Pas publikimit të dëshmisë së Albert Veliut, i njohur ndryshe si bashkëpunëtori X i audio-përgjimit me Agron Xhafaj, vëllain e ministrit të Brendshëm ka reaguar dhe deputeti i Partisë Socialiste, Pjerin Ndreu.
Me anë të një postimi në rrjetin social “Facebook”, deputeti socialist e cilëson qesharake këtë dëshmi, për më tepër të publikuar në profilin e kreut të PD, duke e parë personin në fjalë si një njeri me personalitet të dyshimtë.
Ndreu theksoi se opozita bëri autogol duke treguar partnerët e vet në luftën për pushtet.
Postimi i plotë i Pjerin Ndreut
Ky tipi që u dekonspirua dhe u keqpërdor në mënyrë vulgare nuk tha asgjë të re nga ata që opozita ka thënë e stërthënë gjithë këto ditë! Por ajo që më bën përshtypje është që si mundet të jetë kaq qesharak profili i viagruar i Lul Bashës me një njeri me personalitet të dyshimtë, i dënuar për drogë dhe mashtrim, me gjendje të mjeruar ekonomike, dhe që na paska provokuar se nuk kishte qëllim të çonte hashash! Drejtësia duhet të vëjë gjërat në vendin e vet dhe të zbardhë situatën që me videon e sotme më ngjan më shumë me estradën e ushtritë dikur e një kohë! Padashur sot opozita bëri autogol duke tregu partnerët e vetë në luftë për pushtet!