Kombëtarja e Shqipërisë dhe Përfaqësuesja e Kosovës do të takohen në Zyrih për të zhvilluar një ndeshje miqësore.
Shqipëria dhe Kosova takohen në Zyrih në stadiumin ‘Letzigrund’ sot më 29 maj, dhe ndeshja fillon në orën 20:00.
Për në një intervistë për mediat zvicerane kosovari Arsim Hyseni, që ka krijuar klubin FC Kosova në Zyrih, është shprehur se Nuk ka rëndësi nëse vjen nga Serbia, Mali i Zi apo Maqedonia, zemra rreh për shqiptarët”. Por nga ana tjetër ai dëshiron shumë që këtë herë të fitojë përfaqësuesja e Kosovës.
Çfarë pret Arsim Hyseni, president i FC Kosova në Zyrih, nga ndeshja që do të luhet sonte në Zyrih?Kjo ndeshje ka ngjallur interesim të madh për shqiptarët e Zvicrës dhe është raportuar se janë shitur rreth 20 mijë bileta deri më tani.
Le të fillojmë me një parashikim: A do të jetë lojë e mërzitshme? Çfarë mendoni për situatën?
Shqiptarët dhe kosovarët janë vëllezër e jo rivalë. Një person shkruante në Facebook, se kjo ndeshja është sikur po del kundër vetes.
Sigurisht është ndryshe nëse Zvicra luan kundër Gjermanisë. Ose vende të tjera që janë duke rivalizuar njëri-tjetrin. Megjithatë, kjo është një shfaqje emocionuese sportive. Dhe mbi të gjitha, ndeshja e parë zyrtare ndërkombëtare midis Kosovës dhe Shqipërisë. Kjo ka një kuptim për të gjithë rajonin.
Për cilën skuadër do të gëzoni?
Për Kosovën. Edhe pse zemra ime në përgjithësi rreh për shqiptarët, pavarësisht nëse vijnë nga Serbia, Maqedonia, Mali i Zi apo Kosova. Unë në thelb nuk shoh ndonjë ndryshim. Kështu që mund ta thuash pa marrë parasysh se kush fiton në fushë. Të gjithë shqiptarët fitojnë me këtë ndeshje, pavarësisht se në cilin vend jetojnë.
Pse duhet një zviceran të shikojë në stadium?
Do të ketë një atmosferë të shkëlqyer. Javën e kaluar, u shitën 24,000 bileta. Do të vijnë shqiptarët nga Gjermania dhe Austria. Dhe pastaj ka edhe pothuajse një duzinë lojtarësh në fushë që luajnë në Zvicër ose janë duke trajnuar këtu.
A ka ndonjë lidhje se pse ndeshja po luhet në Zyrih?
Nuk e di saktësisht. Megjithatë, ka kuptim që të luajnë ndeshjen në Cyrih, pasi këtu ka shumë njerëz që do ta shohin atë.
Si e shikojnë ndeshjen në Prishtinë?
Në Prishtinë, ku isha javën e kaluar, ishte tema numër një e bisedave. Si është gjendja shpirtërore në Tiranë, nuk e di. Për Shqipërinë është sigurisht më pak e rëndësishme se sa për Kosovën.
A do të këndojnë lojtarët e Kosovës himnin shqiptar?
Në çdo rast. Ky ishte rasti me ndeshjet e fundit ndërkombëtare jozyrtare. Gjithashtu shumica e spektatorëve në stadium do të këndojnë himnin shqiptar.
Po trajnerët do e këndojnë, a flasin ata shqip?
Por në trajnim, gjuha është gjuha angleze, për shkak të trajnerit Bernard Challandes. Dhe pasi shumica e lojtarëve janë mercenarë, ata flasin anglisht.
A është e mundur të dallosh tifozët në radhët e tyre?
Jo, kjo është e vështirë. Ka gjithashtu shumë pak shqiptarë nga Shqipëria në Zvicër. Shumica e tyre janë nga Kosova. Megjithatë, për shkak se kosovarët e shohin veten si shqiptarë, do të shohim në radhët e flamujve të të dy vendeve. Sikundër mund të shikosh flamujt e të dy vendeve kudo në Kosovë.
Shumë lojtarë nga Kosova dhe Shqipëria janë vendosur në ligat e Evropës. Nga vjen gjithë ky sukses?
Ka shumë zell dhe shumë vullnet në mesin e shqiptarëve. Ne kemi luftën në gjak, për të thënë kështu. Përveç kësaj, shumë të rinj dhe familjet e tyre në futboll shohin një shans për t’u larguar nga vendi. Kjo nuk është e mundur për të gjithë në Kosovë.
Me kë do të jeni sot në stadium?
Me disa punonjës, disa njerëz nga FC Kosova në Zyrih dhe me familjen. Sot do takoj Presidentin e Shoqatës Kosovare, Fadil Vokrrin.
Burimi: Tagesanzeiger.ch
Përshtati: Tirana Today