Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Bota

Takimi Trump-Kim Jong Un/Analistët: Data afrohet, tensionet rriten

8 vjet ago
in Bota, Të Gjitha
Takimi Trump-Kim Jong Un/Analistët: Data afrohet, tensionet rriten

Presidenti Donald Trump thotë se administrata e tij po vazhdon të shqyrtojë nëse do të realizohet takimi i planifikuar për muajin e ardhshëm me udhëheqësin koreanoverior Kim Jong Un. Komentet e zotit Trump vijnë pas asaj që u pa si kërcënim nga Koreja e Veriut të martën, për t’u tërhequr nga bisedimet e planifikuara. Zëvendës ministri i parë i jashtëm i Koresë së Veriut shprehu rezerva të forta lidhur me kërkesat për t’i dhënë fund programit të armëve bërthamore. Dy ekspertë të polikës së jashtme shqyrtojnë motivet e pozicioneve publike të të dy vendeve, në një intervistë për gazetaren e Zërit të Amerikës Greta Van Susteren. Intervista u realizua pas asaj me Këshilltarin e Sigurisë Kombëtare të Presidentit Trump, John Bolton.

Komentet e Washingtonit dhe Phenianit vijnë një javë pasi Koreja e Veriut liroi tre shtetas amerikanë të akuzuar si të rrezikshëm për përmbysjen e qeverisë.

Lirimi i tyre u sigurua nga Sekretari i Shtetit Mike Pompeo, i cili shkoi në Korenë e Veritu për të përgatitur takimin e ardhshëm mes Presidentit Donald Trump dhe udhëheqësit koreanoverior Kim Jong-Un.

Në muajin prill, gjatë një takimi historik me homologun e tij koreanojugor, udhëheqësi koreanoverior u zotua se do ta mbyllte objektin për prova bërthamore dhe se do ta hapte procesin për ekspertët dhe gazetarët nga Koreja e Jugut she Shtetet e Bashkuara.

Këshilltari i Sigurisë Kombëtare John Bolton thotë se Koreja e Veriut duhe t’i qëndrojë premtimit të bërë, në të kundërt, takimi i zotit Kim me Presidentin Trump do të përfundojë pa marrëveshje.

Ai i bëri këto komente në një intervistë që i dha gazetares Greta Van Susteren:

“Ata duan një traktat paqeje. Duan t’u japin fund armiqësive në Gadishullin Korean. Jugkoreanët duan të njëjtën gjë. Të gjithë ne duam paqe në Gadishullin Korean, pas gjithë këtyre viteve dhe mund ta arrijmë këtë; por që kjo të realizohet, duhet të kemi një ç’armatim bërthamor të plotë, të verifikueshëm dhe të pakthyeshëm. Kjo duhet të bëhet e qartë.”

Eksperti Nile Gardiner i Fondacionit Heritage thotë se Shtetet e Bashkuara e kanë mirë që mbajnë një qëndrim të patundur për çështjen e çarmatimit bërthamor:

“Unë mendoj se qëndrimi i Presidentit ndaj këtyre negociatave ka qenë ai që duhet, nëse koreanoverorët do të jenë të arsyeshëm për të negociuar dhe për të kërkuar një të ardhme më të mirë për vendin e tyre, si pjesë e marrëveshjes ndërkombëtare, kjo do të ishte shumë mirë. Nëse ata nuk duan ta bëjnë këtë, në kuadrin e negociatave, presidenti (Trump) ka për të hequr dorë nga bisedimet dhe çmimi do të jetë tepër i lartë.”

Por a mundet që qëndrimet e ndryshme nga zyrtarë të tjerë të adminsitratës amerikane të jenë një lloj bumerangu për zotin Trump?

Ky është shqetësimi që shpreh Loren DeJonge Schulman e Qendrës për një Siguri të re amerikane:

“Objektivat e sekretarit Pompeo ishin disa. Ai kishte një qëndrim pak më minimalist për atë që mendon se duhet arritur në takim. Vetë Presidenti, pavarësisht nga ato që tha Bolton, ka në agjendë edhe vendosjen e trupave amerikane në Gadishullin Korean. Duke parë këto mospërputhje, ne po e lemë Phenianin të zgjedhë versionin që i pëlqen më shumë, duke i bërë kështu nervozë aleatët tanë”.

Loren Schulman thotë se Pheniani do që Washingtoni të tërhiqet nga kërkesa e fillimit për çaramtosje të plotë bërthamore.

Por çfarë do të sinjalizonte fitore për Presidentin Kim?

“Nëse regjimi i Kimit do ta bënte administratën Trump të tërhiqej pak në kërkesat e veta dhe të ketë më pak pritshmëri për takimin, kjo do të ishte fitore për ta dhe pyetja që shtrohet është “kur do të vendosë adminsitrata Trump të tërhiqet nga ana e saj?,” shprehet Loren DeJonge Schulman e Qendrës për një Siguri të re amerikane:.

