Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Të Gjitha

Çështja e emrit të Maqedonisë në tryezën e ministrave në Bruksel

8 vjet ago
in Të Gjitha
Çështja e emrit të Maqedonisë në tryezën e ministrave në Bruksel

Bisedimet rreth zgjidhjes së çështjes së emrit, pritet të jetë njëra ndër temat kryesore të mbledhjes së nesërme të Këshillit të Ministrave të Punëve të Jashtme të Bashkimit Evropian që mbahet në Bruksel.

Përfaqësuesja e lartë e BE-së Federika Mogerini gjatë kësaj mbledhjeje do t’i njoftojë ministrat e 28 vendeve mbi procesin e bisedimeve derisa dy ministrat e Jashtëm të Maqedonisë dhe Greqisë pritet të vazhdojnë bisedimet në Bruksel edhe pse një gjë e tillë ende nuk konfirmohet nga Ministria e Jashtme maqedonase. Duke u bazuar në qëndrimet e disa vendeve anëtare të BE-së, të cilat kundërshtojnë fillimin e negociatave me Maqedoninë, analisti Nikolla Dujovski thotë se zgjidhja e çështjes sa vjen e zbehet, mirëpo sipas tij edhe në rast të dështimit të negociatave Maqedonia duhet të vazhdojë me përkushtim të punojë drejt integrimit euro-atlantik. As takimi i ardhshëm i Brukselit sipas tij, nuk do të rezultojë i suksesshëm.

 “Nuk do të ishte befasi të mos marrim datë për fillim të negociatave. Sa vjen e më shumë puna shkon në atë drejtim, posaçërisht sjellja e dy vendeve të cilat tradicionalisht kujdesen për Bashkimin Evropian, Franca dhe Holanda, atje pa konsensus nuk mund të ketë asnjë përparim. Megjithatë Maqedonia do të vazhdojë me bisedimet. Me shumë gjasë nuk do të ketë sukses as në bisedimet e ditëve të ardhshme, por kjo nuk guxon të na dëshpërojë dhe të na largojë nga ajo rrugë. 2:40 Kjo do të thotë që ata forca retrograde të cilat në gjithë Ballkanin janë prezentë do të fuqizohen, dhe ajo sigurisht do të jetë sulm ndaj popullaritetit të Qeverisë Zaev. Por se diçka e veçantë do të ndodhë, apo se Maqedonia do të shkojë mbrapa për shkak të kësaj, nuk besoj”, deklaroi analisti Nikolla Dujovski.

Ndërkohë në Greqi kanë vijuar reagimet mbi propozimin e fundit “Maqedonia e Ilindenit”. Kreu i opozitës greke Micotakis gjatë një interviste në televizionin grek SKAJ TV ka thënë se propozimi “Maqedonia e Ilindenit” është emri më i keq i mundshëm, duke shtuar se ky emër do të ishte erga omnes i irredentizmit.

“Njëzet vjet jetojmë me këtë problem, me këtë çështje të pa zgjidhur, sipas kësaj mund të jetojmë edhe 2-3 vite të tjera. Derisa unë kam përgjegjësi politike problemi do të zgjidhet kur do të vlerësoj se kjo zgjidhje do t’ju shërbejë interesave nacionale”, tha Kirijakos Micotakis, Kryetar i Opozitës Greke.

Për më 6 qershor në më shumë qytete të Greqisë janë paralajmëruar protesta të reja kundër bisedimeve për emrin. Organizatorët e protestës janë të njëjtit të cilët organizuan muaj më parë protestë në Selanik dhe Athinë. Përmes protestës, ata duan t’i rikujtojnë autoritetet se kundërshtojnë çfarëdolloj zgjidhje që do të përfshinte emrin Maqedoni. Protesta kundër ndryshimit të emrit kushtetues të Maqedonisë për sot janë paralajmëruar edhe në Ohër. Protesta do të udhëhiqet nga “Të rinjtë për Maqedoninë” dhe pritet të filloj në orën 19.30 në sheshin kryesor të qytetit, “Shën Klimenti i Ohrit”./ALSAT – M

Tags: BrukselceshtjaemritMaqedonisëministravetryezën

TË LIDHURA

Koçiu me gjuhë të ashpër: Protestë me militantë të paguar që të krijohet ideja e revoltës!
Të Gjitha

Koçiu me gjuhë të ashpër: Protestë me militantë të paguar që të krijohet ideja e revoltës!

