Athina zyrtare ende nuk ka reaguar ndaj shpalljes së emrit të ri të Maqedonisë, nga ana e kryeministrit Zaev.
Siç u bë publike nga ky i fundit, emri do jetë “Republika e Maqedonisë Ilindenska”.
“Ilindeni është e ardhmja jonë e ndritshme, ky emër e forcon identitetin tonë dhe Ilindeni maqedonas është një garanci për Maqedoninë multietnike”, tha Zaev.
Ndërkohë, homologu i tij grek, Alexis Tsipras tha se Greqia po punon për një zgjidhje me Shkupin që nuk do të jetë e brishtë e që të rrëzohet për disa muaj.
Ai shtoi se është një përgjegjësi e madhe për të negociuar në emër të grekëve, duke marrë parasysh ndjeshmërinë e tyre, e theksuar se qëllimi është një zgjidhje për njerëzit që të jetojnë në mënyrë paqësore.