Tensionet po i shtojnë edhe manovrat ushtarake mes Shteteve të Bashkuara dhe Koresë së Jugut, të njohura si Max Thunder dhe Foal Eagle.

Agjencia zyrtare e lajmeve të Koresë së Veriut, tha të mërkurën se Pheniani ishte tërhequr nga bisedimet e planifikuara me Seulin, për shkak të këtyre manovrave.

Po dje, zyrtarët e Pentagonit deklaruan se manovrat e përvitshme të pranverës po vazhdojnë sipas planit, shkruan voa.

Në të kaluarën, Koreja e Veriut i ka cilësuar këto manovra si “prova për pushtim”.

Shtetet e Bashkuara dhe Koreja e Jugut thonë se manovrat kanë vetëm synimin për mbrojtje dhe nuk bëhen për provokim.

Tags: afrohetanalistetdatarritentakimiTensionetTrump-Kim Jong Un

TË LIDHURA

Trump paralajmëron ndërhyrje në Iran, Khamenei kritikon protestat
Bota

Trump paralajmëron ndërhyrje në Iran, Khamenei kritikon protestat

20:21 | 03/01/2026
FOTOLAJM/ Trump ndoqi në kohë reale kapjen e Maduros, pamje nga Mar-a-Lago
Bota

FOTOLAJM/ Trump ndoqi në kohë reale kapjen e Maduros, pamje nga Mar-a-Lago

20:00 | 03/01/2026
Presidentja e PE: Venezuela do të jetë e lirë! Nuk e njohim Maduron si president të ligjshëm
Bota

Presidentja e PE: Venezuela do të jetë e lirë! Nuk e njohim Maduron si president të ligjshëm

19:21 | 03/01/2026
Next Post
Ramës i hyn frika në palcë, anulon vizitën në Shkodër

Rama: Rusët mund të na ofrojnë “havjar”, por Evropa “feja” jonë

Parodistët e Vlorës rrëfejnë fatkeqësinë e aktorit që nuk flet pas operacionit

Parodistët e Vlorës rrëfejnë fatkeqësinë e aktorit që nuk flet pas operacionit

Rrëfehet Sokol Balla: Rashë në koma, nuk mbaja mend asgjë

Rrëfehet Sokol Balla: Rashë në koma, nuk mbaja mend asgjë







JU REKOMANDOJMË

Doktor Edi Tushe jep këshillat e tij për ushqimin e të sapolindurve

Doktor Edi Tushe jep këshillat e tij për ushqimin e të sapolindurve

16:59 | 20/03/2021
Gara kthehet në tragjedi! U mbyt nga shalqiri, 37-vjeçari vdes në sy të gruas

Gara kthehet në tragjedi! U mbyt nga shalqiri, 37-vjeçari vdes në sy të gruas

09:19 | 30/12/2025
Dy zakone në rrjetet sociale që po na shkatërrojnë ngadalë jetën

Dy zakone në rrjetet sociale që po na shkatërrojnë ngadalë jetën

16:38 | 25/12/2025
Zbardhet vendimi i gjykatës që la në fuqi masën e ndalimit të kërkuar nga SPAK për zv.kryeministren

Zbardhet vendimi i gjykatës që la në fuqi masën e ndalimit të kërkuar nga SPAK për zv.kryeministren

15:21 | 30/12/2025




TË FUNDIT

Gjykata lë Ilir Metën në burg, Cakrani: Kreu i PL nuk ka pasuri për garancinë! Kam ofruar të lë ..
Politikë

Gjykata lë Ilir Metën në burg, Cakrani: Kreu i PL nuk ka pasuri për garancinë! Kam ofruar të lë ..

by mirseda
14:04 | 05/01/2026
0

Avokati i Ilir Metës, Kujtim Cakrani ka folur për mediat jashtë ambienteve të GJKKO, pasi gjykata rrëzoi...

Veliaj pretendoi se nuk u shoqërua në kohë në seancë gjyqësore, reagon Drejtoria e Burgjeve

Veliaj pretendoi se nuk u shoqërua në kohë në seancë gjyqësore, reagon Drejtoria e Burgjeve

14:00 | 05/01/2026
I arrestuari për vrasjen e Hysni Ymerit në Shkodrër pranon vendosjen e tritolit. Zbardhet dëshmia

I arrestuari për vrasjen e Hysni Ymerit në Shkodrër pranon vendosjen e tritolit. Zbardhet dëshmia

12:26 | 05/01/2026
Adriatik Lapaj sërish në telashe, procedohet. 4 aktivistë të “Shqipëria bëhet” në pranga. Akuzat

Adriatik Lapaj sërish në telashe, procedohet. 4 aktivistë të “Shqipëria bëhet” në pranga. Akuzat

10:06 | 05/01/2026
Shtyhet gjyqi ndaj kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj

Shtyhet gjyqi ndaj kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj

09:44 | 05/01/2026
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com