Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Shqipëria

Zbulohen sëmundjet “vrasëse”, ja nga çfarë po vdesin shqiptarët

8 vjet ago
in Shqipëria, Të Gjitha
Zbulohen sëmundjet “vrasëse”, ja nga çfarë po vdesin shqiptarët

INSTAT ka publikuar të dhënat për numrin e vdekjeve në vitin 2017, ku rezulton se ato kanë qenë në rritje. Dy faktorët kryesorë që shkaktojnë vdekjet më të mëdha janë sëmundjet e qarkullimit të gjakut (zemra dhe goditjet në tru) dhe tumoret, të dyja në rritje.

Në vitin 2017, numri i vdekjeve  të regjistruara në Shqipëri është 22.232, duke shënuar një rritje prej 3,9 %, krahasuar me vitin paraardhës. Sipas gjinisë, numri i vdekjeve të  raportuara për meshkujt  është 11.610 (2,9 % më shumë se në vitin 2016) dhe për femrat 10.622  (5,1 % më shumë se në 2016).

 Koeficienti bruto i vdekshmërisë për vitin 2017 është 77,4 vdekje për 10 mijë banorë, përkundrejt 74,4 që ishte në vitin 2016.

Referuar shkaqeve të vdekjeve, peshën më të madhe e zënë vdekjet nga “Shkaqet natyrale” 90,1%, ndjekur nga “Aksidentet” me 2,1 %.

Në vitin 2017, vdekjet nga grupsëmundja “Aparati i qarkullimit të gjakut”, përbëjnë 53,7 % të vdekjeve gjithsej. Ky grup-sëmundjesh vazhdon të jetë shkaku kryesor i vdekjeve, me një nivel vdekshmërie 41,5 për 10 mijë banorë, duke shënuar një rritje prej 2,5 %, krahasuar me vitin paraardhës. Brenda këtij grupi, përqindjen më të lartë e zë vdekshmëria nga “Sëmundje të enëve të trurit” me 32,6 % dhe “Sëmundje kronike të zemrës” me 26,3 %.

Vdekjet nga grupsëmundja “Tumore” zënë 16,4 % të vdekjeve gjithsej, duke u renditur si grupi i dytë kryesor referuar numrit të vdekjeve të shkaktuara. Niveli i vdekshmërisë për këtë grup-sëmundje është 12,7 për 10 mijë banorë dhe ka një rritje prej 2,0 %, krahasuar me vitin 2016. Në grupin “Tumore” përqindjen më të lartë e zë nëngrupi “Tumore të aparatit të frymëmarjes”, me 33,5 %.

Vdekjet nga grupsëmundja “Simptoma, shenja dhe sëmundje të papërcaktuara mirë”, renditet si grupi i tretë kryesor referuar numrit të vdekjeve të shkaktuara. Niveli i vdekshmërisë për këtë grupsëmundje është 16,0 %, duke shënuar një rritje prej 11,2 %, krahasuar me vitin 2016. Në këtë grup, 75,5 % e zënë vdekjet në moshën 80 vjeç e lart dhe shkaku specifik i vdekjes është “Vdekje nga pleqëria”.

Vdekja nga tumoret, dominojnë meshkujt

Grupi i sëmundjeve të “Aparatit të qarkullimit të gjakut” janë shkaku kryesor i vdekjeve si tek femrat ashtu edhe tek meshkujt, përkatësisht 210 dhe 205 për 100 mijë banorë. “Tumoret” janë shkaku i dytë  kryesor i vdekjeve për të dyja gjinitë, me një dominancë tek meshkujt, prej rreth 30 pikë përqindje. Niveli  i vdekshmërisë për këtë grupsëmundje shënon vlerën 78,3 për meshkujt dhe 48,5 për femrat për 100 mijë banorë.

Vdekshmëria sipas grupmoshës

Në vitin 2017, niveli i vdekshmërisë foshnjore është 8,03 për 1000 lindje të gjalla, kundrejt 8,7 shënuar në vitin 2016. Shkaqet kryesore të vdekshmërisë foshnjore (nën 1 vjeç) janë “Sëmundjet që shfaqen në periudhën e rreth-lindjes” me 39,1 % dhe “Ndërlikime në barrë, të lindjes dhe të periudhës së paslindjes” me 24,8 % të vdekjeve të kësaj grupmoshe.

Në grupmoshën 1-14 vjeç, ndër 4 grupsëmundjet kryesore peshën më të lartë e zë “Sëmundje të aparatit të qarkullimit të gjakut” me 48,0 % të numrit të vdekjeve për këtë grupmoshë.

Në grupmoshën 15-39 vjeç, peshën më të lartë e zë “Dëmtime traumatike dhe helmime”, me mbi 45 % të numrit të vdekjeve për këtë grupmoshë.

Në grupmoshën 40-49 vjeç, peshën më të lartë e zë “Tumore”, me 38,6 % të numrit të vdekjeve për këtë grupmoshë.

Në grupmoshat 50 deri 80 e më shumë vjeç, pjesën më të madhe të vdjekjeve e shkakton grupsëmundja “Sëmundje të aparatit të qarkullimit të gjakut”.

