Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Shqipëria Aktualitet

Zbardhet vendimi/ Gjykata e Fierit: Mark Frroku u lirua sepse… u riedukua

7 vjet ago
in Aktualitet, Shqipëria, Të Gjitha
Zbardhet vendimi/ Gjykata e Fierit: Mark Frroku u lirua sepse… u riedukua

Gjykata e Shkallës së Parë Fier e ka argumentuar vendimin që mori për lirimin me kusht të ish-deputeti Mark Frroku i dënuar me 6 vjet burg për tre akuza, duke  deklaruar se pak më shumë se tre vitet e burgut e kishin riedukuar dhe se ai “është rehabilituar plotësisht”. Vendimi i gjykatëses Matilda Shalla vlerësoi po ashtu se Frroku plotësonte kushtet e lirimit me kusht, duke e cilësuar atë si një rast të veçant.

Por prokuroria e Fierit mendon se vendimi nuk është i bazuar në prova dhe se pretendimet e Frrokut nuk tregojnë se ai është në “kushte të veçanta”. Burime të prokurorisë i thanë BIRN, duke kërkuar të mos identifikoheshin, se kishin ankimuar vendimin duke arsyetuar se “në këto kushte (Si të Mark Frrokut) mund të ndodhen qindra të burgosur të tjerë, të cilët kanë sjellje të mirë, kanë kryer tre të katërtat e dënimit, ndihen të penduar dhe kanë familjarë të sëmurë”.

Gjykata e Fierit vendosi të lironte Mark Frrokun më 9 maj, kur atij i mbetej pa vuajtur edhe 1 vit, 5 muaj dhe 5 ditë, nga dënimi për akuzat e “mosdeklarimit të pasurisë, pastrimit të parave dhe ndërtimit të paligjshëm” . Në llogaritjen e kohës së burgimit gjykata veç kohës së paraburgimit, ka gjetur se Frroku kishte shlyer ndër të tjera 1 muaj e 9 ditë nga dënimi me punë në burg.

Në vendim gjykata thotë se gjeti që Frroku ishte sjellë mirë gjatë kohës që kishte vuajtur dënimin dhe se “dënimi i vuajtur ia ka arritur qëllimit të riintegrimit të tij” dhe se “është rehabilituar plotësisht e dalja e tij në jetën e lirë nuk do t’i sillte asnjë pasojë sociale shoqërisë”.

Gjykata i referohet gjendjes familjare të Frrokut, bashkëshortes së sëmurë, prindërve të moshuar dhe po ashtu përmend se ai ishte ortak në një kompani, ndërsa i cilëson këto prova me të cilat përligjet lirimi i tij me kusht për arsye të veçanta. “Për sa më sipër edhe ky kusht i kërkuar shprehimisht nga neni 64 i Kodit Penal përmbushet”, shkruhet në vendimin e dhënë nga gjyqtarja Matilda Shalla.

Por prokuroria e Rrethit Gjyqësor Fier e cila e ka ankimuar vendimin se gjatë gjykimit, pavarësisht provave të parashtruara nga mbrojtja lidhur me sjelljen e mirë,  faktit se kishte kryer tre të katërtat e dënimit dhe provat e paraqitura për të argumentuar arsyet e veçanta për të përligjur lirimin e tij, për prokurorinë nuk kanë qenë bindëse. Sipas prokurorisë apelimi bëhej pasi “nuk u faktua se i dënuari Mark Frroku i nevojitej domosdoshmërisht mbijetesës së familjes së tij dhe se lirimi i tij nuk do të sillte ndryshim të dukshëm në situatat familjare”. Ato po ashtu thonë se qindra të burgosur ndodhen në të njëjtat kushte.

Ish-deputeti Mark Frroku, i cili vuante dënimin  e burgun e sigurisë së lartë në Fier dhe mbrojtësi i tij ligjor, më date 16 prill të këtij viti, kanë depozituar pranë Gjykates së Fierit dy kërkesa, një me objekt ulje dënimi dhe tjetrën për lirim me kusht. Pas shortit të hedhur nga gjykata e Fierit për të dy kërkesat është vendosur që njëra prej tyre të shqyrtohej nga gjyqtarja Adelina Zarka dhe tjetra nga gjyqyarja Matilda Shalla. Për shkak se kërkuesi Mark Frroku dhe mbrojtësi i tij nuk kanë marrë pjesë në çështjen që u shqyrtua nga gjyqtarja Adelina Zarka, më datë 02 maj të këtij viti është vendosur mospranimi i kërkesës së tij për ulje dënimi. Ndërkohë ka vazhduar rregullisht procesi gjyqësor që  shqyrtohej nga gjyqtarja Matilda Shalla e cila më datë 9 Maj 2018 vendosi lirimin me kusht të Mark Frrokut.

Ish-deputeti Mark Frroku u arrestua në mars të vitit 2015, fillimisht me akuzën për “kallëzim të rremë”, pasi bashkë me deputetin tjetër, Tom Doshi u akuzuan se sajuan një skenar që akuzonte Presidentin aktual të Republikës Ilir Meta, se kishte synuar të vriste Doshin, çështje e cila është ende në gjykim.

