Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Shqipëria Politikë

Alibeaj rrëfen kush ia bëri ‘gropën’ Agron Xhafajt: E përgjuan…

8 vjet ago
in Politikë, Shqipëria, Të Gjitha
Fotoja e Enver Hoxhës në Pezë, PD: Rama po rilind pushtetin gjakatar

Deputeti i Partisë Demokratike, Enkelejd Alibeaj rrëfeu në Top Channel autorësinë e audio-përgjimit të bërë Agron Xhafajt. Alibeaj pranon se përgjimi nuk është bërë nga Albert Veliu, por nga një gazetar.

“Përgjimet janë bërë nga gazetarët. Falë Zotit në këtë vend ka edhe gazetarë trima”, deklaroi ai në emisionin “Të Paekspozuarit” këtë të enjte.

Por pse një gazetar do të dërgonte tek PD një përgjim të tillë?

“Se tek policia është Fatmir Xhafaj, tek Partia Socialiste është Rama dhe kush ngel që audio-përgjimi të publikohej”, tha ai.

Mes qëndrimit të prerë të Partisë Demokratike se audo-përgjimi që ajo publikoi për Agron Xhafajn dhe qëndrimit po aq të prerë të Partisë Socialiste, që thotë se bëhet fjalë për një skenar mafioz ka një masë të madhe shqiptarësh që janë në mëdyshje.

Analisti Andi Bushati foli për disa “pika të zeza” në gjithë historinë e denoncuar nga opozita, që vënë në pikëpyetje vërtetësinë e atyre që PD thotë.

“Shqiptarët sot janë në kurthin e dy të vërtetave. PD thotë se ka skandal me fakte dhe PS që thotë këtu nuk ka asnjë fakt dhe se është e gjitha një inskenim. Unë shoh disa pika të zeza, që më bëjnë të mendoj se është një gjë e mirëmenduar nga Partia Demokratike dhe si e tillë ka rrugën e një aksioni politik, sesa përpjekjeje për të nxjerrë të vërtetën”, thotë ai.

Cilat janë këto ‘pika të errta’ të këtij denoncimi?

“Ka disa pika të errëta, njerëz të këtij niveli me probleme me ligjin e kanë të vështirë t’i kundërvihen pushtetit. Dëshmia është dhënë në Partinë Demokratike, e thotë vetë dëshmitari, ndërkohë që thotë që përgjimi nuk është i imi. Nëse një person apo agjenci e tretë do të kishte bërë këtë përgjim, do të kishte kapur një gjë më të fortë. Duket që është aksion i bërë nga ai, por ai s’do që të marrë autorësinë. Pyetja është që futet në gjithë këtë lojë me vëllain e ministrit të Brendshëm për të mos kryer një aksion. Pastaj, a jeni të bindur që e kishte bërë enkas për të provokuar Agron Xhafajn a merrej apo jo më me trafikun. Këto hedhin dyshime për një përgatitje politike për një aksion”, vijoi ai.

Këtyre iu përgjigj Enkelejd Alibeaj. Ai rendit njëra pas tjetrës gjithë akuzat e Partisë Demokratike ndaj Fatmir Xhafajt këto ditë, të cilat thotë se janë provat logjike të vërtetësisë së audio-përgjimit.

“Vendosim ngjarjet në kronologji. Ngjarja e parë, vëllai e ka një vendim gjyqësor të dënuar më 25 shtator 2012, për trafik ndërkombëtar droge, kokaine dhe hashashi. Nuk është as skenar as strategji. Erdhën provat dhe u mblodhën të gjitha bashkë. Ne e nisëm me të parën,me vendimin e autoriteteve italiane. Nuk pyetën për këtë. Provuam dhe nxorrëm pjesën tjetër, ligjin që ka ndërhyrë që të mos ekstradohej. Ka edhe ca të tjera veç nenit 491/f. E treta, dy provat e fundit jashtë çdo dyshimi që vëllai i vet, jo vetëm vazhdon huqin e vjetër kriminal, por është Pashai i Vlorës. Ka linjë logjike tek të gjitha provat. Si Xhafaj, si Rama u betuan dhe stërbetuan që kjo nuk është e vërtetë”, u shpreh Alibeaj./tch/

Tags: Agron XhafajtAlibeajE përgjuan...gropënia bërikushrrefen

TË LIDHURA

Ishte dhe Çela”/ Dëshmia e kambistit që grabiti Dumani: Më dhunuan dhe më vodhën 120 mln lekë.
Aktualitet

Ishte dhe Çela”/ Dëshmia e kambistit që grabiti Dumani: Më dhunuan dhe më vodhën 120 mln lekë.

