Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Shqipëria

Jeni në prag të pensionit, do të përfitoni më shumë nëse…

8 vjet ago
in Shqipëria, Të Gjitha
Jeni në prag të pensionit, do të përfitoni më shumë nëse…

Të gjithë ata qytetarë që kanë mbushur moshën për të dalë në pension, kanë mundësi të përfitojnë një masë më të lartë pensioni deri në 6%, nëse vijojnë të paguajnë kontributet. Kështu, nëse një person ka dalë në pension e i është caktuar që në bazë të viteve të punës me sigurime të marrë një pagesë pensioni prej 18 mijë lekësh të reja në muaj, atëherë mund të marrë shtesën me 6% nëse vijon të paguajë kontributet për 12 muaj të tjerë.

Sipas llogaritjeve, pas një viti, masa e pensionit do të rritet edhe me 1800 lekë më shumë. “I siguruari, i cili ka plotësuar kushtet për pension pleqërie, merr shtesë në masën 0,5 për qind të pensionit për çdo muaj që shtyn datën e daljes në pension dhe vazhdon të paguajë kontribute”, – theksohet në ligjin “Për Sigurimet Shoqërore”. Më tej në këtë të fundit bëhet me dije se nëse përfituesi i pensionit të pleqërisë, që ndërpret pensionin, vazhdon të punojë dhe paguan kontribute, merr shtesë mbi pension në masën 0,5 për qind për çdo muaj ndërprerjeje, shkruan GSH. Kjo shtesë, sipas ligjit, llogaritet mbi atë masë pensioni që rezulton pas rritjeve dhe indeksimit që ka pësuar pensioni gjatë kohës së ndërprerjes.

Procedura, lehtësirat
Ndërkaq, Instituti i Sigurimeve Shoqërore thekson se në funksion të lehtësimit të procedurave, qytetarët do e kenë më të thjeshtë për tërheqjen e kërkesave dokumentare, për aplikim për shërbimet e ofruara nga sigurimet shoqërore. “Sqarojmë se mbështetur në VKM nr. 495, datë 13.09.2017 ‘Për miratimin e rregullave të përfitimit të shërbimeve publike elektronike’, Agjencitë Lokale të Sigurimeve Shoqërore, për të gjitha shërbimet që ofrojnë dhe pranojnë dokumentacion nga qytetarët nuk do të kërkojnë prej tyre depozitimin e dokumenteve të mëposhtme: të gjitha llojet e certifikatave që gjenerohen nga sistemi i gjendjes civile, dëshmi penaliteti, dokumente të cilat gjenerohen nga strukturat e sigurimeve shoqërore”, – nënvizon ISSH. Kjo e fundit bën me dije se në çdo rast, punonjësit, të cilët do të aksesojnë të dhënat mund ta realizojnë këtë vetëm pasi të jenë pajisur me autorizim me shkrim nga ana e aplikuesit për këtë qëllim.

Përpunimi i të dhënave të përfituara nëpërmjet aksesit të drejtpërdrejtë kryhet në përputhje me legjislacionin në fuqi për mbrojtjen e të dhënave personale. Dokumentacioni do të gjenerohet nga portali ‘e-Albania.al’ dhe nga ndërveprimi i bazës së të dhënave të sigurimeve shoqërore me institucionet e tjera shtetërore. “Gjithashtu, theksojmë se për sa u përket dokumenteve apo vërtetimeve për përdorim jashtë vendit, deri në një moment të dytë, kërkesa për këto dokumente do të vazhdojë të kryhet nëpërmjet Postës Shqiptare sha, drejtuar Institutit të Sigurimeve Shoqërore”, thotë Instituti i Sigurimeve Shoqërore.

Tags: JeniNësepensionipërfitonipragshumë

TË LIDHURA

Arratisja e Altin Ndocit, mister: targat e “Audi”-t ishin vjedhur disa ditë më parë
Aktualitet

Arratisja e Altin Ndocit, mister: targat e “Audi”-t ishin vjedhur disa ditë më parë

20:43 | 13/01/2026
Salianji shton takimet në bazën e PD-së, Berisha: Janë personale
Politikë

Salianji shton takimet në bazën e PD-së, Berisha: Janë personale

20:23 | 13/01/2026
Berisha: “Piramidat gabim, populli na ndëshkoi.”
Politikë

Berisha: “Piramidat gabim, populli na ndëshkoi.”

18:30 | 13/01/2026
Next Post
NBA/Mbreti James i papërmbajtshëm, “shkel” Celtics dhe prek finalen e madhe

NBA/Mbreti James i papërmbajtshëm, “shkel” Celtics dhe prek finalen e madhe

Rekord, 48-vjeçari ngjitet 22 herë në Everest

Rekord, 48-vjeçari ngjitet 22 herë në Everest

Dëmtimi shkon përtej futbollit, avokati: Ishte e qëllimshme, do të ngre padi

Dëmtimi shkon përtej futbollit, avokati: Ishte e qëllimshme, do të ngre padi







JU REKOMANDOJMË

Trump: Rusia dhe Kina kanë frikë nga SHBA-të; Amerika do të jetë gjithmonë me NATO-n

Trump: Rusia dhe Kina kanë frikë nga SHBA-të; Amerika do të jetë gjithmonë me NATO-n

16:20 | 07/01/2026
“Mashkull pervers, zhigolo”, babai i Selinës ‘shpërthen’ ndaj Mirit: Nuk dua t’i…

“Mashkull pervers, zhigolo”, babai i Selinës ‘shpërthen’ ndaj Mirit: Nuk dua t’i…

14:45 | 08/01/2026
E shpëtojnë udhëtarët e rastësishëm, nga ura e Vashës i riu tenton të …

E shpëtojnë udhëtarët e rastësishëm, nga ura e Vashës i riu tenton të …

13:55 | 09/01/2026
Familjarët e Mirit reagojnë pas akuzave të ashpra të babait të Selin

Familjarët e Mirit reagojnë pas akuzave të ashpra të babait të Selin

19:49 | 08/01/2026




TË FUNDIT

Arratisja e Altin Ndocit, mister: targat e “Audi”-t ishin vjedhur disa ditë më parë
Aktualitet

Arratisja e Altin Ndocit, mister: targat e “Audi”-t ishin vjedhur disa ditë më parë

by mirseda
20:43 | 13/01/2026
0

Targat e automjetit tip “Audi A7”, i cili u përdor për arratisjen e Altin Ndocit nga Spitali...

Salianji shton takimet në bazën e PD-së, Berisha: Janë personale

Salianji shton takimet në bazën e PD-së, Berisha: Janë personale

20:23 | 13/01/2026
Koreja e Jugut: Kërkohet dënim me vdekje për ish-presidentin.

Koreja e Jugut: Kërkohet dënim me vdekje për ish-presidentin.

19:29 | 13/01/2026
Berisha: “Piramidat gabim, populli na ndëshkoi.”

Berisha: “Piramidat gabim, populli na ndëshkoi.”

18:30 | 13/01/2026
Selvije Jao publikon dedikimin prekës për Shpat Kasapin: “Do ta zgjidhja sërish çdo version të tij.”

Selvije Jao publikon dedikimin prekës për Shpat Kasapin: “Do ta zgjidhja sërish çdo version të tij.”

18:23 | 13/01/2026
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com