 25/10/2025
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com