Berati vuan nga zemra

Grupsëmundja “Sëmundje të aparatit të qarkullimit të gjakut” është shkaku dominant i vdekjeve në të  gjitha qarqet. Ky shkak shënon vlerën më të lartë në qarkun e Beratit me 61,7 % % të numrit gjithsej të vdekjeve dhe të Kukësit me 61,6 % të numrit gjithsej të vdekjeve.

Grupsëmundja “Tumore”, shkakton mbi 13,0 % të vdekjeve gjithsej në secilin qark, duke shënuar vlerën më të lartë në Shkodër me 18,2 % të vdekjeve.

Grupsëmundja “Simptoma, shenja dhe sëmundje të papërcaktuara mirë” është shkaku i tretë kryesor i vdekjeve për të gjithë qarqet, me vlerën më të lartë në qarkun e Elbasanit me 24,3 % dhe Gjirokastrës me 21,4 %.

Burimi: INSTAT

Burimi: INSTAT

 

Monitor 

Tags: çfarëngasemundjetshqiptaretvdesinvrasësezbulohen

TË LIDHURA

Kushtetuesja riktheu Ballukun në detyrë, botohet me urgjencë vendimi në Fletoren Zyrtare
Politikë

Kushtetuesja riktheu Ballukun në detyrë, botohet me urgjencë vendimi në Fletoren Zyrtare

22:02 | 12/12/2025
Plasën fishekzjarret në Fier e Lushnje për rikthimin e Ballukut në detyrë
Aktualitet

Plasën fishekzjarret në Fier e Lushnje për rikthimin e Ballukut në detyrë

20:16 | 12/12/2025
Tre gjyqtarë Kushtetues kundërshtojnë vendimet e GJKKO për Ballukun; Qeveria vazhdon të funksionojë
Politikë

Tre gjyqtarë Kushtetues kundërshtojnë vendimet e GJKKO për Ballukun; Qeveria vazhdon të funksionojë

19:41 | 12/12/2025
Next Post
Muzikanti italian kapet me Strakoshën: Është skarco

Muzikanti italian kapet me Strakoshën: Është skarco

Foto/Shërohet Rita Ora, i rikthehet fuqishëm turit europian

Foto/Shërohet Rita Ora, i rikthehet fuqishëm turit europian

Politika kosovare në kaos, zgjedhjet e jashtëzakonshme domosdoshmëri

Politika kosovare në kaos, zgjedhjet e jashtëzakonshme domosdoshmëri







JU REKOMANDOJMË

E rëndë në Mat/ Nipi i Nehat Kullës ndalon makinën pranë parmakut të urës dhe … policia në kërkim

E rëndë në Mat/ Nipi i Nehat Kullës ndalon makinën pranë parmakut të urës dhe … policia në kërkim

08:25 | 09/12/2025
E quajti mosmirënjohës, Sany i kundërpërgjigjet Rozana Radit: Kam qenë falenderues

E quajti mosmirënjohës, Sany i kundërpërgjigjet Rozana Radit: Kam qenë falenderues

21:09 | 11/12/2025
Atentati në Rinas: Shoqërohet një person nga Fushë-Kruja si i dyshuar me dijeni për ngjarjen

Atentati në Rinas: Shoqërohet një person nga Fushë-Kruja si i dyshuar me dijeni për ngjarjen

22:39 | 09/12/2025
U hodh nga ura më e lartë në Ballkan, nxirret nga gremina trupi i pajetë i nipit të Nehat Kullës

U hodh nga ura më e lartë në Ballkan, nxirret nga gremina trupi i pajetë i nipit të Nehat Kullës

09:11 | 09/12/2025




TË FUNDIT

Toney: Me Benitën jemi betuar në Zot për lidhje, por jemi të hapur për të tjerët që të futen në mes
Showbizz

Toney: Me Benitën jemi betuar në Zot për lidhje, por jemi të hapur për të tjerët që të futen në mes

by mirseda
22:56 | 12/12/2025
0

Në edicionin e sotem, afrimi mes Toneyt dhe Benitës zuri një hapësirë të rëndësishme në diskutimet e...

Kushtetuesja riktheu Ballukun në detyrë, botohet me urgjencë vendimi në Fletoren Zyrtare

Kushtetuesja riktheu Ballukun në detyrë, botohet me urgjencë vendimi në Fletoren Zyrtare

22:02 | 12/12/2025
Trump njofton armëpushim mes Tajlandës dhe Kamboxhias: Të dy vendet janë gati për paqe!

Trump njofton armëpushim mes Tajlandës dhe Kamboxhias: Të dy vendet janë gati për paqe!

20:35 | 12/12/2025
Bruksel, BE miraton ngrirjen e aseteve ruse për një kohë të pacaktuar

Bruksel, BE miraton ngrirjen e aseteve ruse për një kohë të pacaktuar

20:32 | 12/12/2025
Aksident në Kosovë, humbin jetën dy gratë e njohura të biznesit nga Shqipëria

Aksident në Kosovë, humbin jetën dy gratë e njohura të biznesit nga Shqipëria

20:19 | 12/12/2025
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com