Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Sport

“TNT” premton se do ta shkatërrojë serbin në Tiranë: Vetëm Zotit… (Video)

8 vjet ago
in Sport, Të Gjitha
“TNT” premton se do ta shkatërrojë serbin në Tiranë: Vetëm Zotit… (Video)

Florian Marku, kampioni shqiptar në MMA më 8 qershor do të zhvillojë duelin e parë për herë të parë në Tiranë në pallatin e sporteve “Asllan Rusi”. Ai do të kërkojë të realizojë ëndrrën e tij, të fitojë para publikut shqiptarë i cili ka premtuar se do të jetë i madh natën e 8 qershorit në pallatin e sporteve. Një triumf përballë serbit Sladan Dragisic, do ta bënte edhe më magjike atë natë.Marku në 7 vite nuk njeh zhgënjim, por 5 fitore të njëpasnjëshme në ndeshjet në kafaz që njihet si MMA,  dhe synon që të arrijë sa më shpejt fitoren e radhës që e afron me federatën e UFC (Ultimate Fighting Championship), nivel në të cilin ai mund të ndeshet me luftëtarët më të fortë në botë. Në të gjitha rastet, kundërshtarët e luftëtarit shqiptar nuk i kanë rezistuar më shumë se dy raunde, ku dy prej tyre janë dorëzuar, ndërsa dy të tjerë i ka mundur me nokaut.Rivali i Markut, Sladan Dragisic është luftëtar nga Vranje, Serbi dhe në karrierën e tij ka zhvilluar 15 ndeshje. Në këto ndeshje ai është mundur 11 herë, dy prej tyre me nokaut, ndërsa njeh 4 fitore, ku 2 prej tyre me nokaut. Për serbin Dragisic, Floriani nuk është shqiptari i parë me të cilin është ndeshur, pasi me herët është mundur nga Mikel Hodaj, një tjetër luftëtar me origjinë nga Fieri. Hodaj fitoi me pikë në një ndeshje që u zhvillua në Calais, të Francës.

Floriani, i njohur ndryshe me pseudonimin “TNT” ose DINAMITI. Ai është 25 vjeç, 1.72 metër dhe bën pjesë në kategorinë e peshave të lehta, ndërkohë Dragisic është 31 vjec, 75 kg dhe po ashtu bën pjesë në kategorinë e peshave të lehta.

Në një intervistë, Dragisic ka deklaruar se do të vijë në Tiranë për të bërë surprizën, sepse synon fitoren, ndërsa i menjëhershëm ka qenë reagimi i Markut, i cili është shprehur se: Frikën nuk ia kam askujt përveç zotit. E aq më pak mund t’i frikësohem Dragisic-it. Ai ende nuk është ndeshur me një luftëtar si unë, madje nuk e ka parë as në ëndërr. E vetmja surprizë e tij që mund të bëjë, është që nga frika, të na zhduket pak para ndeshjes dhe, unë s’kam pastaj kundër kujt të luftoj”-shtoi ai.

Marku po vijon përgatitjet e tij në Tailandë, vend në të cilin ka udhëtuar prej 26 shkurtit për të kryer përgatitjet për këtë ndeshje, gjithashtu edhe për të ardhmen e tij. Marku ka deklaruar se ka zgjedhur këtë vend për shkak të klimës dhe mënyrës se si po stërvitet me trajnerë vendas, prej të cilëve po mëson teknika të reja dyluftimi.

Nata e 8 qershorit do të rezervojë edhe disa sfida të tjera ku do të përballen sportistë Shqiptarë dhe ndërkombëtarë. Biletat për të ndjekur nga pranë këtë përballje mund t’i siguronin online, pranë pallatit të sportit “Asllan Rusi”, apo në pika të ndryshme në Tiranë, Durrës, Lushnjë, Berat, Librazhd, Korçë, Përrenjas, Vlorë dhe Shkodër.

Tags: “TNT”premtonserbinshkatërrojëtiranevetemVideoZotit”

TË LIDHURA

Mbyllet java e 18-të e Superiores, rezultatet dhe renditja
Sport

Mbyllet java e 18-të e Superiores, rezultatet dhe renditja

20:16 | 24/12/2025
Fullkrug transferohet te Milani, zbulohet numri që do të mbajë
Sport

Fullkrug transferohet te Milani, zbulohet numri që do të mbajë

19:57 | 23/12/2025
Mbyllet java e 17-të, si ndryshon renditja në Kategorinë e Parë
Aktualitet

Mbyllet java e 17-të, si ndryshon renditja në Kategorinë e Parë

17:37 | 23/12/2025
Next Post
Itali/Lubonja: Po luhen pazare; Berluskoni, u godit nga zgjedhësit!

Lubonja: Audio-përgjimi i vërtetë, Prokuroria të ndalonte vëllain e Xhafajt

Programoni pirjen e ujit dhe do të humbni peshë

Programoni pirjen e ujit dhe do të humbni peshë

Video/Juventus nderon Buffon: Askush nuk do të jetë si ti

Video/Juventus nderon Buffon: Askush nuk do të jetë si ti







JU REKOMANDOJMË

Zbulohet kush e shoqëron nesër në Këshill prokurorin Prençi për mandatin e Ballukut

Zbulohet kush e shoqëron nesër në Këshill prokurorin Prençi për mandatin e Ballukut

18:50 | 18/12/2025
Putin kërcënon: Nëse Kaliningradi bllokohet, do të ketë përshkallëzim të paparë ndonjëherë!

Putin kërcënon: Nëse Kaliningradi bllokohet, do të ketë përshkallëzim të paparë ndonjëherë!

20:40 | 19/12/2025
Goditet grupi i drogës në Greqi, mes tyre edhe këngëtari 22-vjeçar nga Tepelena

Goditet grupi i drogës në Greqi, mes tyre edhe këngëtari 22-vjeçar nga Tepelena

19:13 | 18/12/2025
Këshilli Bashkiak i Lushnjës i heq titullin ‘Qytetar Nderi’ Gjergji Velos,

Këshilli Bashkiak i Lushnjës i heq titullin ‘Qytetar Nderi’ Gjergji Velos,

19:07 | 23/12/2025




TË FUNDIT

Aksidentoi për vdekje këmbësorin në bulevard, AMP arreston policin e Patrullës
Aktualitet

Aksidentoi për vdekje këmbësorin në bulevard, AMP arreston policin e Patrullës

by mirseda
23:11 | 24/12/2025
0

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (Rajoni Tiranë) ka arrestuar në flagrancë punonjësin e policisë Inspektor M. K., me...

Nga Portokallia në Big Brother, ‘gjyshja’ 75-vjeçare futet në shtëpi

Plas keq në Big Brother VIP Albania, Ilir Vrenozi sh*rr me Juxhin Plovishtin

22:52 | 24/12/2025
Arrestimi i pesë protestuese/ Bardhi: U rrëmbyen nga Ilir Proda me porosi të grupeve kr*minale!

Arrestimi i pesë protestuese/ Bardhi: U rrëmbyen nga Ilir Proda me porosi të grupeve kr*minale!

21:52 | 24/12/2025
Tajvani goditet nga një tërmet me magnitudë 6 ballë

Tajvani goditet nga një tërmet me magnitudë 6 ballë

21:36 | 24/12/2025
“Ftoj çdo pacient të vijë të dëshmojë”, kardiologu i Edvin Prifti reagon pas marrjes si i pandehur

“Ftoj çdo pacient të vijë të dëshmojë”, kardiologu i Edvin Prifti reagon pas marrjes si i pandehur

21:26 | 24/12/2025
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com