12:15 | 04/12/2025
Vlorë/ U rrëzua dhe përplasi kokën me bordurat e bulevardit, humb jetën 50-vjeçarja
Aktualitet

Vlorë/ U rrëzua dhe përplasi kokën me bordurat e bulevardit, humb jetën 50-vjeçarja

12:04 | 04/12/2025
“A e patë si doli dje Karçanaj nga SPAK ?”/ Berisha
Politikë

“A e patë si doli dje Karçanaj nga SPAK ?”/ Berisha

12:00 | 04/12/2025
Next Post
Rama pranon gabimet: Disa zyrtarë e marrin rrogën kot, do ikin nga puna

Rama ironizon me PD-në dhe me dëshminë e bashkëpunëtorit X

Shkodër/Tenton të vrasë fqinjin, kapet “mat” autori

Plagosin një 26-vjeçar tek “Komuna e Parisit, shoqërohen babë e bir

Portugalia lë jashtë Botërorit “heroin” dhe blerjen e madhe të Barcelonës

Portugalia lë jashtë Botërorit “heroin” dhe blerjen e madhe të Barcelonës







JU REKOMANDOJMË

Zbulohet autori i dyshuar i vrasjes në Elbasan: Naldo Gjoni

Zbulohet autori i dyshuar i vrasjes në Elbasan: Naldo Gjoni

20:40 | 01/12/2025
Historia e Çun Mulës, Bajraktarit të Hotit dhe Malësisë së madhe

Historia e Çun Mulës, Bajraktarit të Hotit dhe Malësisë së madhe

10:35 | 14/11/2019
Duar e këmbë të lidhura/ 18-vjeçarja vritet nga vëllezërit dhe flaket në kënetë pasi familja …

Duar e këmbë të lidhura/ 18-vjeçarja vritet nga vëllezërit dhe flaket në kënetë pasi familja …

09:42 | 29/11/2025
“Dua fëmijë me kontratë me të”/ Arbër Çepani i përgjigjet deklaratës së bujshme të Lei Krajës

“Dua fëmijë me kontratë me të”/ Arbër Çepani i përgjigjet deklaratës së bujshme të Lei Krajës

15:17 | 27/11/2025




TË FUNDIT

Ishte dhe Çela”/ Dëshmia e kambistit që grabiti Dumani: Më dhunuan dhe më vodhën 120 mln lekë.
Aktualitet

Ishte dhe Çela”/ Dëshmia e kambistit që grabiti Dumani: Më dhunuan dhe më vodhën 120 mln lekë.

by mirseda
12:15 | 04/12/2025
0

Zbardhet dëshmia e Xhemal Licit, kambisti që ra pre e grabitjes nga Nuredin Dumani, sot i penduar...

Vlorë/ U rrëzua dhe përplasi kokën me bordurat e bulevardit, humb jetën 50-vjeçarja

Vlorë/ U rrëzua dhe përplasi kokën me bordurat e bulevardit, humb jetën 50-vjeçarja

12:04 | 04/12/2025
“A e patë si doli dje Karçanaj nga SPAK ?”/ Berisha

“A e patë si doli dje Karçanaj nga SPAK ?”/ Berisha

12:00 | 04/12/2025
“Edi Rama ka thënë se PS-ja është një bordello”, Berisha në Kuvend

“Edi Rama ka thënë se PS-ja është një bordello”, Berisha në Kuvend

11:58 | 04/12/2025
Vrasja në Elbasan/ Prokuroria kërkon masa sigurie për të arrestuarit, nesër “blindohet” gjykata

Vrasja në Elbasan/ Prokuroria kërkon masa sigurie për të arrestuarit, nesër “blindohet” gjykata

11:55 | 04/12/2025
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com