Një fëmijë 8 vjeç është mbytur teksa lahej në pishinë. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në Kavajë, ndërsa trupi i pajetë i të miturit do t’i nënshtrohet ekspertizës mjeko-ligjore.
Sipas informacioneve paraprake, fëmijës i është dhënë ndihma e parë, por fatkeqësisht nuk mundi të mbijetonte. Policia ka nisur hetimet për këtë rast, për të përcaktuar rrethanat se si ndodhi ngjarja.