Politikani i njohur italian, Silvio Berlusconi është rikthyer përsëri në vëmendje të mediave me “gafat e tij seksuale” gjatë daljeve publike. Kjo pasi në daljen e tij më të fundit, ka treguar edhe njëherë se nuk ka ndryshuar dhe vazhdon të jetë po i njëjti dhe vijon ende të bëjë ngacmime.
Teksa një ditë më parë ka qenë i pranishëm në Valle d’Aosta, ku është bërë votimi për administratën, Berlusconi në fund të takimit mori disa dhurata simbolike nga një prej bashkëpunëtorëve të tij në “Forza Italia”. Ndërkohë dhuratat po i mbante një femër. E mesa duket vëmendja e ish-kryeministrit italian nuk ishte aspak te dhuratat, por te vajza që i kishte në dorë.