Pak ditë më vonë, për Frrokun u lëshua një urdhër arresti i dytë bazuar në një urdhër kërkimi nga autoritetet Belge, të cilat e akuzonin atë për vrasjen e një emigranti shqiptar në vitit 1999. Ai u shpall i pafajshëm për akuzën e vrasjes, por u dënua për akuzat e tjera që prokuroria ngriti ndaj tij pasi e mori në hetim, “refuzimi për deklarim, mosdeklarimi, fshehja ose deklarimi i rremë i pasurive, interesave private të personave të zgjehdur dhe nëpuënsve publikë, ose i çdo personi tjetër që ka detyrimin ligjor për deklarim”, “pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale” dhe “ndërtimi i paligjshëm”.

Ai u zgjodh deputet si i pari i listës së një partie të vogël politike në zonën e Shkodrës në koalicion me Partinë Sociliste dhe LSI në zgjedhjet e vitit 2013 dhe ishte që në fillim një nga emrat e përfolur në pëpjekjen për dekriminalizimin e Kuvendit. Ndërsa vëllai i tij, Arben Frroku, i cili po ashtu ishte në listën e kandidatëve për deputet në vitin 2013, është dënuar me burgim të përjetshëm për vrasjen e komisarit të policisë Dritan Lamaj dhe ndodhet i arrestuar në Hollandë, në pritje të ekstradimit.

BIRN

Tags: Gjykata e FieritliruaMark FrrokuriedukuasepsevendimiZbardhet

TË LIDHURA

Defekt në rrjet, ”Komuna e Parisit” mbetet pa ujë
Aktualitet

Defekt në rrjet, ”Komuna e Parisit” mbetet pa ujë

21:17 | 03/09/2025
Tragjedi në Greqi: Një grua u gjet pa shenja jete pas lindjes në apartamentin e saj, ndërsa edhe e porsalindura humbi jetën
Aktualitet

Tragjedi në Greqi: Një grua u gjet pa shenja jete pas lindjes në apartamentin e saj, ndërsa edhe e porsalindura humbi jetën

20:53 | 03/09/2025
Aksident në aksin rrugor Qafë e Buallit-Klos, makina del nga rruga, plagasen dy persona
Aktualitet

Aksident në aksin rrugor Qafë e Buallit-Klos, makina del nga rruga, plagasen dy persona

19:12 | 03/09/2025
Next Post
Opozita ka paralajmëruar bllokim të Kuvendit, Rama takim me Ruçin

Opozita ka paralajmëruar bllokim të Kuvendit, Rama takim me Ruçin

Mafia shqiptare tmerron Anglinë; Armë dhe drogë e klasit të parë në rrugët e Londrës

Mafia shqiptare tmerron Anglinë; Armë dhe drogë e klasit të parë në rrugët e Londrës

Tragjike në Kavajë, fëmija mbytet në pishinë

Tragjike në Kavajë, fëmija mbytet në pishinë

JU REKOMANDOJMË

Vdekja e Zhejit/ Avokati: Ambulanca e Sarandës pa pajisje, u shkelën protokollet e urgjencës

Vdekja e Zhejit/ Avokati: Ambulanca e Sarandës pa pajisje, u shkelën protokollet e urgjencës

16:17 | 29/08/2025
Koncert… në burgun e Fushë-Krujës! G- Bani këndon për të burgosurit, shoqërohet edhe nga Valbona

Koncert… në burgun e Fushë-Krujës! G- Bani këndon për të burgosurit, shoqërohet edhe nga Valbona

14:28 | 28/08/2025
Flet vëllai i 60-vjeçarit që u gjet i dekompozuar: S’kemi folur që nga dhjetori

Flet vëllai i 60-vjeçarit që u gjet i dekompozuar: S’kemi folur që nga dhjetori

14:01 | 29/08/2025
Ndryshime te “Rrugorja” e Tiranës, Neritan Buzi emërohet shefi i ri i qarkullimit

Ndryshime te “Rrugorja” e Tiranës, Neritan Buzi emërohet shefi i ri i qarkullimit

17:10 | 01/09/2025




TË FUNDIT

Jo vetëm në Çikago, Trump gati të dërgojë gardën kombëtare dhe forcat federale të sigurisë edhe në New Orleans
Bota

Jo vetëm në Çikago, Trump gati të dërgojë gardën kombëtare dhe forcat federale të sigurisë edhe në New Orleans

by mirseda
22:45 | 03/09/2025
0

Presidenti amerikan Donald Trump la të hapur të mërkurën mundësinë për të urdhëruar vendosjen e Gardës Kombëtare...

Macron donte të vizitonte Izraelin, Netanyahu i mbyll “derën”

Macron donte të vizitonte Izraelin, Netanyahu i mbyll “derën”

22:24 | 03/09/2025
Hamasi paraqet kushtet: Gati për një marrëveshje globale dhe lirimin e të gjithë pengjeve izraelite

Hamasi paraqet kushtet: Gati për një marrëveshje globale dhe lirimin e të gjithë pengjeve izraelite

22:12 | 03/09/2025
Shkak lëndimet nga lufta 2-vjeçare në Gaza, të paktën 21 mijë fëmijë palestinezë jetojnë me aftësi të kufizuara

Shkak lëndimet nga lufta 2-vjeçare në Gaza, të paktën 21 mijë fëmijë palestinezë jetojnë me aftësi të kufizuara

21:50 | 03/09/2025
Pas ‘Big Brother Vip’, Egli Takon do ta shohim në këtë ekran

Pas ‘Big Brother Vip’, Egli Takon do ta shohim në këtë ekran

21:34 | 03/09/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com