Vjen dhe goli i tretë nga Kosova. Një gol mjaft i bukur nga talenti që bëri shumë bujë disa muaj më parë, Edon Zhegrova. Djaloshi 17-vjeçar dha menjëherë në lojë impaktin e tij duke bërë një goditje mjaft të bukur nga jashtë zone, por Berisha e ndal. Në momentin e dytë është sërish e njëjta gjuajtje, por këtë herë është Rrahmani që e ndihmon duke mashtruar Berishën dhe topi në rrjetë. Kosova luan një futboll mjaft të bukur dhe premton një të ardhme të madhe.