13:07 | 11/02/2026
Rama njofton skemë financiare për familjet që kujdesen për fëmijët jetimë.
Të Gjitha

Rama njofton skemë financiare për familjet që kujdesen për fëmijët jetimë.

12:25 | 11/02/2026
Rama njofton planin: Skemë financiare për familjet që kujdesen për fëmijët jetimë!
Të Gjitha

Rama njofton planin: Skeme financiare per familjet qe kujdesen per femijet jetime!

12:02 | 11/02/2026
Next Post
Kancelari austriak flet për problemin e madh, ja pse e quan “Rruga e Shqipërisë”

Kancelari austriak flet për problemin e madh, ja pse e quan “Rruga e Shqipërisë”

Video/Emigranti hero, ngjitet 5 kate për të shpëtuar fëmijën

Video/Emigranti hero, ngjitet 5 kate për të shpëtuar fëmijën

Kini kujdes, Facebook po përgjon telefonin dhe të gjitha mesazhet

Kini kujdes, Facebook po përgjon telefonin dhe të gjitha mesazhet







JU REKOMANDOJMË

Qëllohet pas sherrit në klub nate, publikohet fotoja e 25-vjeçarit të vrarë në Itali

Qëllohet pas sherrit në klub nate, publikohet fotoja e 25-vjeçarit të vrarë në Itali

16:22 | 14/02/2026
Dokumenti që do tronditë financat globale, Rusia shqyrton rikthimin e pagesave në dollarë

Dokumenti që do tronditë financat globale, Rusia shqyrton rikthimin e pagesave në dollarë

21:34 | 13/02/2026
Ndryshime në Kryeministri: Engjëll Agaçi largohet, ja zëvendësuesi

Ndryshime në Kryeministri: Engjëll Agaçi largohet, ja zëvendësuesi

18:23 | 13/02/2026
Plantacion kanabisi në Gjermani, arrestohen dy shqiptarë, sekuestrim 2 mln €

Plantacion kanabisi në Gjermani, arrestohen dy shqiptarë, sekuestrim 2 mln €

18:40 | 07/02/2026




TË FUNDIT

Aksident në aksin Pogradec-Korçë, makina përplas këmbësorin, transportohet në spital
Aktualitet

Aksident në aksin Pogradec-Korçë, makina përplas këmbësorin, transportohet në spital

by mirseda
18:50 | 14/02/2026
0

Një aksident ka ndodhur në aksin nacional Pogradec-Korçë në afërsi të fshatit Starovë. Sipas informacioneve paraprake mësohet...

Katastrofë në Spanjë, stuhia “Oriana” merr përpara gjithçka!

Katastrofë në Spanjë, stuhia “Oriana” merr përpara gjithçka!

18:40 | 14/02/2026
Zelensky: Helm apo raketa nga Rusia — cili është ndryshimi?

Zelensky: Helm apo raketa nga Rusia — cili është ndryshimi?

18:15 | 14/02/2026
Spiropali takon Krichbaum: Mbështetja e Gjermanisë vendimtare për zgjerimin e BE

Spiropali takon Krichbaum: Mbështetja e Gjermanisë vendimtare për zgjerimin e BE

17:51 | 14/02/2026
Sarandë: Hedhen inertet në breg, pranë policisë bashkiake

Sarandë: Hedhen inertet në breg, pranë policisë bashkiake

17:38 | 14/02/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com